LIVE UPDATES
Aktualitet

VD- Rama zbardh BISEDËN me fermerët: Takohemi javën tjetër, me një mendje jemi

25 Nëntor 2021, 12:06 Nga DOSJA
VD- Rama zbardh BISEDËN me fermerët: Takohemi javën tjetër,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e plotë të debatit me fermerët në sallën e Kuvendit, ndërsa të tjerët protestonin jashtë godinës. Fermerët i kanë renditur Ramës propozimet e tyre, duke kundërshtuar në sqarimet e saj edhe ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ndërkohë që gjithë kohës, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka zgjedhur që të heshtë përballë tyre. Të gjithë me një mendim, fermerët kanë kërkuar një skemë të re për ndarjen e subvencjoneve që sipas tij do të zgjidhin edhe informalitetin në masën 100%.


Debati në Kuvend me një grup fermerësh nga protesta dhe drejtuesin e tyre, kandidat për deputet i PD-së, ishte shumë më konstruktiv e i dobishëm se sa debatet në sallën e parlamentit, ku debatet sundohen nga akuzat, shpifjet e sharjet me natyrë personale. Ramë dakord që ndryshimi i qasjes së financimit nga qeveria është i duhuri. Por kemi dallime për mënyrën e re të adresimit dhe për këtë do të takohemi së shpejti me mendje të hapur për të dëgjuar njëri-tjetrin. Përgjithësisht duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe ky i sotmi është një shembull pozitiv për të gjithë ata që duan t’i zgjidhin problemet, e jo të bëjnë politikë të ulët me problemet,”-shkruan Rama krahas videos. 

BISEDA E PLOTË:

Fermerët:  Kam shitur sallator dhe nuk e di a do shlyej lekët. Kam 10 mln lekë borxh. Kemi 3 vjet që kërkojmë këtë gjë.

Rama: Dmth ai 60% nuk shkon tek këta. Aaaa po në rregull pra. Pse e kemi bërë këtë ne deri më tani? Sepse grumbulluesit, deri dje dilnit në rrugë për të shitur, me karrocë me kalë. Shkonit vetë në treg dhe iu kufizonte për të ruajtur prodhimin dhe e shisnit lirë. Kur shet tek e tek je për të mbijetuar, jo për biznes. Grumbulluesit, ata që hedhin gurin dhe fshehin dorën, kanë marrë mbështetje që të bëjnë pikat e grumbullimit me financim të përbashkët. Rolin e agjentit për ta çuar diferencën tek ju nuk na nevojitet. Jemi dakord deri këtu?

Fermerët: Jo, nuk jemi dakord. Kemi 2 vjet, se 30% e fermerëve, nuk kanë mbjellur këtë sezon, sepse kanë rënë çmimet.

Rama: Unë kam argument të thjeshtë, po të ishte se gjendja është uniformë për të gjithë do të thosha ke të drejtë, por nuk është ashtu. Ka sot shifra eksportesh që vetëm rriten nga 1 janari në tetor janë më shumë se në vitin 2019 që mos të fus pandeminë. Është çështje organizimi dhe çuarje e parasë në drejtimin e duhur. Janë 9 mln dollarë, një minutë mo një minutë. Është e qartë si jepet ajo. Janë 9 mln dollarë që ka 3.5 mld në sektor. Ja ta mbaroj. Unë po të them çfarë ka ndodhur me formulën e re. 9 milionë nuk do t’i japim në atë formë se na devijonin. Protestohen për 9 milionë dollarëshin. Të mbaroj unë dhe pastaj fol sa të duash. Nuk do të iki nga bujqësia kjo shumë. Madje është dyfishi sot. Nuk do të shkojë tek e tek, tek fermeri. Do shkojë tek modelet e këtyre.

Fermerët: 9 mln dollarë është vetëm TVSH 6%. Ne themi që ky fond duhet të vijë tek ne. Është pak.

Rama: Tani nuk është 9 njëherë. Se do ta bëjmë edhe këtë marrëveshje fjale. Do t’i bashkohet një shume tjetër dhe shkon nga 9-30 mln.

Fermerët: Kemi sjellë një propozim me shkrim. Në preceptimin tonë, transaksionet e brendshme janë mbi 80% informale. Ne themi që ky 3 milionë, të bashkohet me bondet, të jepet më faturë direkt tek fermeri. Me faturë kemi vepruar në 2019.

Ibrahimaj: Si ka ardhur formalizimi? Të lutem sa është rritur?

Fermerët: Ne po iu propozojmë një skemë që e formalizon 100% sektorin

Rama: Ne jemi dakord që kjo nuk shkon si skemë, nuk i ka çuar lekët dëm por nuk ka bërë atë efekt që duhej. Pra është koha për ta ndryshuar. Unë jam gati që të ulemi prapë dhe ta diskutojmë këtë pjesë. Nëse keni një ide më të mirë, ulemi ta bëjmë. PD-PS janë histori tjetër

Fermerët: Ne kemi peshën më të madhe. Ne nuk kemi ekspertë për tokën, nuk dimë çfarë hedhim në tokë. Nuk jam biolog. Nuk dimë çfarë fidani mbledhin, me insekticide. S’kam faj se më del malli me pesticide. Për shifra nuk marr vesh, si fermer.

Rama: Për këto jemi ok. Kjo është arsyeja që po ndryshojmë qasje. Po të jap fjalën që javën tjetër të ulemi dhe të merrni dhe të tjerët se kjo është e rëndësishme. Po ta ngarojmë ty, ejani ulemi pa zhurma. Nëse na jepni ide. Se dhe ne po kërkojmë të njëjtën gjë. Edhe ju s’po kërkoni të hedhim lekët në ajër. Rëndësi ka që të flasim prapë me njëri-tjetrin. Rëndësi ka që për këtë bisedë u morrëm vesh që nuk qëndron. UMbarojmë sot këtë punë dhe ulemi e flasim për herën tjetër. Do vij unë pra. Tek zyra ime do takohemi. Hajdeni me shifra. Përgatitu mirë me shifra. Hajdeni tani se kemi dhe parlament.

LAJMI KRYESOR: Fermerët protestë para Kuvendit, kundërshtojnë paketën fiskale, Rama: Keni të drejtë

(k.m..dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama fermeret para kuvendit edi rama fermeret para kuvendit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë