LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më erdhi nga pas dhe më godîti me lêvë kokës”, kalvari i një gruaje të dhûnuar nga bashkëshorti në kërkim të d

24 Dhjetor 2019, 07:36 Nga DOSJA
“Më erdhi nga pas dhe më godîti me lêvë

FUSHË KRUJË-Pas një martese të dhunshme 30-vjeçare dhe një divorci që desh i kushtoi jetën, Merita Brama, 51 vjeç, mori frymë e lehtësuar më 12 dhjetor në një sallë gjyqi të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Nëna e dy fëmijëve i tha BIRN se u ndje e sigurt në momentin që gjyqtarja Flora Hajredinaj shpalli dënimin e ish-bashkëshortit të saj, duke e ndryshuar njëherazi akuzën nga dhuna në familje që kërkoi prokurori- në tentativë për vrasje.

Ndryshimi i akuzës nga gjykata solli dënimin e ish-bashkëshortit të saj Agim Doçi me 22 vjet burg. Megjithatë, beteja për drejtësi e Merita Bramës nuk ishte një rrugë e thjeshtë.

Nga 15 korriku 2017, kur ajo përfundoi në spital me kokën e çarë nga goditjet me levë hekuri të ish-bashkëshortit dhe deri në shpalljen e vendimit dy vite e gjysmë më vonë, 51 vjeçarja është përballur me një kalvar sorollatjesh nga njëri institucion në tjetrin në kërkim të drejtësisë.

Dosja e dhunës së ushtruar ndaj saj u kthye në pingpong kompetencash mes gjykatës së Krujës, asaj të Krimeve të Rënda, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë përpara marrjes së një vendimi- duke e detyruar nënën e dy fëmijëve që t’u nënshtrohej disa herë ekspertimeve mjeko-ligjore ndërsa rinovonte urdhrat e mbrojtjes.

I pandehuri Doçi pranoi para gjykatës akuzën e dhunës në familje, ndërsa përmes avokatit të tij kërkoi lirimin me kohën e paraburgimit. Por Brama nuk hoqi dorë nga këmbëngulja se ngjarja nuk mund të klasifikohej dhunë në familje.

“Ky person është dënuar disa herë për këtë vepër, derisa mëngjesin e 15 korrikut 2017, edhe pse e pajisur me urdhër-mbrojtje, edhe pse e kishte shkelur disa herë urdhrin nga gjykata që të mos më afrohej, dhe pse ishte larguar nga banesa, më ka zënë pritë në kohën që po shkoja në punë në orën 06:00 të mëngjesit,” tha Brama për BIRN.

“E falenderoj Gjykatën se ka dhënë një vendim të drejtë, e kanë gjykuar çështjen me themel,” shtoi 51 vjeçarja, ndërsa shprehu rezerva për qëndrimin e mbajtur nga përfaqësuesit e akuzës.

Dhuna me bazë marrëdhëniet familjare është një problem madhor i shoqërisë shqiptare në dekadat e fundit, duke shkaktuar dhjetra viktima mes grave dhe vajzave. Policia e Shtetit merr qindra denoncime në vit për këto kategori krimesh, ndërkohë që mekanizmi i urdhrave të mbrojtjes nuk ka rezultuar deri më tani efikas.

Shqipëria ka ndërmarrë disa reforma ligjore dhe ka ashpërsuar Kodin Penal me qëllim frenimin e krimeve në familje. Aktualisht, Kodi Penal e dënon dhunën në familje deri në 5 vjet burg, ndërkohë që vepra penale e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” gjykohet nga Krimet e Rënda dhe sanksionon dënime mbi 20 vjet burg.

Mëngjesin e 15 korrikut 2017, Merita Brama ishte nën urdhër mbrojtjeje kur ish-bashkëshorti i zuri pritë në 6:00 të mëngjesit rrugës për në burgun e Fushë-Krujës, ku ajo punonte si kuzhiniere.

“Më ka ardhur nga prapa dhe ka filluar të më godasë me levë hekuri nga koka dhe nga të gjitha pjesët e trupit. Ashtu e gjakosur nga koka deri tek këmbët, kam 32 penj (qepje) në kokë, jam marrë nga njerëzit që po kalonin aty rastësisht, jam dërguar në rajonin e policisë Fushë-Krujë,” tha Brama për BIRN.

“Unë sot jam gjallë falë atyre punonjësve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale(IEVP) Fushë – Krujë, pasi ata e kanë parë dhe e kanë dëgjuar të gjithë skenën që është luajtur aty. I kanë thënë lëre se e mbyte,” shtoi ajo.

Më 18 korrik 2017, prokuroria e Krujës regjistroi procedimin penal me nr:327 për veprën penale “dhuna në familje” në ngarkim të Agim Doçit, ish-bashkëshortit të Meritës. Më 21 korrik, gjykata caktoi ndaj tij masën e “arrestit me burg” në mungesë.

Megjithatë, Brama thotë se vuajtjet e saj nuk mbaruan në korrik 2017. Një kalvar i ri filloi për nënën e dy fëmijëve; këtë herë përballë sistemit të drejtësisë.

E ndihmuar nga Rrjeti për Fuqizimin e Gruas në Shqipëri, Merita Brama e kundërshtoi konkluzionin e parë të Prokurorisë së Krujës se vepra penale ishte “dhuna në familje”.

“Unë edhe pse isha në atë gjendje, i thoja oficerit të policisë gjyqësore se kjo nuk është dhunë në familje se unë isha e divorcuar,” thotë Brama.

“Kam bërë shumë riekspertime mjeko-ligjore, falë ndihmës që kam marrë nga zonja Shtraza e cila punon për Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri. Ajo më ka ndihmuar me avokat, në të gjitha etapat që kam kaluar, te mjeko-ligjori, në prokurori, në gjykatë duke më ofruar avokate falas…., që të gjitha janë bërë falas,” shton ajo.

Brama pohon se dosja ka mbërritur edhe më parë në Prokurorinë për Krime të Rënda, por ajo ngre dyshime se ka shkuar e paplotësuar qëllimisht. Në një përplasje kompetencash lidhur me akuzën, edhe Prokuroria e Përgjithshme shprehu dyshime nëse intensiteti i goditjeve mund të shkaktonte vdekjen.

Pas rikthimit të dosjes në prokurorinë e Krujës, Brama thotë se u morën në konsideratë provat e saj, duke sjellë ndryshimin e akuzës nga “dhuna në familje” në  “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë.

Përfaqësuesja e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AËEN, Irena Shtraza i tha BIRN se përgjatë dy viteve, Merita Brama përplasej dyerve të prokurorisë dhe gjykatës, ndërkohë që ishte me urdhra mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit dhe familjarëve të tij.

“Kalavari i Meritës ka zgjatur pa fund…, dilnin pengesa herë pas here. Ndërkohë që ajo ndjehej e kërcënuar, ne jemi munduar që të ndërrojë edhe banesë. Kemi më shumë se një vit e gjysmë që bashkë me Bashkinë e Durrësit, Krujës dhe Fushë-Krujës përpiqemi t’i gjejmë strehim, por ka qenë shumë e vështirë gjetja e një banese sociale ose një bonusi qiraje,” tha Shtraza.

Kalvari i procesit

Pesë muaj pas regjistrimit të procedimit penal, Prokuroria e Krujës e përcolli dosjen për kompetencë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Më 15 janar 2018, Krimet e Rënda e dërguan atë në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes lëndore.

Në një vendim të firmosur nga ish-kryeprokurorja Arta Marku thuhet se nuk mund të konkludohej nëse intensiteti i goditjeve dhe forca e tyre mund të shkaktonin vdekjen e denoncueses. Në të njëjtin raport shtohet se nëse autori do të kishte pasur qëllim vrasjen, ai mund ta kishte kryer atë.

“Thirrjet e punonjësve të rolit të bazës në IEVP Fushë-Krujë…, mund të kenë ndikuar në ndërprerjen e veprimeve të dhunshme ̸ goditjeve me mjet të fortë jo të mprehtë dhe largimin e autorit të krimi, por kjo nuk do të thotë që ai nuk i kishte mundësitë për t’i vazhduar ato që dëshironte, përderisa nuk rezulton që këta punonjës të kenë lëvizur nga vendi i tyre i rojes dhe ndërhyrë midis tyre për t’i ndarë,” thuhet në vlerësimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme i konsideroi veprimet e Doçit si dhunë në familje dhe në 6 shkurt 2018, vendosi ta kalojë dosjen për kompetencë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Pas ridërgimit të dosjes në Krujë, gjykata e këtij rrethi pranoi kërkesën për gjykim të prokurorisë më datë 20 shtator 2018 për veprën penale “dhunë në familje”. Por në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, prokurori kërkoi dënimin e tij për veprën penale “vrasje për shkak të marrdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë – duke e rikthyer çështjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

I pandehuri Agim Doçi ka ushtruar rekurs kundër këtij vendimi, duke kërkuar vazhdimin e gjykimit në Gjykatën e Krujës. Më 9 maj 2019, Kolegji i Gjykatës së Lartë e ka rrëzuar si të pabazuar në ligj ankimin e kryer nga i pandehuri Agim Doçi, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda pranoi aktet dhe vazhdoi gjykimin.

Pavarësisht konfliktit 2-vjeçar për kualifikimin e veprës penale, prokurori i Krimeve të Rënda, Arenc Çela u rikthye te akuza e “dhunës në familje” më 5 dhjetor 2019 dhe kërkoi dënimin e Agim Doçit me 5 vjet burg.

Megjithatë, Gjykata e Krimeve të Rënda e rrëzoi akuzën e prokurorit në një vendim të ndërmjetëm më 10 dhjetor, duke argumentuar se fakti për të cilën akuzohet i pandehuri ka rrethanë më të rëndë sesa pretenca e prokurorit.

Shkëlqim Frangu, mbrojtësi i të pandehurit Agim Doçi u shpreh gjatë konkluzioneve përfundimtare se klienti i tij kishte konsumuar veprën “dhunë në familje” dhe se duhej të dënohej me kohën e paraburgimit. Frangu kundërshtoi akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë.

Duke iu referuar hetimeve dhe proceseve të mëparshme për këtë çështje në prokurorinë e Gjykatën e Krujës, avokati Frangu tha se prokuroria e ka çuar dosjen në gjykatë në vitin 2018 për dhunë në familje.

“Prokuroria nuk ka sjellë provë të re. Prokuroria duhej të njihte të pandehurin me akuzën e re. Kemi një vendim të pranimit të kërkesës për gjykim për dhunë në familje. Referuar aktit të ekspertimit dhe dy ekspertimeve të tjera në 2017 ka rezultuar se e dëmtuara ka pasur dëmtime që shkaktojnë paaftësi për punë mbi 9 ditë, por jo dëmtime si ato që pretendon akuzuesja,” tha avokati Frangu.

“Vrasja mund të ishte nëse do të kishte kryer veprime të drejtëpërdrejta e nuk do ta kishte realizuar për shkaqe të pavarura nga ai. Si do kishte vdekur viktima, kur thotë vetë se ka shkuar në polici? Kush e pengoi autorin ta kryente vrasjen?”, iu referua avokati Frangu pretencës së prokurorisë.

Edhe vetë i pandehuri Agim Doçi tha se ishte dakort për akuzën “dhuna në familje” dhe kërkoi mëshirë.

Por avokatja e Bramës, Pranvera Doçi i kundërshtoi konkluzionet e prokurorit Arenc Çela. “Jemi përpara ‘vrasjes për marrdhënie në familje të mbetur në tentativë’, pasi intesiteti i goditjeve ka qenë i madh, si në kokë ashtu edhe në gjithë pjesët e trupit,” tha avokatja.

E dëmtuara Merita Brama kërkoj deklarimin fajtor të ish-bashkëshortit për tentativë vrasje. “Jam gjallë falë thirrjes së punonjësve të burgut dhe punonjësve të Spitalit Ushtarak. Plagët e mia janë si në foto,” tha ajo në sallën e gjyqit, duke treguar fotot e dëmtimeve të shumta në kokë.

“Edhe pse kam flokët i nderuar prokuror, janë ende plagët dhe gropat në kokën time. Ai ka dashur të më heqë qafe e të merret me fëmijët. Unë jam në rrezik edhe nga ai, edhe nga familjarët e tij,” iu drejtua ajo prokurorit Çela.

Pasi trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj u tërhoq për rreth gjysmë ore,  shpalli vendimin e marrë për deklarimin fajtor të Agim Doçit për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, duke i  dhënë pas dy vitesh e gjysmë të drejtë 51-vjeçares së dhunuar.

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet gruaja ne fushe kruje merita brama dhunohet gruaja ne fushe kruje merita brama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje