LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Me skena të nxehta të seksi/ Për mirë ose për keq, “365 Days” ishte filmi më i përfolur gjatë karantinës

11 Gusht 2020, 08:50 Nga DOSJA

TIRANË–  Filmi polak ka thyer rekordet e shikueshmërisë gjatë kësaj periudhe kur e gjithë bota ishte në karantinë,  ku shumë shikues e kanë pëlqyer atë për shkak të skenave të tij seksuale dhe romancës komplekse të dy personazheve kryesorë.

Por nëse ka një gjë që duhet ta dini për filmin “365 Days”, dhe duhet ta mbani mend, është kjo: Asgjë që ndodh në ekran nuk është e vërtetë.

“365 Days” është filmi i parë në Netflix, që ka patur dy periudha shumë-ditore si filmi numër një në  SHBA. Tashmë ai renditet ndër 3 filmave më të shikuar në 26 vende të botës.

Filmi tregon historinë e Laura Biel, një grua polake e rrëmbyer nga Don Massimo Torricelli, udhëheqësi i një klani mafioz në Siçili, i cili i jep një vit të dashurohej me të para se ai ta linte të lirë. Ndërsa mësohet se ky film bazohet në librin e parë të një trilogjie të shkruar nga Blanka Lipinska”365 Days”.

Etipi Lipinska, i cili ka bashkëpunuar në shkrimin për skenarin e këtij filmi  është shprehur për “E! News”, përmes email-it se e kishte vizualizuar çdo skenë në kokë. Ai thotë se skenat e seksit nuk janë aq të egra sa i imagjinonte.

“Censura nuk më lejoi të bëja gjithçka që doja. Megjithatë, unë mendoj se ato janë skenat më të mira të seksit në kinematografinë komerciale deri më sot.”- ka thënë ai.

Janë pikërisht ato skena, që i kthyen aktorët e filmit në sensacione interneti, praktikisht brenda natës. Një pjesë e mirë e shikuesve ishin të bindur se skenat ishin të vërteta, por në fakt çdo skenë është thjesht një ‘aktrim’ i mirë i dy personazheve.

Megjithatë përmbajtja e filmit ka shqetësuar një numër jo të vogël njerëzish, ku madje është kërkuar që Netflix të heqë filmin nga platforma.

Ndërsa këngëtarja, Duffy, e cila tregoi eksperiencën e saj të kaluar me rrëmbime dhe përdhunime në prill, ka folur hapur për pakënaqësitë me filmin në fillim të korrikut.

Përmes një letre të hapur për drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Reed Hastings, ajo tha: “365 Ditë” tregon si diçka magjepsëse, realitetin brutal të trafikimit seksual, rrëmbimit dhe përdhunimit. Kjo nuk duhet të jetë ideja e askujt për argëtim, as nuk duhet të përshkruhet si e tillë, ose të tregtohet në këtë mënyrë.

Ndërsa Michele Morrone, mashkulli i cili ka tërhequr me mijëra vajza pas këtij filmi, teksa është pyetur në lidhje me debatet dh kritikat për filmin, është shprehur se për të është e rëndësishme që shikuesit të mbajnë mend se ky  film është i bazuar në një vepër fiktive. Ai tregon se para se të bëhej film, “365 Days” ishte një libër shumë i suksesshëm.

 “Unë mendoj se është e rëndësishme të mbani mend që ky film është i bazuar në një vepër fiktive. “365 Ditë” ishte një libër shumë i suksesshëm në Poloni para se të bëhej film. Kur një audiencë shikon një film, unë mendoj se ata e dinë që ajo që shohin në ekran nuk është gjithmonë e vërtetë, por detyra ime si aktor është ta bëj të duket sa më reale. Unë besoj se audienca tashmë e di se ky film është një fantazi. Ndonjëherë ne shohim filma dhe brohorasim për “djalin e keq”, por ende e dimë se ai është një djalë i keq që bën gjëra të këqija, dhe, natyrisht, kjo sjellje është plotësisht e papranueshme në jetën reale. Unë e kuptoj polemikën dhe jam i kënaqur që po flitet për këtë. Mendoj se duhet të kemi kujdes që të mos e kufizojmë artin nga krijimi, kështu që unë nuk do të thoja që nuk duhet të lejojmë që një film fiktiv si ky të ekzistojë, sepse atëherë çfarë duhet të themi për filmat që kanë të bëjnë me luftën, krimet apo vrasjet. Ky film nuk ka për qëllim të minimizojë realitetin e dhunës seksuale në botë. Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se kjo sjellje është në rregull. Nuk është ashtu. Mendoj se është mirë që filmi po bën që njerëzit të flasin për këto çështje, kështu që ne mund të krijojmë më shumë vetëdije rreth tyre në shoqërinë tonë.”- ka thënë ai.

Ndërkohë si  personi përgjegjës për ëndërrimin e kësaj “ëndrre” të veçantë, Bianka Lipinska mori një qasje disi më ndryshe në mbrojtjen e krijimit të saj.

Të gjithë ata njerëz që analizojnë filmin dhe vijnë me teori për sindromën e Stokholmit, duket se harrojnë se ka ekzistuar një histori e ngjashme në kulturën pop për vite me radhë! Mendoni pak për “E bukura dhe Bisha”. Unë mund të pendohem vetëm që nuk kam ardhur me diçka më inovative, por nuk kam keqardhje. Libri im dhe filmi janë për të rriturit, të cilët mund të mendojnë vetë dhe të dallojnë jetën reale nga fantazia e ekranit. Nuk është për fëmijët dhe njerëzit që besojnë gjithçka që shohin në ekran.”-u shpreh ajo.

Nëse jeni një ‘fans/e’ e këtij filmi ka një lajm të mirë pasi mediat e  huaja raportojnë se është konfirmuar se do të ketë edhe dy filma të tjerë, për të plotësuar trilogjinë.

Nuk dihet saktësisht dihet kur mund të jetë gati, por me qetësimit të situatës së Covid-19, është konfirmuar se do të nisin xhirimet e filmit të dytë.

Burimi: Eonline

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture 365 days blanka lipinska etipi lipinska michele morrone 365 days blanka lipinska etipi lipinska michele morrone


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet