LIVE UPDATES
Politike

ME EMRA/ PD nuk ndalet, nxjerr listën e efektivëve të Policisë, Balliu: Janë ish-sigurimsa, emërohen në kupola

13 Shtator 2020, 09:55 Nga DOSJA
ME EMRA/ PD nuk ndalet, nxjerr listën e efektivëve të

TIRANE– Partia Demokratike ka bërë publike një listë aty ku paraqet emrat e policëve që sipas tyre janë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit enverist.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, ish deputeti i PD-së Klevis Balliu shprehet se policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qytetarëve dhe të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme.

Sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës emërohen në kupolën e Policisë së Shtetit, shprehet Balliu në deklaratën e tij duke bërë më pas publike listën e personave që janë në poste kyçe në Policinë e Shtetit.

Më tej ai shprehet se nen drejtimin e qeverisë në ikje të Edi Ramës, janë shkelur standardet  e ndërtimit të një Policie për një vend demokratik dhe në këto tetë vjet, ajo është shndërruar në një dorë të zgjatur të partisë shtet.

Ky reagim i Partistë Demokratike ka ardhur nga marrja në mbrojtje e drejtorit të sigurisë publike në policinë e shtetit, Gjovalin Loka nga Sandër Lleshaj. Loka është akuzuar nga Partia Demokratike se ka qënë ish-sigurims e që nuk duhet të vijonte të ishte në radhët e policisë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KLEVIS BALLIU

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qytetarëve dhe të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme, sepse Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste. 

Përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit enverist me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor.

Në asnjë Polici të vendeve të ish lindjes komuniste nuk ka ndodhur ky fenomen. Edhe në Shqipëri ndalohet me ligj që uniformën e policit ta veshë një person që i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit.  Por ndryshe, nga vendet e tjera europiane, në Shqipëri ligjin e bën Maliqi.

Sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës emërohen në kupolën e Policisë së Shtetit. Ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë.

Lista është shumë më e gjatë, por këta janë të gjithë këta janë në poste kyçe në Policinë e Shtetit që kanë mbaruar Shkollën e Sigurimit, ku mësohej zbulimi, hetimi, përndjekja dhe tortura, ndaj kundërshtarëve të regjimit diktatorial komunist. Janë bashkëpunëtorë dhe oficerë të Sigurimit të Shtetit, arma kryesore e diktaturës kundër lirisë.

Bashkëmoshatarët e mi dhe ata më të rinj se unë, që kane lindur pas 90-ës, duhet ta dinë se këta që sot mbajnë uniformën e policit, në kohën e diktaturës quheshin “punëtorë partie”. 

Edhe sot, ata nuk kanë prioritet të luftojnë krimin apo të garantojnë sigurinë publike. Nën drejtimin e tyre, policia i ka shërbyer vendimit strategjik të partisë në pushtet për të forcuar krimin e organizuar më të cilin bashkëqeveris.

Nën drejtimin e qeverisë në ikje të Edi Ramës, janë shkelur standardet  e ndërtimit të një Policie për një vend demokratik dhe në këto tetë vjet, ajo është shndërruar në një dorë të zgjatur të partisë shtet. 

Me qeverisjen e vendit nga Partia Demokratike, ligji do të zbatohet dhe sigurimsat e diktaturës nuk do të ketë vend në policinë e shtetit. Ne do t’i vendosim  standardet e munguara europiane, duke ndërtuar një polici të denjë për shërbimin ndaj qytetarëve!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klevis balliu lista e policeve partia demokratike klevis balliu lista e policeve partia demokratike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet