LIVE UPDATES
Aktualitet

Me skafandër e mbi motor, si e ekzekutoi 27-vjeçari Nardin e Bujtinave, përgjimet dhe kamerat që e nxorrën zbuluar

13 Shtator 2019, 07:19 Nga DOSJA
Me skafandër e mbi motor, si e ekzekutoi 27-vjeçari Nardin e

SHKODËR– Policia ka ekstraduar nga Danimarka të dyshuarin kryesor për vrasjen e Ferdinand Polisë. (Shiko këtu) 

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Kristian Sulaj (Martini), i cili menjëherë pas atentatit u largua nga Shqipëria.

I kërkuari ndërkombëtar u zbulua falë disa pamjeve filmike të kamerave që administrohen nga Ministria e Mjedisit, të cilat zbardhën siluetën e tij. Sulaj pasi qëllon mbi Polinë, djeg motorin dhe hipën në një automjet tip “Audi A4” dhe largohet duke humbur gjurmët.

Më pas ai telefonon Gilbert Tomën dhe i thotë vetëm: “…Takohemi bashkë të ikim në Vlorë…”.

Po kush ishte Nardi i Bujtinave dhe si u vra?

Ferdinand Polia, i njohur gjithashtu si Nardi i Bujtinave u vra më 20 mars të këtij viti me 20 plumba të lëshuara nga një automatik. Disa muaj para vrasjes, kur dëbora bllokoi Thethin, Polia ishte një nga banorët e Thethit që kërkonte publikisht investime për zonën.(Lexo këtu).

Ngjarja ndodhi pikërisht në momentin kur viktima po udhëtonte me një punonjës të një servisi, i identifikuar si Xhovan Mirashi në mjetin tip fuoristradë. Dhe në momentin kur doli nga fshati, Polia u qëllua një person që ishte në motoçikletë.

Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, 35-vjeçari nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Vetëm disa ditë më pas Policia arriti që të kapte të dyshuarit për vrasjen, të cilët ishin: Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç, vëllezër, të dy banues në lagjen “Skënderbeg” dhe Alfred Martini 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Sipas Policisë këta janë tre bashkëpunëtorët të të shpallurit në kërkim për vrasjen e biznesmenit në Shkodër, Ferdinand Polia.

Në dëshminë e tyre në Polici, vëllezërit Toma kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen dhe kanë hedhur poshtë çdo akuzë për bashkëpunim që është ngritur ndaj tyre. Ndërsa Martini është shprehur se ai i ka dhënë automjetin e tij tip “Audi”, mëngjesin e ditës kur ndodhi ekzekutimi, 27-vjeçarit Sulaj.

20-vjeçari pretendonte gjithashtu se nuk kishte dijeni se personi të cilit i huazoi automjetin, kishte planifikuar krimin.

Nga ana tjetër edhe vëllai i Nardit, Pavlin Polia është shprehur se beson se autorët kanë ngatërruar person pasi sipas tij nuk kanë asnjë lloj konflikti me personat e arrestuar.

E shkuara e errët e Nard Polisë

Mediet italiane shkruanin në vitin 2010 për arrestimin e Ferdinard Polias, në atë kohë 24 vjeç si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 anëtarësh, ku ishin pjesë edhe dy shqiptarë të tjerë: Artan Gega dhe Elvis Guri. Hetimet italiane zbuluan se grupi ku bënte pjesë Polia, ishte i përfshirë në trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e natës në zonën e Trevisos.

Sipas “Venetouno” përfitimet nga ky aktivitet kriminal kapnin vlerën e 800 mijë eurove. Biznesmeni nga Shkodra u gjykua dhe u dënua nga Gjykata Italiane me 4 vite burg, por gjatë procesit gjyqësor autoritetet italiane zbuluan se Ferdinand Polia ishte i përfshirë në dy vjedhje të dhunshme të ndodhura në vitin 2008.

Në njërën prej tyre, Polia ka dalë i plagosur pasi është përleshur me tre marokenë që ishin pronarë të shtëpisë ku ishte futur për të vjedhur.

Pas mbylljes së ‘llogarive’ me drejtësinë italiane, Polia u rikthye në Shqipëri ku hapi bujtinën në Theth dhe u angazhua si administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kristian sulaj vrasja e nard polise kristian sulaj vrasja e nard polise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet