LIVE UPDATES
Aktualitet

Media italiane jep alarmin: Shqipëria mund të bëhet një Meksikë e re në Evropë

18 Prill 2019, 14:02 Nga DOSJA
Media italiane jep alarmin: Shqipëria mund të bëhet një

ITALI- Media italiane “Il giornale indipentente del Mezzogiorno” në një shkrim të fundit ka ngritur alarmin për trafikimin e drogës nga Shqipëria. Autori Vincenzo Musacchio shkruan se për të Shqipëria është bërë një nyje për narkotrafikun evropian.

Ai ngre alarmin se vendi ynë është bërë burim për drogëra, por dhe një vend tranzit ku kalon shumica e trafikut. “Sot, mbi 50% e gjithë opiumeve, kokainës, heroinës e morfinës së sekuestruar në Evropë kapet pikërisht në rrugën Adriatike, e cila sjell drogën nga Afganistani, duke kaluar përmes Iranit, Turqisë e vendeve jug e juglindore të Evropës”, shtohet më tej në shkrim.

SHKRIMI I PLOTË

Trafiku ndërkombëtar i drogës kalon nëpër zemër të Shqipërisë, nëpërmjet rrugës “Adriatik”, që përdoret për të sjellë drogë nga Italia në Evropë. Një sipërmarrje e drejtuar nga organizatat kriminale shqiptare, në veçanti nga mafiet e Vlorës e Durrësit dhe ajo e kryeqytetit. Shqipëria është bërë nyje thelbësore për narkotrafikun evropian e ndërkombëtar.

Nëse fillimisht organizatat kriminale shqiptare, në veçanti ato bregdetare, ofronin ekskluzivisht mbështetje logjistike për kartelet, me kalimin e viteve raportet kanë ndryshuar: disponueshmëria e madhe e mjeteve dhe burimeve ekonomike i ka dhënë mundësi mafias së vendit të shqiponjave të bëhen liderë të padiskutueshëm të trafiqeve të paligjshëm të drogës dhe armëve.

Sot, mbi 50% e gjithë opiumeve, kokainës, heroinës e morfinës së sekuestruar në Evropë kapet pikërisht në rrugën Adriatike, e cila sjell drogën nga Afganistani, duke kaluar përmes Iranit, Turqisë e vendeve jug e juglindore të Evropës. World Drug Report 2018, raporti mbi tregun botëror të drogës i publikuar nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimet, i konfirmon këto të dhëna. Shqipëria është vend-tranziti kryesor për të gjitha drogat, përfshirë edhe ato që vijnë nga Amerika e Jugut.

Afera me vlerë miliarda euro në duart e klaneve të pranishëm në të gjithë territorin: në Shqipëri manaxhohen në nivelin maksimal trafiqe, investime ekonomike dhe riciklim parash të pista. Por prania e grupeve të shumtë të organizuar dhe shumat e jashtëzakonshme që fitojnë bëjnë që klanet të jenë në luftë të vazhdueshme mes tyre për menaxhimin e një prej bizneseve më fitimprurës në botë.

Në Tiranë dhe në pjesë të ndryshme të vendit në muajt e fundit janë regjistruar vrasje të shumta që çojnë direkt te lufta për dominimin e trafikut të drogës midis grupeve mafioze. Çdo ditë, lufta midis grupeve rivale për kontrollin e territorit dhe tregut të drogës po bëhet përherë e më e përgjakshme deri në atë pikë sa të fusë në krizë edhe qeverinë shqiptare që ka brenda saj eksponentë të lidhur me mafiet lokale.

Autoritetet shqiptare duket se nuk po impenjohen në luftën kundër organizatave kriminale, ndërkohë që ekzekutimet në rrugët e qyteteve vazhdojnë prej vitesh, siç shkruan media vendase. E konfirmojnë edhe shifrat e ofruara nga Europol që analizon gjithë vrasjet e verifikuar në Shqipëri nga 2015 deri sot. Autoritetet thonë se mbi 200 personat e vrarë janë të lidhur në njëfarë mënyre me pistën mafioze, ndonëse vetëm pak raste janë zgjidhur vërtet me dënimin e fajtorëve. Për mbi 80% të vrasjeve nuk ka as të dyshuar.

Të dhënat e mbledhura tregojnë që aktet përbëjnë rrezik të madh edhe për qytetarët. Pjesa më e madhe e ekzekutimeve bëhet në mes të ditës e në vende publike: në shkurt, dy kalimtarë për pak sa nuk u kapën nga shpërthimi i makinës së një të dyshuari si trafikant droge.

Që kur Shqipëria është impenjuar në luftën kundër mafias, e detyruar nga Bashkimi Evropian, pak ka ndryshuar. Arsyeja pse pjesa më e madhe e vrasësve ende nuk është identifikuar është lidhja midis kriminalitetit të organizuar dhe politikës e me struktura të policës, drejtësisë dhe shërbimet e sigurisë. Mafiat e vendit janë shumë të fuqishme dhe raportet mes klaneve, politikës dhe forcave të rendit janë të njohura.

Klodiana Lala, gazetarja e kronikës, me një karrierë të kaluar mes raportimit të aferave të grupeve kriminale në ekspansion të vazhdueshëm, konfirmon ekzistencën e lidhjeve të forta midis bosëve të narkotrafikut dhe institucioneve publike shqiptare. Nuk është gjë e re që politika të ketë lidhje me organizata kriminale, por tani kemi arritur në pikën që mafia ka hyrë në parlament. Ish-ministri i brendshëm i qeverisë aktuale të Edi Ramës është nën hetim për trafik ndërkombëtar droge dhe favorizim të klanit Habilaj.

Kushëriri Moisi tani është në burg në Catania. Edhe për këtë, pak ditë më parë, prokurori kombëtar anti-mafia De Raho, në vizitë në Tiranë, paralajmëroi që mafia rrezikon të bëhet investuesi më i madh në ekonominë shqiptare. Mafia emergjente evropiane është ajo shqiptare, e fortë, e egër dhe e lidhur pothuajse kudo me mafiet autoktone të territoreve ku futet. Bashkëpunimet kriminale janë të vazhdueshme me të gjitha grupet mafioze (Ndrangheta, Cosa Nostra, Camorra, mafia Puljeze) siç e vërteton menaxhimi i drogës në rrugë, që në 80% i jepet kriminalitetit vendas nga klanet shqiptare.

Në Abruzzo e Molise, klanet shqiptare kanë rol dominues në shpërndarjen e heroinës e kokainës për Camorran dhe mafien foxhane dhe garganike. Me bekimin e mafieve vendase, shqiptarët munden të veprojnë lirisht në territoret e tyre, duke imponuar rregullat e tyre të ashpra. Kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare në Itali tashmë është një alarm që nuk duhet nënvlerësuar. Pellgu i Adriatikut (brigjet puljeze dhe molisane) janë vendi kryesor i penetrimit në Itali, por tani mund të thuhet pa frikën e përgënjeshtrimit se mafia shqiptare është e pranishme në mënyrë masive në të gjithë gadishullin Apenin.

Nëse vazhdohet me këtë hap, Shqipëria mund të bëhet një Meksikë e re në Evropë. Për fat të mirë ende nuk është bërë, por mund të bëhet. Kriminaliteti shqiptar po ristrukturohet në formë të organizuar dhe askush nuk duket se di si t’i përgjigjet këtij mutacioni që nëse shkon deri në fund mund ta bëjë Shqipërinë një narko-shtet të vërtetë sipas modelit amerikanojugor.

(Vincenzo Musacchio, President i Osservatorio Antimafia në Rajonin Molise)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarmai nga mediat italliane media italiane shqiperia meksika e re trafiku i ndarkotikeve vincenzo musacchio alarmai nga mediat italliane media italiane shqiperia meksika e re trafiku i ndarkotikeve vincenzo musacchio

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet