LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më fal mami, nuk munda të të shpëtoj”, dëshmitar i skenave të dhunës, fëmija i kërkon ndjesë nënës që

2 Maj 2020, 15:17 Nga DOSJA
“Më fal mami, nuk munda të të shpëtoj”,

TIRANË– Burrat e dhunshëm duket se kanë qenë shqetësimi më i madh i policisë gjatë pandemisë që solli mbylljen e qytetarëve në shtëpi. Madje edhe gjatë lirimit të fashave, ata nuk e ndalin dorën, ndaj partnereve apo edhe ish- partnereve. Siç tregon një burim i policisë për gazetën “Si”, një 46 vjeçar u arrestua për dhunë dhe kanosjen e ish gruas, me të cilën jetonte në të njëjtën shtëpi private por në kate të ndara.

Nga rrëfimi në polici i dy fëmijëve të mitur, kuptohet që pas britmave të gruas, i dyshuari me inicialet N.F u kap në flagrancë nga pjesa tjetër e familjes me një karrike në dorë me të cilën po gjuante partneren. Thuajse çdo ditë gazeta “Si” ka publikuar histori dhune të paprecedente të rrëfyera nga sytë e fëmijëve të vegjël, që të pyetur në prani të psikologëve shtjellojnë çfarë ndodhi gjatë pandemisë brenda mureve të shtëpive.

Madje fëmija, kur ka gjetur të ëmën të shtrirë në dysheme që qante, i kërkoi falje asaj që nuk u gjend aty për ta shpëtuar. Fëmija me inicialet E. F përshkruan se si ai më së shumti qëndronte me gjyshërit në katin e parë për të shmangur dhunën. Njësoj ka vepruar edhe gjatë ditës, kur pa të atin të ngjiste shkallët dhe mos t’i përshëndeste. Pas pak kanë dëgjuar zhurma dhe të bërtitura. “I thashë gjyshit hajde shkojmë tek shtëpia ime të shohim ç’po ndodh,- shton fëmija, – dhe më pas u ngjitëm me gjyshin, dajën dhe një kushëri. Kur u ngjita pashë mamin që ishte shtrirë në tokë dhe qante dhe babin i cili mbante një karrige druri në dorë. Në këto momente ndërhyri gjyshi. Unë shkova tek mami për ta qetësuar. I kërkova falje, që nuk gjendesha me të dhe që nuk kisha ardhur më parë sapo kisha dëgjuar zhurmat që ta shpëtoja”, mbyll rrëfimin djali i cili mendohet që ka qenë dëshmitar i mjaft skenave të tilla të ngjashme

Gruaja nga ana tjetër nuk heziton të shtojë se i shoqi ka ngritur dorë jo vetëm ndaj saj, por edhe ndaj fëmijëve. F. F shton se nuk e duron më dhunën fizike dhe psikologjike që bashkëshorti ushtron, aq më tepër që ndihet e frikësuar pas paralajmërimeve të tij se do ta vrasë. Policia shton për gazetën “Si” se  gruaja është paraqitur edhe herë të tjera në komisariat me denoncime ndaj partnerit, por më pas është tërhequr nga paditë dhe një nga rastet kur policia ka mbetur pa një denoncim shënohet në qershor 2019.

“U pendova dhe në atë kohë mendoja që do ndryshonte ndaj dhe shpresoja normalizim të marrëdhënies”. Dita më e vështirë e saj është pikërisht episodi i fundit pas të cilit i shoqi përfundoi në pranga.

F.F rrëfen në proçesverbalin e firmosur prej saj në polici se, si 46 vjeçari ngjiti shkallët dhe në duar mbante dy bidona me raki. Me siguri, ai ishte sërish i dehur, pavarësisht karantinës dhe lokaleve të mbyllura. “Unë e pyeta; ‘çfarë i ke këto’. Ai mu përgjigj; ‘Nuk ka ç’të duhet ty”

Menjëherë i dyshuari e ka shtyrë dhe e ka gjuajtur duke e rrëzuar në dysheme. Pas kësaj, 46 vjeçari ka filluar të prishë derën e ballkonit, derën e shtëpisë, minibarin dhe televizorin duke i flakur përtokë.

Me britmat dhe ulërimat e saj gruaja ka tërhequr vëmendjen e familjes që gjendej në katin e parë të shtëpisë. “ Ai mori karrigen dhe nisi të më gjuajë dhe kur mbërriti familja, e gjeti duke u bërë gati të më qëllonte sërish”, e mbyll dëshminë denoncuesja që insiston hetimin e bashkëshortit të dhunshëm

I dyshuari; “Ata duan të më marrin shtëpinë”

Por version tjetër ka deklaruar në polici i dyshuari.me inicialet N.F pretendoi se me gruan ishte ndarë prej kohësh, por nuk kishte bërë proçes divorci në gjykatë. “Në katin e parë jeton vjehrri me vjehrrën dhe gruaja me fëmijët e mi. Gruaja e ka dorëzuar kallzimin pasi kërkon të më marrë pasurinë. Katin e tretë të shtëpisë e kam ndërtuar duke marrë një kredi, dhe kjo vërtetohet edhe nga faturat e energjisë që janë nën emrin tim.por ata duan të ma marrin edhe atë. Vërtet jam ndarë më gruan, por nuk kam dorëzuar padi në gjykatë pasi shpresoj që marrëdhënia jonë të rregullohet dhe të përmirësohet për hir të fëmijëve”, – tha në polici i dyshuari. Por burri gjendet në pozitë të pafavorshme nga rrëfimi i fëmijëve dhe familjarëve të tjerë. Veçanërisht i gruas që citon edhe ankesën e fëmijëve që i kanë treguar: “Babi na ka thënë që do djeg shtëpinë, se do vras mamin dhe dajën kur të kem ditëlindjen pasi kam pistoletë”. Psikologët e policisë shtojnë për gazetën “Si” se do t’i ripyesin fëmijët në këtë pikë, nga dyshimet se konfliktet mund të përshkallëzohen akoma më tej.

Marrë nga Gazeta Si

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj grave tirane dhuna ndaj grave tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet