LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më qëlloi me shpulla, e ma përplasur kokën për muri. Pastaj më mbylli gojën dhe…”/ Ambasada telefonon policinë: R

1 Dhjetor 2020, 15:22 Nga DOSJA
“Më qëlloi me shpulla, e ma përplasur kokën për

“Ma përplasi kokën pas muri, më godiste pa pushim pasi u nxeh që kërkova të qëndronim në hotel dhe jo në shtëpi”. Ky është rrëfimi i 31-vjeçares Gabriela C, nga Sinia dhe banuese në Itali. E reja e njohu shqiptarin në Itali pothuajse një vit më parë dhe se si udhëtoi drejt Tiranës për të takuar të dashurin shqiptar me inicialet O.C. “U njohëm rastësisht në qytetin Monafalkone, unë punoja në një lokal si shoqëruese e klientëve. U frekuentuam madje isha për vizitë edhe në shtëpinë e prindërve të tij që jetojnë në një provincë”, i thotë policisë rumunia që nga ana tjetër përshkruan se si gjeti në hotel një çift pas denoncimeve për zhurmë dhe për të bërtitura dhe se si menjëherë sapo ka konstatuar forcat e policisë e huaja ka kërkuar ndihmë. O. C që dyshohet se e rrahu të dashurën u hetua për plagosjen e saj pas evidentimit të shenjave të dhunës në trupin e saj, ndërkohë që gjatë kryerjes së veprimeve hetimore janë pyetur edhe prindërit e tij që këmbëngulin se ishin kundër lidhjes duke qenë që i biri është i martuar dhe ka një familje.

“Dhuna nisi në Itali ku më qëllonte me shpulla në fytyrë ose më kapte për fyti . Kjo ndodhte për shkak të xhelozisë por ngaqë punonte mekanik ai merrej atje edhe me shpërndarje hashashi si dhe konsumonte drogë. O.C e larguan nga Italia në fund të 2019 dhe arsyeja ishte sepse u dënua për herë të tretë në atë shtet. Udhëtova drejt Tiranës për ta takuar dhe pas darkuam shkuam në shtëpi. Aty nuk kishte asnjë person, por unë nuk doja të qëndroja në atë shtëpi pasi prindërit e O. nuk më donin”.

Rumunia i thotë policisë se pasi i dashuri nuk e bindi dot që të qëndronin në banesë janë zhvendosur në një hotel aty pranë.

“Kur shkuam atje, O. më qëlloi me shpulla, më tej më goditi në tualet duke ma përplasur kokën për muri. Ishte me nerva përse nuk qëndruam në shtëpi. Në momentet kur bërtita për ndihmë, ai më mbylli në banjë, ose ma zuri gojën që mos të belbëzoja fare”.

E reja në një çast ka menduar për zgjidhje dhe fshehtas ka telefonuar të vëllain që jeton në Suedi duke i treguar se ç’po ndodhte me të. Pikërisht rumunia është lidhur në mesnatë me ambasadën rumune në Tiranë që nga ana tjetër me urgjencë ka kërkuar ndërhyrjen e policisë tregojnë burime zyrtare të gazetës Si.

“Më mori në telefon një punonjës i ambasadës rumune, por nuk kisha mundësi t’i përgjigjesha pasi kisha frikë. Atëherë dërgova lokacionin fshehtas ku tregohej vendndodhja”.

Policia pohon për gazetën Si se referuar të dhënave për denoncimin nga ambasada të një rumuneje, e më pas edhe saktësimin e vendqëndrimit të saj, është mbërritur në hotel. Është kërkuar këqyrja e regjistrit të hyrjeve dhe daljeve në hotel… nga ku është konfirmuar që në dhomën 103 gjendej shtetasi shqiptar O.C. Policia konfirmon për gazetën Si se e reja veç frakturave në fytyrë kishte shenja skuqjeje në kokë, çka konfirmon versionin e 31-vjeçares rumune që të jetë përplasur në murin e tualetit.

I marrë në pyetje nga policia lidhjen mes dy të rinjve e konfirmon dhe i ati, i cili ishte larguar nga banesa ditën që ka mbërritur rumunia si shenjë mosmiratimi të historisë. Burimet e gazetës Si tregojnë se i moshuari rrëfeu se si i biri e kishte njoftuar që 31-vjeçarja do mbërrinte në Tiranë dhe se si ai do bashkëjetonte me të. “Nuk mund ta pranoja këtë gjë, djali është i martuar me një bullgare dhe ka një vajzë, kam qenë kundër lidhjes së fshehtë dhe veprimeve të tim biri. Ndaj sapo më tha ika nga shtëpia duke shkuar tek të afërmit”.

Grupi i hetimit shton për gazetën Si se ka pyetur punonjës të hotelit që këmbëngulin se nuk kishin dëgjuar asnjë zhurmë. I dyshuari për plagosjen me dashje të rumunes fillimisht ka pretenduar se vajza që u ankua për të ishte e fejuara dhe mes tyre kishte pasur një keqkuptim. Por kur janë hapur letrat dhe është zbuluar se ai është i martuar i dyshuari flet për jetën e tij. “Ngaqë jam rritur në Itali nuk e di dallimin mes e fejuar dhe e dashur me zor i gjej fjalët, për këtë arsye tregova që jam I fejuar”, citohet të ketë thënë shtetasi O. C.

Por i riu sipas burimeve të gazetës Si do të dorëzohet në gjykatë edhe për një akuzë tjetër penale. “Pas arrestimit të tij gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak, por në fund të muajit qershor O. C. konstatohet nga shërbimet e policisë jashtë ambienteve të banesës në një lokal”, shkruajnë oficerët e policisë në dosjen e tij. Edhe për thyerjen e masës së arrestit i riu përfundon sërish në polici dhe sërish merret në pyetje.

“Babai u largua në Itali, rumunia u largua menjëherë pas denoncimit. Por para ca kohësh unë kam thyer këmbën në banesë dhe nuk ka kush të m’i blejë medikamentet ndaj dhe dola për t’i gjetur”, justifikohet i riu që sidoqoftë la pa përgjigje pyetjen se përse gjendej në lokal dhe jo në afërsi të një farmacie dhe se përse nuk njoftoi policinë për ndihmë. Në përfundim të hetimeve burimet sqarojnë se i riu, pritet të dorëzohet si i akuzuar për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe plagosjen e të dashurës, denoncimi i të cilës është administruar si material kallëzues, duke ju bashkangjitur në atë kohë procesverbalit të kapjes në flagrancë.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada rumune shqiperi ambasada rumune shqiperi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje