LIVE UPDATES
Aktualitet

Media gjermane jehonë lajmit të grabitjes/ “Bild”: Bandat në Shqipëri janë të organizuara në klane

11 Prill 2019, 07:22 Nga DOSJA
Media gjermane jehonë lajmit të grabitjes/ “Bild”: Bandat

Tiranë- Për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas ka bërë një shkrim edhe media gjermane “Bild” me titullin: “Duart lart! Avioni po grabitet!”.  Kjo media i ka bërë një kronologji gjithë ngjarjes dhe ka theksuar se Admir Murataj ishte kreri bande kriminale.

“Krimi i organizuar është një problem i madh në Shqipëri. Bandat organizohen shpesh në struktura klanore. Së fundmi, tre vjet më parë një automjet me para të gatshme u plaçkit në mënyrë të ngjashme në aeroportin e Tiranës. Të tjera para janë vjedhur gjatë rrugës drejt aeroportit. “, shkruan “Bild”.

Shkrimi i Bild:

Një veprim i pabesueshëm nga gangsterët në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë: Të martën, një furgon u fut në pistën e aeroportit dhe ndaloi përpara një avioni AirBus A320 të linjës ajrore austriake Austrian Airlines. Gangsterët kishin si objektiv një ngarkesë parash, që duhet të fluturonte me avion drejt Vjenës.

Disa udhëtarë e panë bastisjen nga sediljet e tyre. Autorët arritën fillimisht të largohen, por shumë shpejt një prej tyre u vra. Thuhet se grabitësi i qëlluar është kreu i një grupi famëkeq kriminelësh.

Sipas mediave shqiptare dhe greke, grabitësi i vrarë është Admir Murataj, 40 vjeç. Gangsteri nuk është i panjohur. Në vitin 2013, ai u arratis me disa bashkëpunëtorë nga burgu i Trikalas në Greqi. Atje banda po vuante dënimin me burg prej 137 vitesh.

Të afërmit, duke përfshirë edhe gruan e tij, e identifikuan kufomën në morg të mërkurën në mëngjes. Murataj akuzohet për krime të shumta, përfshirë vrasje dhe plaçkitje të armatosura. Megjithatë është e paqartë nëse Murataj është mbiemri i tij i vërtetë – pasi burri me origjinë nga Tropoja në veri të vendit, ka përdorur jo më pak se 13 identitete të rreme. 

Goditja e tij e fundit në aeroportin ‘Nënë Tereza’ të Tiranës u bë edhe vula e fatit të tij. Murataj dhe bashkëpunëtorët e tij mesa duket e kishin përgatitur me mjeshtëri grabitjen spektakolare. Në mjetin me të cilin udhëtonin për në aeroport ishte shkruar: Hetimi tatimor. Disa nga gangsterët mbanin uniforma ushtarake dhe jelekë antiplumb. Disa udhëtarë menduan se mos ishte ndonjë stërvitje policore. Por pasagjerët nuk kanë qenë në rrezik për asnjë moment, thuhet në një raportim medatik.

Autorët thuhet se kanë marrë 10 milionë euro në cash. Por teksa largoheshin me shpejtësi, nga pas iu vu një grup policor. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, Murataj humbi jetën. Bashkëpunëtorët e tij e hodhën trupin jashtë makinës dhe u arratisën. Raportimet se ai u qëllua nga bashkëpunëtorët e tij, për shkak se nuk mbante maskë, nuk janë konfirmuar. Më vonë policët zbuluan një makinë të djegur pranë skenës së krimit. Autorët mendohet se i kanë vënë flakën për të zhdukur gjurmët. Natën duke u gdhirë e mërkura, policia arrestoi katër persona. Nuk dihet ende nëse ata i përkasin bandës.

Që kur u arratis nga burgu në vitin 2013, Murataj shfaqej vazhdimisht si grabitës bankash. Vetëm në vitin 2015 ai kryen dy sulme: në shkurt ai plaçkit një bankë, në dhjetor sulmon një transportues parash. Murataj u akuzua më pas edhe për një bastisje në vitin 2017. Në total gjatë këtyre sulmeve janë marrë 7 milionë euro.

Krimi i organizuar është një problem i madh në Shqipëri. Bandat organizohen shpesh në struktura klanore. Së fundmi, tre vjet më parë një automjet me para të gatshme u plaçkit në mënyrë të ngjashme në aeroportin e Tiranës. Të tjera para janë vjedhur gjatë rrugës drejt aeroportit.

Burimi: Bild

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armir murataj grabitja e 10 milionë eurove media gjermane bild armir murataj grabitja e 10 milionë eurove media gjermane bild

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Prill 2019, 19:40

TIRANË- Pas grabitjes së bujshme, të Rinasit dhe vrasjes së njërit prej grabitësve, ndërsa ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, po qarkullojnë shum...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet