LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Medaljet e shkelura, sportistët shkodranë që diktatura i nxori jashtë loje (FOTO)

17 Dhjetor 2019, 19:49 Nga DOSJA
Medaljet e shkelura, sportistët shkodranë që diktatura i nxori

SHKODËR- 2019-a është viti i 100-të i krijimit të klubit sportiv Vllaznia, themeluar më 16 shkurt 1919. Vllaznia është një prej klubeve që i ka dhënë më shumë sportit shqiptar, por edhe që është goditur më fort gjatë diktaturës komuniste. Shoqata publistike sportive “Anton Mazreku” ka krijuar një listë të sportistëve që iu ndërpre në mes karriera, për shkak të përndjekjes komuniste. Edhe pse ndoshta jo e plotë, nënkryetari i kësaj shoqate e ka sjellë për kujto.al këtë listë kampionësh që diktatura i goditi, duke dëmtuar njëkohësisht edhe sportin shqiptar, që, pa këto talente, humbi shumë vlera dhe rezultate.

Sporti shkodran në vitet e diktaturës enveriste, ndjeu deri në palcë genocidin komunist. Emra të mëdhenj të sportit, të njohur jo vetëm në Shkodër, por në gjithë Shqipërinë për talentin dhe mjeshtërinë sportive, u keqtrajtuan për biografi të keqe dhe ishin gjithnjë në shenjestrën e Komitetit të Partisë dhe të Sigurimit të Shtetit. Në zyrat e klubit Vllaznia dhe të Komitetit të Fizkulturës e të Sportit, është hartuar në vitet e diktaturës komuniste, një listë e gjatë me emra të sportistëve shkodranë, shumë prej tyre mjeshtra të sportit në shumë lloje sportesh, të shoqëruar edhe me disa shënime, pse ishin protokolluar në okelion “me biografi te keqe”.

Shoqata publicistike sportive “Anton Mazreku”, që u krijua në Shkodër në vitet e para të demokracisë, u angazhua seriozisht për të sjellë në memorie persekutimin e këtyre personaliteteve sportive, nëpërmjet botimit të portreteve të tyre në gazetën e kësaj shoqate “Vllaznimi sportiv” dhe në gazetën “Sporti Shqiptar”, ku ish-kryeredaktori i saj, Besnik Dizdari, u dha shumë hapësira në faqet e kësaj gazete, emrave të sportistëve që ishin keqtrajtuar, duke ndjerë dhe poshtërimin më të madh, përjashtimin nga sporti, mospjesëmarrjen në ekipet kombëtare, disa prej të cilëve edhe janë burgosur apo u detyruan të arratiseshin nga Shqipëria.

Shoqata publicistike “Anton Mazreku” u kërcenua kur desh të botonte këtë listë, e cila u hoq nga shtypshkronja në mënyrë të fshehtë. Megjithatë, kryetari i kësaj shoqate dhe kryesia e saj, ku bënte pjesë artikullshkruesi i këtyre radhëve, i ndjeri Ymer Striniqi, komentatori i njohur i futbollit, gazetari Gasper Marku etj., nëpërmes ndihmës së drejtuesve të sportit në fillimin e demokracisë, z.Skënder Bushati e z.Mehdi Milla dhe në mënyrë të veçantë të ish-kryetarit të Bashkise z.Filip Guraziu, emri i të cilit ishte në këtë listë pasi, me gjithë talentin e tij, ai u pezullua nga ekipi i basketbollit të Vllaznisë, arritën t’i bëjnë vlerësimin e tyre, duke i shpallur jo vetëm mjeshtra të merituar sporti, por me vendim të Presidentit të Republikës z.Sali  Berisha edhe “Martirë të Demokracisë” apo “Pishtarë të Demokracisë” si futbollistët: Myzafer PipaNdue PaliQazim Dervishi, Cin Sarreqi, atletët: Pjetër Guraziu e Nazmi Kryeziu, një brez futbollistësh veteranë të lënë në harresë prej vitesh, si Ramadan KazaziShaqir MetaAsim GolemiKin Bushati, Hile Topalli.

Po ashtu, shoqata në fjalë portretizoi në faqet e shtypit sportiv lokal e kombëtar, figurat e ndritura të sportit shkodran, që ishin detyruar të arratiseshin nga atdheu i tyre nga keqtrajtimi i familjarëve të tyre apo atyre personalisht si Ragip Lohja, Bahri Kavaja, Qemal Tafilica, Gani Ymeri, Dode Tahiri, Jaus Kuci, Nazmi Ulqinaku, Hajrullah Zaganjori, Cesk Jana, Bajram Ballani, Arvid Hoxha, Lulzim Bershemi, Gaqo Goga, Arshi Pipa, Fuat Zajmi, Faik Anamali, Tonin Marku.

Në të njëjtën kohë, ishin burgosur edhe sporistë të njohur si Qazim DervishiMark BerishaNazmi HaliliNikolin ThanaNino KurtiFerit TahjaAhmet AshikjaSimon JubaniMark TemaliAbdyl RusiTahir Shkreli Sabri QukuRuzhdi DacaNikolin PaliViktor Luka, apo edhe ishin vrarë duke kaluar kufirin si Ndoc Gjoni, vëllai i trainerit të mirënjohur të Vllaznisë, Zef  Gjoni.

Këta sportistë shkodranë, kanë qenë pothuajse të gjithë figura intelektuale, profesorë, juristë, gazetarë, qoftë studentë apo thjesht punëtorë, të familjeve të nderuara të qytetit të Shkodrës.

Ky shkrim u përgatit duke u bazuar në listën e hartuar nga shoqata publicistike sportive “Anton Mazrreku”, e cila mori përsipër të organizojë një ekspozitë me fotografitë e këtyre sportistëve. Ndoshta mund të jenë lënë jashtë kësaj liste edhe sporistë të tjerë që janë persekutuar dhe janë dënuar, duke u përjashtuar nga sporti, si rasti i mjeshtrit të merituar të sportit, basketbollistit Luan Shatku.

Në vitet e mëvonshme të demokracisë, shumë prej këtyre emrave të kësaj liste, u janë dhënë tituj të tjerë sportivë, deri tek Urdhri “Naim Frashëri”.

Marrë nga Kujto.al

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur klubi i vllaznisë sportistet shkodrane klubi i vllaznisë sportistet shkodrane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet