LIVE UPDATES
Politike

Me sytë nga bashkia e Klosit, flet ‘tradhtari’ i PD që kandidon si i pavarur: Djegia e mandateve, fatale! Do rihap thertor

30 Prill 2019, 14:55 Nga DOSJA
Me sytë nga bashkia e Klosit, flet ‘tradhtari’ i PD që

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bedri Hoxha ka shpallur kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e bashkisë Klos, e qarkut Dibër.

Në një intervistë për Dosja.al, Hoxha ka folur për marrëdhëniet e tij me Partinë Demokratike dhe lidershipin.

Hoxha thotë se djegia e mandateve është fatale për PD dhe për demokracisë. Ai ka treguar edhe prioritetet e tij nëse fiton këtë bashki, duke nisur që nga riaktivizimi i thertores së qytetit dhe tregut.

Intervista e plotë:

1. Pse e morët vendimin për të kandiduar si i pavarur, për të kundërshtuar vendimin e PD apo ka arsye te tjera?

– Vendimi për të kandiduar si i pavarur në zgjedhjet e 30 qershorit, nëse ato do të mbahen, nuk është për të kundërshtuar vendimin e PD, por si një mundësi ekstra ku demokratët dhe e djathta në tërësi të ndihet e përfaqësuar. Unë mendoj se dorëzimi i mandateve nga opozita ishte gabim fatal që mund të rezultojë me pasoja afatgjata për vetë PD dhe demokracinë e brishtë shqiptare . Bojkoti i Parlamentit mendoj se do të ishte rruga më e mirë për arritjen e objektivit për zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Ramën Kryeministër .

2. Keni komunikuar me drejtuesit e PD pas vendimit?

– Në fakt para marrjes së vendimit për të kandiduar si i pavarur, kam komunikuar me Kryetarin e PD Mat . Pas marrjes se vendimit nuk kam patur asnjë komunikim me zyrtarë të PD.

3. Ndërkohë që ju kandidoni, Partia Demokratike kërkon kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E mbështesni ju këtë?

– Padyshim që mbështes kërkesën e PD për krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por kurrsesi nuk pajtohem me braktisjen e frontit apo të fushë betejës, edhe pse Kryeministri Rama sot ka kapur shtetin në çdo qelizë. Jam shumë i bindur se, me Ramën Kryeministër, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të barabarta .

4. Cfarë mendoni se po bën gabim PD?

-Mosrespektimi i mendimit ndryshe në PD, mendoj se është një nga gabimet në raport me funksionimin e saj të brendshëm. Zbatimi i normave statutore në një Parti Demokratike kurrsesi nuk mund te jetë me dy apo me shumë standarte.

Për sa kohë një parti politike nuk udhëhiqet nga elita, të cilat janë aty sipas meritës, kontributit dhe vlerave intelektuale, por si rezultat i të qenit pjesë e oborrit të kryetarit dhe interesave të ngushta të momentit, do te çojë në dështimin e realizimit të objektivave të forcës politike, si dhe nuk do te ngjallë shpresë dhe besim tek votuesit apo anëtarësia.

5. Cilat kanë qenë dhe janë raportet tuaja me Lulzim Bashën?

– Gjatë kohës që unë kam qenë deputet (deri në shtator 2017), me z. Basha kam patur marrëdhënie korrekte. Pas shtatorit 2017 nuk kam patur asnjë kontakt, pasi nuk kam asnjë lloj funksioni në PD, jam vetëm anëtar seksioni. Madje mund të them se prej gati 2 vitesh nuk jam ftuar të marr pjesë në asnjë mbledhje në seksionin ku unë aderoj.

6. Cfarë mendoni për deputetët që nuk hoqën dorë nga mandati? Kë njihni prej tyre? Keni folur me ta?

– Sipas meje mosdorëzimi i mandateve ka qenë një vendim i drejtë, siç theksova edhe më lart, parlamenti duhej bojkotuar. Rama duhej lënë të fliste me veten dhe jo me “opozitën e re”, siç e quan ai. Ky lloj luksi nuk i duhej krijuar, edhe pse po e bën atë edhe më qesharak nga ç’ ishte deri më sot .Edhe pse e ka humbur durimin, prezenca në sallën e kuvendit e “opozites se re “, e bën atë disi më komod me ndërkombetarët. Nga deputetët që nuk e lanë mandatin kam njohje vetëm me z. Murrizi. Nuk kam folur me ta .

7. Si e shikoni protagonizmin e Rudina Hajdarit në Kuvend dhe tezat e saj?

– Protagonizmi i znj. Hajdari apo “tezat” e saj nuk më thonë asgjë. Ky lloj protagonizmi, nuk bën gjë tjetër, veçse dërgon oksigjen në reaminacionin ku ndodhet i shtruar z. Rama.

8. Kthehemi tek zgjedhjet. A mendoni që janë kushtet që zgjedhjet në Klos të jenë të lira dhe të ndershme?

– Padyshim që në Bashkinë Klos nuk mund të jetë një realitet tjetër nga ai që është kudo ne Shqipëri. Eshtë e njëjta klimë dhe e njëjta dorë qeverisëse. Unë e njoh mjaft mirë zonën dhe njerëzit, jam votuar katër herë prej tyre, për këtë iu jam shumë mirënjohës.
Ndaj e marr kurajon t’u kërkoj sërish votën, pasi jam përpjekur të jem pranë tyre në të mira dhe në hallet e shumta që ata kanë. Me shumë sakrificë mund të arrihet fitorja.

9. Ka patur blerje votash në zgjedhjet e mëparashme?

– Në zgjedhjet e mëparshme ka patur raste sporadike të blerjes së votave por kurrsesi të pakrahasueshme me blerjen masive të votave në Qershor 2017, apo në zgjedhjet e pjesshme në Dibër në shtator 2015. Kjo masakër elektorale nuk duhet përsëritur më.

10. Po manipulime të tjera ka patur?

– Manipulime në forma të ndryshme ka patur gjithnjë.

11. Mendoni që Edi Rama mund të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?

– Për sa kohë që kjo qeveri dhe z. Rama janë të lidhur si mishi me thoin me krimin e organizuar, e kanë të pamundur të realizojne zgjedhje të lira dhe të ndershme.

12. A i shërben Edi Ramës vendimi juaj?

– Vendimi im nuk i sherben aspak Edi Ramës por qytetarëve të Bashkise Klos. Lënia pa përballje do ishte shërbimi më i mirë për Ramën.

13. Po Bindja Demokratike a i shërben Edi Ramës me regjistrimin në zgjedhje?

Kjo ngelet për t’u parë. Në planin politik Rama ndihet më komod, por askush nuk mund të pretendojë se ka monopolin e përballjes me këtë mazhorancë të zhytur në krim dhe korrupsion.

14. Cfarë do të ofroni ju për Klosin si kandidat i pavarur?
– Transparencë dhe efikasitet në përdorimin e parasë publike. Parimi im, me pak para mund të bëhen shumë, do të funksionojë më së miri për këtë. Kam dhënë prova si kryetar i kësaj Bashkie. Emergjencë mbetet hapja e tregut dhe ringritja e thertores, e mbyllur nga qeveria prej më shumë se 3 vitesh. Kjo masë e ka përkeqësuar therrjen e bagëtive, pasi realizohet në kushte shtëpie nga fermerët, pa asnjë kontroll veterinary. Brenda 5 muajve do t’i jap zgjidhje këtij problem. Do të shumëfishoj investimet në arsim, kulturë, infrastrukturë rrugore. Do të stimulojmë rritjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral përmes skemave mbështetëse. Me përfundimin e Rrugës së Arbrit distanca me Tiranën do të jetë 34 km. Një mundësi e mirë për të tregtuar prodhimet bio në një treg mjaft të madh. Turizmi mbetet një nga sfidat, pasi Klosi ofron shumë atraksione të paeksploruara më parë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bedri hoxha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 bedri hoxha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet