LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më fal, t’kam vënë në gjumë pa bukë”, Sasa përlotet pas vdekjes së Elonës, fajëson shtetin: Erdhi me arkivol di

26 Shtator 2019, 18:45 Nga DOSJA
“Më fal, t’kam vënë në gjumë pa

TIRANË– Moderatorja shqiptare Saranda Hoda ka treguar sërish historinë e dhimbshme të Elona Kobures, 14-vjeçares që ndërroi jetë në Turqi vetëm pak ditë më parë, pasi nuk i bëri ballë sëmundjes së rëndë.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Sasa rrëfeu historinë e Elonës së pafat dhe luftën e madhe që po kalonte me sëmundjen e rrallë të quajtur Hemangioma.

“Elona ka rënë në kontakt me mua nëpërmjet emisionit tuaj. Elona bashkë me nënën e saj kanë ardhur në Televizionin Klan, kanë kërkuar numrin tim të telefonit. Më ka marrë në telefon nëna e Elonës dhe më kanë thënë nëse mundesha t’i ndihmoja. Më nisën fotot e saj dhe pashë që gjysma e trupit të saj ishte e mbuluar me Hemangiomë. Kam qenë me plagë të hapura, por u nisa drejt saj dhe kur e pashë filloi të qajë shumë.

Më parë i kishte thënë nënës së saj mos shpenzoni para kot për mua sepse nuk do të gjej shërim, por kur më pa mua më pa si shpëtimin e saj. U lidha shumë me të, ishim bashkë në Beograd dhe mjeku më tha që pa mbushur 17 vjeç nuk mund ta fusim në operacion. Lutesha që Elonës të mos i ndodhte hemorragjia e brendshme që më ndodhi mua, por pikërisht ajo që kisha frikë më shumë ndodhi. Elona pësoi hemorragji të brendshme, por unë nuk doja të hapja panik tek ajo dhe familjarët e saj, i druhesha gjendjes së komës. Elona ishte shumë e fortë, kishte shumë shpresa dhe bënte plane”, tregoi Sasa.

Ajo gjithashtu kritikoi vonesat e shtetit për të marrë masa ndërkohë që nëna e saj kishte kërkuar ndihmë prej kohësh. Sasa tregon se i ka dhënë shumë kurajë Elonës, e cila e shihte atë si shembull dhe besonte fort se do ia dilte.

“Nuk e kuptoj përse shteti është dashur të presë aq gjatë, kur nëna e Elonës ka kërkuar ndihmë edhe para dy viteve dhe në vazhdimësi. Dokumentet e saj kanë qenë të zhdukura diku nëpër ministri, e s’di ku kanë mbetur. Kur gazetari Erjon Skënderaj e ka bërë publike, vetëm atëherë e kanë marrë seriozisht. Elonën e ka penalizuar operacioni që ka bërë në Shqipëri.

Mjekët në Turqi thanë që hemorragjia mund të ishte ndaluar edhe pa ia hequr vezoret. Kjo sëmundje është shumë e rrallë dhe shumë pak njerëz munden t’ia dalin mbanë. Ndaj kam dashur që historinë time që njerëzit të informohen. U lidha shumë me Elonën, kur e shihja në sy më dukej sikur kërkonte shpresë. Edhe pse shpresat nga mjekët nuk ishin aq të mëdha, unë mendoja se do ia dilte. Nuk e kisha menduar që do të kthehej nga Turqia me arkivol pikërisht ditën që duhej të kishte filluar shkollën”, shtoi ajo.

Siç tregon Sasa e përlotur, ditën që është përcjellë për në banesën e fundit Elona nëna e saj i kishte kërkuar falje që e kishte vënë në gjumë pa bukë dhe e kishte çuar në shkollë pa bukë.

“Ka qenë shumë e trishtë dita kur kemi qenë në shtëpinë e Elonës, nuk kishte asgjë për të thënë. Ndihesha në faj sepse e kam kaluar vetë dhe s’ishte e drejtë të humbte në këtë betejë. Unë i kisha dhënë shumë shpresa që do ia dilte, ajo ishte shumë e fortë. Ajo më tregonte për historinë e saj dhe e kishte kompleks që ishin në atë gjendje ekonomike. Kur edhi në shtëpinë time nëna e saj më tha: “Është hera e parë që Elona fle në një krevat ashtu siç duhet të jetë”. Ëndrra e saj ishte të kishte një shtëpi të mirë. Unë i kisha premtuar që kur të shërohej do dilja në media dhe do kërkoja ndihmë që të kishte një shtëpi. Më vjen keq për të që nuk pati një fëmijëri ashtu siç duhej ta kishte. Ditën që nëna e saj e ka përcjellë për në varreza i ka thënë: “Ma bëj hallall që të kam vënë në gjumë pa bukë e të kam çuar në shkollë pa bukë”.

Kjo më ka prekur shumë. Kur më ftuat në emision nëna e saj më tha të mos vija sepse e dinte që e kam përjetuar keq këtë ngjarje. Por unë i thashë do shkoj sepse i kisha premtuar Elonës që do të vija, që motrat e saj do jenë të lumtura, do kenë një fëmijëri të lumtur si gjithë të tjerët sepse meritojnë të kenë shtëpi dhe bukë për të ngrënë. Përpara se të binte në koma Elona kishte parë një ëndërr të keqe dhe e kishte ndjerë ndoshta që s’do kishte më jetë. Kishte parë në ëndërr sikur shtëpia e saj ishte mbushur me gjarpërinj dhe e kishin kafshuar. Kishte lënë edhe një video me foto të familjarëve dhe me një këngë që në tekst thoshte ajo vdiq dhe ia kishte dhënë nënës së saj dhe i kish thënë merre se nuk do ta kërkoj më asnjëherë telefonin. Kishte folur me të dhe i kishte thënë gjithashtu që nëse ndodh ndonjë gjë e keqe të mos mërzitesh, të mos pinte cigare”, tregoi Sasa.

Marrë nga TvKlan

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet saranda hoda vdes elona koburja saranda hoda vdes elona koburja

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet