Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Një fenomen i frikshëm, që manifestohet shpesh në shkollat dhe gjimnazet në Shqipëri, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më alarmante.
E kemi fjalën për sherret që zhvillohen mes adoleshentëve, të cilat ndodhin edhe në ambientet shkollore.
I tillë është edhe denoncim i një qytetareje nga Tirana, e cila ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen disa adoleshentë në Tiranë teksa përleshen me njëri-tjetrin, pranë gjimnazit “Ismail Qemali”.
Siç shihet dhe në video, djemtë godasin njëri-tjetrin me ç’ti dalë përpara, duke krijuar një kaos të vërtetë pranë gjimnazit.
Ata shkëmbejnë grushte e shkelma mes tyre, ndërsa një prej adoleshentëve përfundon i shtrirë në tokë, ndërsa vajzat dëgjohen të ulërasin nga frika.
Sipas asaj që shkruan qytetarja, që është tronditur nga skena që ka parë, një prej djemve madje nxjerr thikën dhe godet në shpinë një djalë tjetër.
Pamjet janë vërtet shqetësuese dhe një këmbanë alarmi, jo vetëm për institucionet përkatëse, por edhe për familjarët, që në shumicën e rasteve ngjarje të tilla i mësojnë nga media ose policia.
Nuk dihen ende arsyet dhe shkaqet e këtij sherri mes adoleshentëve dhe nëse policia është vënë në dijeni të kësaj ngjarjeje.
Ajo që vlen të theksohet pasi sheh pamje të tilla, që kohët e fundit janë bërë të zakoshme, është se po rritet një brez i ri i dhunshëm.
Mesazhi i plotë: “Pershendetje JOQ! Doja te denoncoja nje fenomen qe eshte bere thuajse i zakonshem ditet e sotme. Sherr midis te rinjve prane gjimnazit Ismail Qemali ne tirane.
Godasin njeri tjetrin me cti dale perpara. NE FUNDIN E VIDEOS DJALI ME XHUP KAF NXJERR THIKEN DHE GODET NE SHPINE DJALIN TJETER!! Nje turp i madh. Do e vlersoja shum nese do e postonit pasi duhet ta shikoje e gjithe Shqipria cfar brezi po rrisim si po i edukojme, per te vetmen arsye se NESER ata jan e ardhmja e ktij vendi. Ju lutem ta publikoni! Faleminderit!”
Plas keq sherri mes adoleshentëve në Tiranë, grushte, shkelma dhe goditje me thika ndaj njëri-tjetrit on Vidnews.
Marrë nga JOQ
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Dosja.al ka siguruar foton e Mikel (Gjovalin) Aliajt, i shpallur tashmë në kërkim për bashkëpunim në vrasjen e Eri Zefit.Alia është miku i fëmijëri...
MIRDITË- Dy rojet e makinerive të firmës që do të ndërtojë HEC-et në Mirditë janë dhunuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa janë djegur dhe 4 automjete.Mësohet se...
Tiranë- Një 58 vjeçare ka trokitur në policinë e Kamzës menjëherë pasi I biri ka prishur fejesën me një vajzë. Gruaja është ndjerë e kanosur nga ish krus...
Tiranë- Finalizohet operacioni “Transportuesi 2018” ku në të njëjtën kohë është arrestuar një person në Durrës dhe dy italianë në Itali. Nga Policia shqiptare ë...
TIRANË– Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rikonfirmuar masën e dhënë për Tesilvano Bashon, duke e lënë në burg këtë të fundit. Më 22 tetor Gjykata e ...
Greqi-Operacioni i Policisë i zhvilluar në Attica të Athinës ka shkatërruar banda e kokainës në Greqi. Nga policia janë arrestuar dy shqiptarë, dhe një kroat p...
POGRADEC– Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një kabinë elektrike.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.5 në Pogradec.Mësohet ...
TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën që ishte parashikuar të mbahej sot për dy të akuzuarit për vrasjen e komisarit Artan Cuku. Burim...
Shkodër- Në prangat e Policisë së Shkodrës kanë rënë 2 gra pasi kanë kanë kanosur një grua dhe i kanë marrë 50 mijë lekë. Nga Policia janë arrestuar Ersada Fre...
Kavajë- Pas thirrjes në Prokurori për deklaratat se rreth 20 milionë lekë të vjetra si shpërblim për të mbyllur gojën për trafikun e drogës, Marsida Qatja ka dh...