LIVE UPDATES
Aktualitet

ME ZË E ME FIGURË/ Zbulohet skema e mashtrimit, infermieri merr 1.5 milionë lekë për kurën e Covid-19

30 Shtator 2020, 19:43 Nga DOSJA
ME ZË E ME FIGURË/ Zbulohet skema e mashtrimit, infermieri merr 1.5

TIRANË– Fiks Fare solli mbrëmjen e së mërkurës se si një infermier shfrytëzon situatën e krijuar nga Covid-19 për të patur përfitime personale. Edhe pse kjo në dëm të pacientit, asgjë nuk e pengon këtë infermier që të luaj edhe rolin e mjekut dhe të përcaktoj vetëm me një grafi diagnozën, po a shtu të lëshojë edhe recetë. Kjo e fundit nuk përmban as emër mjeku as emër pacienti dhe ekzekutohet në një farmaci , po në qytetin e Korçës në prezencë të infermierit.

Në emisionin Fiks Fare është ankuar një qytetare nga Korça se infermieri Nikolin Ciko i ka injektuar mamasë së saj medikamente kundra Covid 19 .Zonja rrëfen se ishin disa miq të saj që i rekomanduan infermierin. Familja nuk donte që të sëmurën ta dërgonin në spital për arsye se urgjenca ishte e tejmbushur me njerëz që kishin nevojë për mjekim. Prandaj infermieri i shërbente pacientes në shtëpi kundrejt pagesës prej 5000 lekësh në ditë.

Mirëpo në recetën e ilaçeve të plotësuar nga infermieri përveç antibiotikëve, kortizon dhe disa medikamente të tjera nuk rezulton te ketë të shënuar asnjë emër mjeku apo pacienti. Zonja thotë se e gjithë kura për mamanë e saj me gjithë shërbimin e infermierit kushtoi 4000 lekë në ditë dhe në përfundim totali i parave të paguara ishte 100.000 lekë, por gjëndja shëndetsore e nënës të saj nuk kishte përmirësim. Familjarët filluan të dyshonin për infermierin edhe nga fakti që ai i shërbente të sëmurës pa veshjen përkatëse kundra infektimit nga virusi Covid 19, dhe në këto kushte i bënë të sëmurës një skaner. Rezultati që doli nga skaneri tregon se pacienti nuk është infektuar nga virusi Covid-19, por nga një bakter tjetër dhe se mjekimi që deri më tani zonja kishte marrë nuk kishte qenë i rregullt. Fatmirësisht nuk i ka sjellë pasoja pacientes, por nuk përjashtohet mundësia që mund të kishte pasoja të mëdha keqmjekimi. Në këto kushte e bija e saj kërkon nga Fiksi që të demaskohet ky infermier që mos ta pësojnë edhe familjarë të tjerë si ajo.

Në këto kushte Fiksi kërkoi takim me infermierin duke ju prezantuar si familjarë të një të sëmuri. Ai ju thotë se ofron shërbim në shtëpi dhe i njeh shumë mirë skemat e mjekimit. Ai u thotë se nuk ësbtë e nevojshme që pacientit t’i bëhet skaner, por vetëm analiza. Në bazë të tyre nëse një bakter del në përqindje të lartë duhet të fillojnë menjëherë mjekimin . Infermieri i thotë Fiksit se pagesa është 50 mijë lekë të vjetra në ditë dhe mjekimi është i shtrenjtë. Përsa i përket shërbimit në shtëpi infermieri thotë se mund ta kryejë në çdo kohë duke u shkëputur nga puna e tij në spital, madje ai shkon edhe më tej kur pohon se mund t’i cojë pacientit në shtëpi sanitaret e spitalit që t’i shërbejnë nëse ai do të ishte me banim në Korçë.

Ndërkohë për veshjen thotë se vjen me tuta si çun shtëpie.

Gazetarët e Fiksit shkojnë takojnë infermierin të cilin e pyesin për recetën e të sëmurit. Ai e mohon ta ketë lëshuar recetën duke ju thënë që nuk është shkrimi i tij në atë recetë. Ai të sëmurit vetëm i ka injektuar ilaçet dhe se ka parë një grafi të të sëmurit që rezulton i infektuar me Covid-19.Për ilaçet infermieri u thotë gazetarëve se të sëmurit ja ka dhënë doktoreshë Diana që është pneumologe . Gazetarët në prezencë të infermierit telefonojnë doktoreshë Dianën e cila mohon ta ketë vizituar ajo pacientin e jo më t’i ketë dhënë mjekimin. Ndërkohë doktoreshë Diana thotë se pacientit në fjalë i ka bërë skanerin, por mjekimin e kishte marrë përpara se të kryente skanerin. Pas mbylljes së telefonatës me doktoreshë Dianën, infermieri u thotë gazetarëve të Fiksit se nuk i ka marrë pagesë të sëmurit, por gjithçka e ka bërë për ta ndihmuar. Më pas ai kundërshton veten e tij duke pranuar se ka marrë pagesë sepse edhe ai ka familjarët e tij për të mbajtur. Gazetarët e pyesin nëse ai ka lënë punën në spital për t’i shërbyer në shtëpi të sëmurit infermieri e mohon ta ketë bërë. Ndërkohë ai tregon se ka qëndruar në makinë kur qytetari ka hyrë në farmaci për të marrë ilaçet dhe recetën nuk e ka parë fare.

Fiksi u interesua edhe tek farmacisti i cili pranon që i ka dhënë ato ilaçe, por recetën nuk e ka. Pët ta ndihmuar gazetarët i japin datën dhe emrin e pacientes, por a me këtë ndihmë ai nuk e gjen duke u shprehur “recetat i ka ekonomistja”.

Për këtë problem Fiksi pyeti edhe Skënder Bratajn , shef i Urgjencës Kombëtare. Brataj shpjegoi se qytetarët mund t’i drejtohen në tre mënyra sistemit shëndetësor, por gjithmonë duhet që pacienti të oriëntohet në sistem. Ai mohoi kategorigisht se Covid-19 mund të dallohej me grafi , po ashtu nuk mundet që një infermier të përcaktojë mjekimin.”Gjithmonë mjekimin e përcakton mjeku, infermieri ekzekuton atë që mjeku shkruan” thekson Brataj.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infermieri nikolin ciko korce infermieri nikolin ciko korce

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët