LIVE UPDATES
Ekonomi

Më jetëgjatët në rajon/ 65-vjeçarët shqiptarë, jetojnë mesatarisht edhe 17.5 vite më shumë

2 Tetor 2020, 07:26 Nga DOSJA
Më jetëgjatët në rajon/ 65-vjeçarët

1 Tetor është vendosur si Dita Botërore e të Moshuarve. Shqiptarët, edhe pse me treguesit ekonomikë dhe të mirëqenies janë më dobët se në rajon, jetojnë më gjatë.

Sipas të dhënave të Eurostat, një shqiptar në moshën 65 vjeç jeton mesatarisht edhe 17.5 vite, më shumë se çdo banor tjetër i rajonit, por 3-5 vite më pak se moshatarët e tyre në vendet e BE.

Jetëgjatësia në vendet e Ballkanit Perëndimor është më pak se 17 vite për personat 65 vjeç. Të dhënat tregojnë se pas shqiptarëve, jetojnë të moshuarit maqedonas me 16.4 vite jetë, malazezët me 16 vite dhe serbët po kaq.

Në BE jetojnë më gjatë 65-vjeçarët në kryeqytetin spanjoll, Madrid me mesatarisht, 23.2 jetë.

Në vitin 2018, një banor i BE-së që ka mbijetuar deri në moshën 65 vjeç, pret të jetojë mesatarisht edhe 20 vite të tjera. Nivelet më të larta të jetëgjatësisë në këtë moshë u regjistruan në një seri rajonesh nga Spanja veriore nëpër pjesën më të madhe të Francës perëndimore dhe jugore dhe në pjesët veriore dhe qendrore të Italisë, si dhe rajonin veriperëndimor grek të Ipeiros.

Një analizë më e detajuar e rajoneve të nivelit të dytë zbulon se në vitin 2018, një person në moshën 65 vjeç që jeton në rajonin e Madridit pret të jetojë edhe 23.2 vjet të tjera, mesatarisht, dhe po kështu edhe 65-vjeçarët e Rajonit Ile de France presin të jetojnë 23.0 vjet.

Në të kundërt, jetëgjatësia për 65-vjeçarët është dukshëm më e ulët në shumicën dërrmuese të rajoneve në vendet anëtare të Lindjes dhe Baltikut. Nivelet më të ulëta të jetëgjatësisë në 65 vjet janë regjistruar në dy rajone bullgare, ku një person 65 vjeç mund të presë të jetojë, mesatarisht, edhe 15,7 vjet.

Në fund të viteve 2030, jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptarë do të jetë 80 vjeç dhe për gratë 83.5 vite, sipas projeksioneve bazë të INSTAT të publikuara këto ditë.

Në vitin 2017, jetëgjatësia në lindje u llogarit 77,4 vite për burrat dhe 80 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vite më shumë se burrat. Kjo distancë parashikohet të ruhet edhe në dekadën në vijim.

Projeksionet e jetëgjatësisë morën për bazë indikatorin jetëgjatësinë në lindje. Jetëgjatësia në lindje varet nga gjinia sepse natyralisht gratë kanë gjithmonë jetëgjatësi më të lartë se burrat. Të tria hipotezat e ISTAT projektojnë rritjen e jetëgjatësisë në lindje, por me ritme të ndryshme sipas varianteve.

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale jetegjatesia e shqiptareve jetegjatesia e shqiptareve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet