LIVE UPDATES
Politike

‘Më vrisni tek Mali me Gropa’/ Sulmet ndaj Yuri Kim, Meta: Nëse është ankuar…

8 Shkurt 2022, 09:24 Nga DOSJA
‘Më vrisni tek Mali me Gropa’/ Sulmet ndaj Yuri Kim, Meta:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë sot publike përgjigjet e 72 pyetjeve që i kanë bërë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku edhe kanë kërkuar më shumë informacion lidhur me deklaratat e tij gjatëq fushatës elektorale para zgjedhjeve të 25 prillit se mund t’i rrezikohej jeta. Lidhur me përplasjen e tij publike me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, Meta u shpreh se kishte bërë gjithçka për të parandaluar konfliktet publike, por gjithashtu shtoi se kishte paralajëruar gjithashtu se do t`i toleronte nga selitë e huaja në vendin tonë.

“Komunikimi është ndërtuar gjithmonë bazuar në respektim të plotë të Kushtetutës, të ligjeve në fuqi, të sovranitetit dhe reciprocitetit. Presidenti i Republikës ka refuzuar prerë çdo lloj ndërhyrjeje apo qëndrimi publik nga diplomatë të veçantë, të cilët në mënyrë direkte apo të nënkuptuar, kanë mbështetur shkeljet dhe shkelësit e Kushtetutës, shkeljet e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, shkeljet e ligjit, marrjen nën mbrojtje të personave nën hetim, dhe cenuesit e integritetit të institucioneve të pavarura (rasti “Dvorani”, por jo vetëm).Në përfundim, nëse kjo pyetje e relatorit është ngritur bazuar mbi pretendimet e Kuvendit, sa më sipër keni përgjigjen shteruese. Por nëse si Gjykatë Kushtetuese, keni ndonjë pretendim zyrtar nga ndonjë vend partner, apo përfaqësi e huaj në vendin tonë lidhur me sjellje jo korrekte të Presidentit të Republikës, lutemi të na e bëni me dije dhe do ju vëmë në dispozicion materiale plotësuese për të sqaruar Gjykatën Kushtetuese,“-shkruan Meta në përgjigjet e tij.

Por çfarë thoshte gjatë fushatës për ambasadoren Yuri Kim?

Ilir Meta: Janë 100 ambasada të mbajnë vendin e tyre. Nëse SHBA kanë një problem me mua siç thotë ky qen bir qeni çuni i Kristaq Ramës, SHBA nëse kanë gjë me mua, se ky nxjerr spiunët e UDB-së, Frrok Çupin me shokë. Ilir Meta e di që nuk është i pavdekshëm, nuk jam nga ata që mendojnë se jam i pavdekshëm, se kur ka vdekur dhe Skënderbeu, jo më Ilir Meta. I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë. Takimin e parë ia kam thënë zonjës, moj zonjë, je këtu për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo mes Serbisë dhe Amerikës”, u shpreh Meta në një intervistë televizive përpara zgjedhjeve të 25 Prillit.

PJESË NGA PËRGJIGJET: 

Gjithashtu, a mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?

Përgjigje: Në vijimësi dhe në mënyrë të veçantë gjatë periudhës zgjedhore, Presidenti i Republikës ka patur dhe ka një komunikim të shkëlqyer me misionet diplomatike dhe institucionet ndërkombëtare. Ky komunikim është i evidentuar edhe në provat që kemi dorëzuar dhe kanë qenë me shkrim, nëpërmjet dokumenteve të shumtë zyrtare dorëzuar atyre, si dhe takimeve po zyrtare. Komunikimi është ndërtuar gjithmonë bazuar në respektim të plotë të Kushtetutës, të ligjeve në fuqi, të sovranitetit dhe reciprocitetit. Presidenti i Republikës ka refuzuar prerë çdo lloj ndërhyrjeje apo qëndrimi publik nga diplomatë të veçantë, të cilët në mënyrë direkte apo të nënkuptuar, kanë mbështetur shkeljet dhe shkelësit e Kushtetutës, shkeljet e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, shkeljet e ligjit, marrjen nën mbrojtje të personave nën hetim, dhe cenuesit e integritetit të institucioneve të pavarura (rasti “Dvorani”, por jo vetëm).

Presidenti ka refuzuar prerë çdo ndërhyrje nga aktorë të veçantë të trupës diplomatike, që kanë vepruar në shkelje të hapur të statusit të tyre diplomatik dhe Konventës së Vjenës, duke guxuar t`i diktojnë Presidentit të Republikës se si ai duhet të nxjerrë aktet e tij kushtetuese, edhe duke shkelur Kushtetutën dhe degraduar procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, për të pranuar në heshtje rrëmbimin flagrant të kompetencave të Kreut të Shtetit, me pasojë kapjen e Gjykatës Kushtetuese, dhe jo vetëm.

Presidenti i Republikës është përballur edhe më parë me ndërhyrjet ilegjitime të disa diplomatëve të caktuar, edhe në procesin e ndërtimit të institucioneve të drejtësisë, bllokimin e pajustifikueshëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, emërimin antikushtetues me 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, apo për veprimet manipuluese dhe jo transparente të ish kreut të KED-së lidhur me emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Përballë qëndrimit parimor dhe kushtetues të Presidentit të Republikës, këta diplomatë janë tërhequr dhe kjo ka qenë provë e padiskutueshme e principialitetit të Presidentit të Republikës në çdo situatë. Presidenti i Republikës ka një marrëdhënie zyrtare plotësisht të dokumentuar dhe tejet konstruktive me partnerët kryesorë të vendit tonë, e në veçanti për Reformën në Drejtësi, sidomos me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Britaninë e Madhe.

Këta partnerë gjithmonë janë informuar në kohë, zyrtarisht dhe shkresërisht nga Presidenti i Republikës për përpjekjet e ethshme të qeverisë dhe mazhorancës për kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, në dhunim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës ka bërë gjithçka për të parandaluar konfliktet publike të cilat ndodhën midis Presidentit dhe Kuvendit, apo KED-së dhe qeverisë, për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilat mund të ishin shmangur plotësisht nëse Presidenti nuk do të ishte vënë para fakteve të kryera, që i kishte paralajmëruar disa herë e në mënyrë të përsëritur se nuk do t`i toleronte.

Presidenti i Republikës i ka tërhequr vëmendjen çdo diplomati që nuk e nderoi respektimin e marrëveshjes 5 qershorit 2020, por me deklarata publike i dhanë alibi mazhorancës për të bërë ndryshime të njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit (ky ishte dhe burimi kryesor i tensionit dhe mosbesimit të palëve në prag të zgjedhjeve). Presidenti i Republikës kurrë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga asnjë partner ndërkombëtar për sjelljet apo aktet e tij. Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë. Presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë në kompetencat e asnjë përfaqësie diplomatike dhe të asnjë vendi partner, por për fat të keq, ka patur diplomatë të caktuar që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e Presidentit, duke marrë hapur anën e mazhorancës në kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese.

Janë të njohura opinionet e Komisionit të Venecias për këto çështje, ku të gjitha aktet e Presidentit janë vlerësuar të drejta, legjitime, të arsyeshme, dhe janë evidentuar qartë edhe shkaktarët e këtyre konflikteve. Ky pozicion i Presidentit të Republikës nuk do ndryshojë absolutisht, as edhe një milimetër, edhe në të ardhmen, pasi zbatimi i Kushtetutës, interesit kombëtar dhe interesit të shqiptarëve, janë të shenjta dhe të paprekshme nga asnjë aktor vendas apo i huaj. Përpos këtyre fakteve, lutemi studioni me vëmendje kreun e III-të, faqe 11 deri në faqen 83, të qëndrimit të Presidentit, dorëzuar që në datën 1 korrik 2021. Në përfundim, nëse kjo pyetje e relatorit është ngritur bazuar mbi pretendimet e Kuvendit, sa më sipër keni përgjigjen shteruese. Por nëse si Gjykatë Kushtetuese, keni ndonjë pretendim zyrtar nga ndonjë vend partner, apo përfaqësi e huaj në vendin tonë lidhur me sjellje jo korrekte të Presidentit të Republikës, lutemi të na e bëni me dije dhe do ju vëmë në dispozicion materiale plotësuese për të sqaruar Gjykatën Kushtetuese.

LAJMI KRYESOR: ‘Na falni për vonesën’/ Meta nga Presidenca, lexon 72 përgjigjet ndaj GJK

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta pergjigjet e ilir metes ilir meta pergjigjet e ilir metes

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para