LIVE UPDATES
Politike

‘ME EMRA’/ Ministrja e Financave: Javën tjetër nxjerrim emrat e kompanive që kanë abuzuar

19 Gusht 2019, 13:24 Nga DOSJA
‘ME EMRA’/ Ministrja e Financave: Javën tjetër nxjerrim

TIRANË- Ministrja e Financave Anila Denaj ka paralajmëruar se javën tjetër do të ketë emra konkretë të kompanive, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet e tyre dhe numrin e inspektorëve doganorë që do të shkojnë për masa disiplinore, pasi nuk kanë kryer detyrën e tyre.

Gjatë fjalës së saj Denaj tha se ky proces nuk mund të shkojë vetëm me gjobitje të bizneseve për të cilat ka parregullsi,  por sigurisht edhe për ata inspektorë që në vite kanë lejuar të bëhen nga këto  parregullsi.

Takimi ynë i radhës do jetë javën e ardhshme. Drejtori e përmendi që ne jemi duke përfunduar dhe këtë javë kontrollin në të gjitha pikat doganore, jemi duke përfunduar gjithë procesverbalet. Do të flasim javës tjetër me shifra dhe me emra kompanish dhe me numër inspektorësh të cilët do të shkojnë për masa disiplinore pasi mendojmë se ky proces nuk mund të shkojë vetëm me gjobitje të bizneseve për të cilat ka parregullsi por sigurisht edhe për ata inspektorë që në vite kanë lejuar që këto parregullsi të mos evidentohen dhe të mos krijojnë këtë ngërç operacional, i cili sot është fokusuar totalisht për të gjithë ne. Nga ana tjetër është një vëmendje që na tregon se ka shumë gjëra për të përmirësuar brenda administratës sonë dhe jemi duke punuar paralelisht edhe për të përmirësuar administratën doganore në veçanti”, theksoi ministrja Denaj.

Deklarata e plotë e Anila Denajt:

Ditën e sotme ju kemi ftuar për të ndarë me ju disa informacione paraprake mbi ecurinë e Planit Operacional nga ana e Autoritetit Doganor, rezultatet e tij dhe impaktin në treguesit e performancës fiskale të Administratës Doganore. Sapo kemi mbyllur Takimin Periodik Javor, ku institucionet e përfshira raportojnë dhe analizojnë ecurinë e këtij Plani Operacional dhe përcaktojnë fokusin dhe prioritetet e javëve në vijim. Prioritet i muajit Gusht kanë qenë dhe mbeten produktet e Akcizës. Veprimtaria e subjekteve që tregtojnë produkte të akcizës rregullohet nga Ligji 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i cili ka hyrë në fuqi në datë 1 Tetor 2012, ligj i cili parashikon lehtësira të konsiderueshme për operatorët si p.sh:

– Pagimi i detyrimeve të akcizës në momentin e hedhjes për konsum të produkteve

dhe jo me parapagim;

– Vetëdeklarim për hyrje, dalje, stokim dhe prodhim të produkteve të akcizës.

Përfitoj nga rasti të rikujtojmë për publikun dhe çdo subjekt të interesuar që krahas lehtësirave jo të pakta që ka, ky ligj parashikon edhe penalitete për ato subjekte që nuk deklarojnë konform përcaktimeve ligjore.

Këto penalitete, në varësi të llojit të subjektit dhe përsëritjes së mosdeklarimit, shkojnë deri në 5-fish të detyrimit të munguar apo deri në revokim të autorizimit për të zhvilluar veprimtari me mallrat e akcizës. Administrata Doganore ka analizuar me detaje të dhënat në dispozicion dhe ka përgatitur një listë paraprake të subjekteve që do inspektohen.

Kontrollet konsistojnë në verifikime të detajuara fizike dhe dokumentare, me qëllim verifikimin e përputhshmërisë së vetëdeklarimit me të dhënat e sistemit informatik. Si rregull, kontrollet mbulojnë periudhat e pa kontrolluara më parë nga strukturat Doganore por në çdo rast që është analizuar, në kuadër të planit operacional, është marrë në konsideratë minimalisht periudha që nga janari 2018 e deri në momentin e kontrollit.

Në fazën e dytë të planit operacional, brenda vitit aktual, verifikimet do të kryhen, për një periudhë 3 vjeçare, ashtu siç parashikohet nga legjislacioni Doganor. Në vijim, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave do të paraqesë për publikun rezultatet e Planit Operacional dhe impaktin në performancën fiskale. Por më lejoni të përmend paraprakisht që në muajin korrik ecuria e konsumit dhe importit të produkteve të akcizës, si dhe niveli i të ardhurave të arkëtuara nga Administrata Doganore, ka pësuar rritje të ndjeshme.

Më konkretisht, të ardhurat nga akciza për muajin korrik ishin 4.86 mld lekë, duke u realizuar në masën 107 % ndaj planit dhe me rritje prej +17.8 % krahasuar me korrikun e vitit 2018. E njëjta ecuri pozitive vërehet edhe për gjysmën e parë të muajit gusht. Fokus i veçantë i kontrolleve në fazën e parë i është kushtuar sektorit të hidrokarbureve, ku përveç kontrolleve në pikat e karburanteve, po ushtrohet kontrolli fizik i detajuar që nga nisja e zinxhirit të tregtimit me shumicë, nga momenti i importit apo prodhimit. Ka përfunduar kontrolli i magazinave të lira në Porto Romano dhe po vijojmë me kontrollin e Petroliferës në Vlorë dhe në uzinën dhe rafineritë e prodhimit në Fier dhe Ballsh. Më pas puna do të vijojë me kontrollin e karburantit të përdorur nga anijet e peshkimit dhe me rakordimin e faturave dhe transaksioneve në gjithë zinxhirin e tregtimit, për të patur një evidencë të qartë të situatës fiskale në sektorin e karburanteve.

Paralelisht me këtë, në muajt në vijim, fokus të veçantë do të kenë edhe produktet e tjera të akcizës, veçanërisht duhani dhe pijet alkolike. Në shtator do të nisë puna për kontrollin dhe rakordimin e të dhënave mbi importin dhe prodhimin e lëndës së parë të përdorur në prodhimin e pijeve alkoolike.

Në bashkëpunim me strukura të tjera, veçanërisht me Policinë e Shtetit, fokus të veçantë do të ketë edhe kontrolli i tregtimit të duhanit të grirë. Duke ju falënderuar për vëmendjen, i jap fjalën Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave për të paraqitur rezultatet e Planit Operacional dhe impaktin në performancën e Administratës Doganore.

Javët e fundit po zhvillohen një serë aksionesh, lidhur me informalitetin në vend. Në kryeqytet dhe jo vetëm janë mbyllur shumë biznese, mes tyre janë goditur edhe “gjigandë” si Rogner dhe Taiwani. Po ashtu u mbyll dhe Havana, por pas vendimit të gjykatës bizneset vijojnë të jenë të hapura dhe kanë paguar vetëm gjobën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anila denaj kompanite abuzuese lufta kunder informalitetit anila denaj kompanite abuzuese lufta kunder informalitetit

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion