LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më thanë do të vrasim nënën dhe vëllain”/ Rrëfimi tronditës i 17-vjeçares që u shfrytëzua për prostitucon: Çif

25 Gusht 2020, 11:14 Nga DOSJA
“Më thanë do të vrasim nënën dhe

TIRANË- Zbardhet dëshmia e 17-vjeçares që u shfrytëzua për prostitucion nga çifti Gerald Mali (Stamolla) dhe Evisa Mema. Para oficerëve të policisë 17-vjeçarja ka deklaruar se çifti e ka kërcënuar se do i vriste nënën dhe vëllain nëse nuk prostituonte.

“Më kërcënuan se do të më vrisnin vëllanë 5 vjeç dhe nënën nëse nuk do të punoja për ta. Nga frika u detyrova të prostituoja. Më dërguan në një hotel tek ish-Shkolla e Bashkuar dhe për disa ditë me radhë kam qëndruar aty duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me klientët që i sillnin ata të dy”,”, kështu ka deklaruar 17-vjeçarja para oficerëve të policisë, shkruan Panorama.

Më pas, sipas vajzës tutorët e kanë  dërguar në një tjetër hotel te zona e “Freskut”, ku ka qëndruar edhe 5 ditë, sërish duke kryer të njëjtën “punë”.

“Nuk mund të duroja dot më në atë gjendje dhe vendosa t’i shkruaja një shoku. Këtë e bëra që të mashtroja Geraldin dhe Evisën e të ikja prej tyre”, ka treguar e dëmtuara.

Sipas dëshmisë që ndodhet në dosjen e Prokurorisë, vajza shpjegon se duke menduar se po shkonte për të “punuar”, çifti i dyshuar e lejuan të largohej, por pak orë më vonë i shkuan në shtëpi dhe i morën vëllanë e mitur, duke e kërcënuar që të kthehej sërish tek ata.

“Iu kërkova vetëm pak minuta kohë sa të vishesha dhe të bëja tualet. Kur ata po prisnin jashtë shtëpisë, unë dola nga dera e pasme dhe shkova në Polici, ku i denoncova”, tregon 17-vjeçarja. Ndërkohë që ajo ndodhej duke bërë kallëzim në Polici, tutorët telefonuan nënën e saj duke e kërcënuar se do të punonte ajo në vend të vajzës për të shlyer pagesën e hotelit.

Në rrëfimin e saj tronditës vajza thotë se nuk merrte asnjë para nga “puna” që bënte, përveç ndonjë pakete cigaresh apo diçka për të ngrënë, vetëm një herë në ditë. Po kështu, ajo ka theksuar se të rinjtë ushtronin dhunë ndaj saj. Për të provuar dhunën e ushtruar ndaj saj, adoleshentja ka treguar edhe shenjat në vende të ndryshme të trupit, që janë fotografuar dhe është bërë këqyrja mjekoligjore.

Çifti i tutorëve, Gerald Mali (Stamolla) dhe Evisa Mema u arrestuan një ditë më parë. Gjatë seancës gjyqësore ata e kanë kundërshtuar akuzën e ngritur ndaj tyre. Megjithatë gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evisa mema gerald mali shfrytëzohet për prostitucion 17-vjeçarja evisa mema gerald mali shfrytëzohet për prostitucion 17-vjeçarja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj