Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
“Më thonin s’bën për këtë punë”, Jona Spahiu tregon si i mbyllën dyert e televizionit, këngëtarja që e shpëtoi
6 Nëntor 2019, 21:20Nga DOSJA
TIRANË– Sot shumë e suksesshme, por Jona Spahiu tregon vështirësitë që ka hasur në fillim: Më kanë thënë nuk bën për këtë punë
Jona Spahiu ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel. Ajo ka treguar sesi është jeta e saj tanimë që është bërë nënë, pse iu fut rrugës së biznesit, por edhe a ka ndërmend ajo që t’i rikthehet televizionit.
Ndër të tjera, Jona Spahiu ka treguar që fillimet e saj në botën e medias nuk kanë qenë shumë të thjeshta, madje ka patur nga ata persona që i kanë thënë që ajo nuk bën për këtë punë.
“Në momentin që unë doja të isha në televizion kam trokitur në shumë dyer, kam bërë prova, edhe në radio po ashtu më kanë bërë një trajnim prej 3 muajsh dhe në fund më thanë që ti nuk je për këtu”, është shprehur Jona Spahiu.
Ndërkohë që moderatorja e njohur ishte duke treguar këtë histori, ndërhyn këngëtarja Orgesa Zaimi e cila i thotë “ke zë vërtet shumë të mirë për radio dhe këtë ta thotë dikush që punon në radio, pse jo mos ta kesh një projekt të ardhshëm edhe në radio”
“Ta dëgjojnë ata që i kanë thënë që nuk bën për këtë punë“, tha më tej Jonida Shehu.
“Në fakt nuk jam natyrë që mbaj mëri. Mendoj se kjo ka ardhur me kalimin e kohës. Sa më shumë jam përmbushur unë në jetë, sa më e lumtur edhe e rrethuar nga gjërat e mira si nga ana personale dhe si nga ana profesionale, akoma më shumë i kam lënë gjërat që të shkojnë”, ka shpjeguar Jona Spahiu
Ju flet të gjithë këtyre njerëzve që të kanë mërzitur dhe të kanë zhgënjyer?
“Po” është shprehur Jona.
(F.M/DOSJA.AL)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Jona Spahiu këtë të mërkurë ka qenë e ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel. Teksa ka folur për jetën e saj tanimë që është b...
TIRANË– Ish-kandidati për kryebashkiak të Tiranës, Parid Turdiu ka publikuar një foto, e cila ka mbërritur në inboxin e tij.Në këtë foto shfaqet i hipur mb...
TIRANË-Moderatorja e njohur Orinda Huta është tejet aktive në rrjetet sociale, pasi shpesh herë ndanë me ndjekësit foto nga daljet publike dhe përditshmëri...
TIRANË– Blogerja shqiptare Armina Mevlani e njohur ndryshe edhe si nusja e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi është e fejuar me djalin e këtij të f...
Vetëm pak kohë pasi deklaroi se do të largohej nga rrjetet sociale për t’u fokusuar më shumë në qetësinë shpirtërore, këngëtarja Morena Taraku është rikthyer së...
TIRANË- Sot në këtë artikull Dosja.al do t’iu tregojë një histori mjaft frymëzuese që me siguri do të ndihmojë shumë persona që janë të mposhtur nga duhani...
TIRANË- Aktorja e mirënjohur shqiptare, Shpresa Bërdëllima, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë, u përcoll për në banesën e fundit dy ditë më parë, dhe ...
TIRANË- Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar e cila ndiqet shumë në rrjetet sociale dhe komentohet masivisht.Ajo është...
TIRANË– Moderatorja Einxhëll Shkira duket se nuk ka turp dhe se e tregon hapur atë që dëshiron. Në një prej postimeve të kantautorit Flori Mumajesi, ajo e ...
NARTË– Gjatë muajit të kaluar, listës së shpendëve të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë i është shtuar një banor i ri. Këtë herë bëhet fjalë për Laroshen e...