“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
ME VIDEO: Grabitje në 60 sekonda, minorenët ‘sa hap e mbyll sytë’ bastisin ç’u del para. Hajdutë më të frik
29 Nëntor 2020, 12:52Nga DOSJA
TIRANË– Ndërkohë që Policia e Shtetit është e zënë duke u marrë me maskat, hajdutët kanë bërë kërdinë. Në pamjet e siguruara nga gazetari Arsen Rusta, duket qartë se mjafton vetëm 1 minutë që disa grabitës minorenë të boshatisin bizneset dhe lokale.
Të maskuar me kapuç dhe me veshje spotive, e sigurisht me maska anti-COVID, të miturit shfaqen në kamerat e lokalit duke thyer hyrjen kryesore të verandave të lokalit më pas pjesën e derës së brendshme dhe lëshohen për tek arka ku mbahet xhiro e ditës. Edhe pse në lokal bie alarmi, të miturit vazhdojnë pa asnjë problem dhe shqetësim kontrollin e tyre për sende me vlerë.
Më 14 nëntor ata kanë bastisur edhe dy biznese të tjera siç dhe shihet në këtë video teksa të dielën në orën 20:00 ata futen në një tjetër bar kafe. Mësohet se të miturit janë identifikuar nga Policia e Tiranës por të gjithë janë nën 15 vjeç, çka ka bërë që efektivët të mos i prangosin dot për shkak se për ta Prokuroria dhe Gjykata kanë vendosur që të mos i vendosin pas hekurave.
Vetëm përgjatë 29 ditëve të muajit nëntor në 6 komisariatet e kryeqytetit janë denoncuar vjedhje me dhunë dhe bastisje e 10 bizneseve, ku janë marrë çështë parë që mund të ketë vlerë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur te bord...
TIRANË– Shtim rastesh të infektuarish nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, Sanatoriumi është mbushur me a...
TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka dalë vetë në terren për t’u kujdesur për të infektuarit me koronavirusit. Bashkë me dy mjekë të tjerë, ai ka s...
URA VAJGURORE-Pagëzimi me emrin e ri “Dimal” nuk e ka ndryshuar shumë ish-bashkinë e Urës Vajgurore. Në kafenenë pranë shkollës, në hyrje të qytezës, në një la...
BERAT- 8 persona janë infektuar me Covid-19 ditën e sotme në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se mes të infektuarve është edhe Deputeti i Partisë Socia...
ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre protagonistët e sherrit me armë në Elbasan. Para togave të zeza ditën e sotme ...