LIVE UPDATES
Politike

“Me një të rënë të lapsit”/ Deputeti Arben Pëllumbi flet për emërimet në Shkodër: S’është proces i lehtë, fja

31 Tetor 2019, 09:34 Nga DOSJA
“Me një të rënë të lapsit”/ Deputeti Arben

SHKODËR- Një pjesë e madhe e drejtorive në Shkodër, janë ende pa drejtorë për shkak të konflikteve të brendshme në PS.

Për këtë shkak shumë nga shërbimet në administratë janë të paplota, ndërsa në dijeni të këtij fakti është dhe vetë koordinatori i PS në Shkodër Arben Pëllumbi.

Në një deklaratë për mediet, pas mbledhjes së strukturave lokale, Pëllumbi deklaroi se për zgjedhjen e drejtorëve të rinj po merret kohë në mënyrë që në fund qytetarët të marrin shërbime sa më efektive.

Me vendim të Kryesisë së Partisë Socialiste është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ky grup që kishim sot zëvendëson pikërisht mungesën e atyre strukturave drejtuese të partisë për të menaxhuar dhe koordinuar procesin e zgjedhjeve në PS. Në të gjitha bashkitë e vendit këtë proces e menaxhon kryetari partisë së bashkisë së bashku me asamblenë socialiste. Në Shkodër meqenëse nuk i kemi këto struktura sot kemi këtë grup nismëtar koordinatorësh dhe stafet që ata kanë zgjedhur pikërisht për të menaxhuar të gjithë kalendarin e zgjedhjeve në PS, përfshi edhe Bashkinë e Shkodrës”, u shpreh arben Pëllumbi.

Pyetje: Emërimet e Drejtorëve të Drejtorive?

Arben Pëllumbi: Unë e kuptoj që edhe kjo pjesë ka një rëndësi të madhe sepse pikërisht ka të bëjë me shërbimet që ofron administrate ndaj qytetarëve të Shkodrës por edhe më gjerë. Por nuk është pjesë e kësaj bisede sot, nuk është pjesë e këtij takimi sot. Ne kemi ngritur një grup qytetarësh të spikatur ndofta edhe një cikë më i gjerë se kaq, të cilët janë duke bërë propozimet e tyre për emra që ata mendojnë se mund të jenë përfaqësuesit më të mirë të qytetarëve të Shkodrës për të drejtuar institucionet qofshin ato shtetërore qofshin locale. Në këtë consensus pak të gjerë sigurisht fjala e fundit i takon qeverisë, i takon ministrave, i takon kryeministrit, në dijeninë time është një proces që po zhvillohet. Duhet të kuptoni dhe të mirëkuptoni që nuk është një proces i lehtë se po të ishte i tillë bëhej me një të rënë të lapsit. Po përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme për të dhënë përfaqësuesit më dinjitoz, qoftë për PS-në qoftë edhe për drejtuesit e administratës.

Pyetje: Mbledhja devijoi pati debate edhe për punësimet është normale?

Arben Pëllumbi: Shiko, është krejtësisht normale që njerëz të cilët heqin nga koha e tyre e lirë, sic është qenia përfaqësues i një force politike, ju e dini që forcat politike janë organizime vullnetare, pra dikush me vullnet të lirë është pjesë e këtyre strukturave, dhe heq nga koha e tij e lirë, sigurisht që e bënë këtë për një arsye të caktuar. Arsyeja bazë që të gjithë ne merremi me këtë punë është se ne besojmë se PS-ja dhe qeveria e saj është ajo e cila e bënë më mirë shërbimin ndaj qytetarëve. Por nuk përjashtohen mundësitë që individ të caktuar të kenë edhe probleme personale apo qejfmbetje personale.

Pyetje: Basha deklaroi sot sa më shpejt zgjedhje të parakohshme dhe i kërkoi ps-së të  refletojë, do ta bëni këtë reflektim, Bashkia Shkodër është e vetmja Bashki që vazhdon të jetë e djathtë, si do veprohet?

Arben Pëllumbi: Situata në Bashkinë e Shkodrës duhet të marrë një zgjidhje nga Presidenti I Republikës, i cili duhet tashmë të caktoi një datë për zgjedhje të pjesshme në Bashkinë Shkodër. Mundësi tjetër nuk ka. Presidentit duhet ti drejtohet KQZ-ja, për ti kërkuar një datë. KQZ-ja i është drejtuar me një letër, nuk I ka dhënë përgjigje, thoshte priste 13 tetorin. Tashti 13 tetori ka kaluar dhe sigurisht që Presidentit do ti kërkohet që të caktoi një datë tjetër në Shkodër, nëse do ta bëjë këtë. Gjithsesi  është në tagrin e Presidentit të Republikës për të gjykuar edhe për të vendosur këtë gjë. Pa një datë nga Presidenti i Republikës nuk mund të kemi zgjedhje locale të pjesshme në Shkodër. Në lidhje me deklaratat e Zotit Basha ato janë deklarata tashmë të përsëritura, edhe pse në vetvete përbëjnë një hap përpara në ç’tensionimin e situatës e cila u tensionua në mënyrë krejtësisht artificiale. Për këtë arsye ne jemi një dorë e shtrirë për të bashkëpunuar me opozitën, pork y bashkëpunim kalon nëpërmjet një komisioni që është komisioni zgjedhor. Ne nuk mund të kemi një palë zgjedhje, qofshin këto edhe të 2021-shit, në qoftë se nuk materializojmë në Kodin Zgjedhor, ndryshimet që janë kërkuar të paktën nga OSBE-ODIHR, pastaj edhe ndryshimet që kërkojmë ne vetë si forca politike. Rruga në të cilën kalojnë këto ndryshime është e pa diskutuar që kalon nëpërmjet komisionit kuvendor dhe do të aprovohet në kuvendin e Shqipërisë nga ata deputet që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka një rrugë tjetër. E dyta Zoti Basha dhe të gjitha  opozitare të cilat dolën nga sistemi, ndërmorën një akt ekstrem, i cili rezultoi i dështuar. Në fillim duhet të reflektojnë një llojë mea-culpa për atë që bënë. Pastaj të heqin ultimatumet dhe lëvizjen e zotit Basha këtë radhë e shikoj pikërisht, si një largim ndoshta nga ultimatumet. Por që të kalojmë në zgjedhje, çfardolloj zgjedhjesh që të jenë ato. Ne kemi nevojë për një kod të ri zgjedhor. Pa e bërë kodin e ri zgjedhor, dhe pa instaluar kulturën që humbësi ti jap dorën fituesit, dhe ta lejoi fituesin të bëjë qeverisjen e tij në katër vitet që vijnë, për sa kohë do ketë maxhoranca në parlament apo mbështetjen në elektorat, ne nuk do të mbërrijmë ndonjë gjë. Ne kemi bërë shumë palë zgjedhje, të gjithë i dimë problematikat e zgjedhjeve tona, nuk na I ka bërë as sistemi, as kodi, na i ka bërë mënyra se si ne e zbatojmë dhe si ne sillemi sidomos në raporte me të nesërmen e ditës së zgjedhjeve.

Pyetje: A ke shpresë se po këta negociatorët mund të japin një product të mirë final?

Arben Pëllumbi: Nuk ka në asnjë vend të botës një kod zgjedhor që është më I mirë se sa tjetri. Të gjitha kodet zgjedhore kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Në varësi të asaj çka një vend mendon që duhet të  mbërrij në raport me elektoratin që ka, përshtat një nga kodet zgjedhore që njihen sot. Ne e kemi menduar që në 2008, për hire të problematikave që janë shfaqur në atë periudhë me sistemin që kishim dhe me kodin që kishim, kemi bërë disa ndryshime. Sigurisht unë personalisht mendoj se nuk është as kodi as sistemi ai që i bënë një palë zgjedhje më të mira apo më të këqija. Kjo është mënyra se si ne i zbatojmë, dhe mbi të gjitha është mënyra se si ne sillemi ditën e nesërme. A vendosim  Shqipërinë apo partinë mbi të gjitha.

Pyetje: Nëse Presidenti cakton një datë të zgjedhjeve të pjesshme në Shkodër do ta lejoni Voltana Ademin të qëndrojë edhe 4 vite?

Kjo nuk është se varët në dorën tonë. Ne duhet të kemi zgjedhje në Shkodër. Zgjedhje locale të cilat duhet ti shpall Presidenti I Republikës. Kjo është ajo çka kemi sot. Nuk kemi një mundësi tjetër. Pra, ju e dini që ne për Presidentin e Republikës, për qëndrimin që ai mbajti ndaj zgjedhjeve të 30 qershorit për dekretimin dhe çdekretimit e datës së zgjedhjeve, ne si forcë politike dhe si maxhorancë kemi kërkuar shkarkimin e tij nga ajo detyrë. Kemi ngritur një komision, kemi kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias, komisioni është sot në punë duhet të dalin me një raport. Të gjykojmë nëse raporti i Komisionit do të jetë për shkarkimin apo jo. Në varësi si do ta gjykojnë ata që Presidenti ka bërë shkelje kjo nuk diskutohet, që Presidenti nuk e ka pasur kompetencë çdekretimin e datës së dhe kjo është e vërtetuar tashmë nga Komisioni I Venecias. Nëse kjo quhet apo jo shkelje e rëndë e Kushtetutës, duhet ta vendosin Komisioni, në raportin që do ti paraqesin seancës e cila do votohet pastaj. Por në fund fare, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese. Dhe mua më vjen mirë që jemi duke ecur në rrugën e konstituimit të shpejtë edhe të Gjykatës Kushtetuese, për ti dhënë përgjigje një sërë problematikash kanë ngelur pezull dhe presin vendimet e saj.

PS e Shkdorës ndodhet në kolaps që pas largimit nga drejtimi si koordinator i Ditmir Bushatit. Valdrin Pjetri ishte pasardhësi i tij, por karriera për të do ishte e shkurtër pas publikimit të dokumenteve nga PD për një dënim në Itali. Pjetri u tërhoq nga marrja e drejtimit të Bashkisë Shkodër dhe u shkarkua nga të gjithë postet në PS. Pas largimit të pjetrit Rama ka komanduar 4 drejtues, por një prej tyre Arben Pëllumbi ka deklaruar sot se mund të shkrihet struktura e PS-së në Shkodër. Ai tha se ky vendim është marrë nga Kryesia pas mbledhjes me dyer të mbyllura të PS-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben pëllumbi dorehiqen drejtoret ne shkoder mbledhja e ps ne shkoder shkrihet struktura e ps-së në shkodër arben pëllumbi dorehiqen drejtoret ne shkoder mbledhja e ps ne shkoder shkrihet struktura e ps-së në shkodër

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër