LIVE UPDATES
Bota

Me maska dhe duke ruajtur distancën, konstituohet parlamenti i ri i Maqedonisë së Veriut

4 Gusht 2020, 15:06 Nga DOSJA
Me maska dhe duke ruajtur distancën, konstituohet parlamenti i ri i

MAQEDONI E VERIUT-Me interpretimin e himnit të Maqedonisë së Veriut nisi seanca konstitutive e përbërjes së re të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut të martën. Në seancën e konstituimit nga gjithsej 120 deputetë, ishin prezentë 117 syresh.

Miratohet raporti i Komisionit të Verifikimit

Fillimisht me 116 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur është miratuar raporti i Komisionit për Verifikim të Mandateve. Komisioni i përbërë nga kryetarja Jagoda Shahparska, anëtarët Izet Mexhiti, Blagica Lashkovska, Sonja Mirakovska dhe Sadije Sadiki Shaqiri në raportin e tyre nuk kanë shënuar vërejtje për asnjë nga 120 deputetët e përbërjes së re të Kuvendit.

Pas votimit drejtuesi i seancës Talat Xhaferi njoftoi, se përbërja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime do të varet nga zhvillimet politike. Ndryshe, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime duhet iniciuar me nënshkrimin e 10 deputetëve.Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, Kuvendin do ta udhëheqë kryetari në largim Talat Xhaferi, ndërsa si zëvendës të tij në seancën e sotme u zgjodhën Goran Misoski dhe Florijan Besimi.

Funksioni kryetar i Kuvendit i takon partive, të cilat do të sigurojnë shumicën për formimin e qeverisë, proces i cili formalisht fillon nga e marta, kështu që nuk mundet me siguri të pritet se ai do të zgjidhet në mbledhjen konstituive. Në Kushtetutë është paraparë që presidenti i vendit në afat prej dhjetë ditëve nga konstituimi i Parlamentit, t’ia besojë mandatin për përbërje të Qeverisë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Parlament. Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Parlamentit i parashtron programin dhe propozon përbërjen e Qeverisë. Më pas qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Parlamenti me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Pendarovski: Mandatin e marrin partitë që sigurojnë shumicën

Presidenti Stevo Pendarovski ka paralajmëruar ndërkohë, se planifikon të mbajë konsultime me partitë politike pas konstituimit të Parlamentit, më pas në pajtim me dispozitat kushtetuese, do ta ndajë mandatin për formim të qeverisë, partisë, përkatësisht partive që do të sigurojnë shumicën në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ditën e mbajtjes së seancës konstitutive ka reaguar edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai ka shkruar se Parlamenti sot mban seancën e parë, konstitutive me pjesëmarrjen e deputetëve që shprehin vullnetin e qytetarëve që votuan në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Ai theksoi se deputetët në seancën obligohen për ndërtimin e një Parlamenti të pavarur dhe të përgjegjshëm. “Sot obligohemi për ndërtimin e një Kuvendi të pavarur dhe të përgjegjshëm, shtëpi e vërtetë e demokracisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut” ka shkruar Zaev në Facebook.

Në përbërjen e re të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Koalicioni LSDM-Besa do të kenë 46 deputetë , VMRO-DPMNE 44, BDI 15, koalicioni AS-AA 12 deputetë Levica 2 dhe PDSH 1 deputet. Përveç deputetëve, në seancën e konstituimit merrte pjesë presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri teknik, Oliver Spasovski, përfaqësues diplomatikë të shteteve të ndryshme, ish-presidentët Gjorgje Ivanov dhe Branko Cërvenkovski, si edhe përfaqësues të bashkësive fetare në vend e të tjerë.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni parlamenti i maqedonise se veriut parlamenti i maqedonise se veriut


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet