LIVE UPDATES
Bota

Mediumi ndërkombëtar ‘Foreign Policy’: Serbia ka nevojë të jetë “e pranishme” në Kosovë

22 Maj 2019, 06:12 Nga DOSJA
Mediumi ndërkombëtar ‘Foreign Policy’: Serbia ka

KOSOVË- Mediumi i njohur ndërkombëtar “Foreign Policy” ka publikuar një artikull në të cilin ka folur rreth çështjeve me të cilat po ballafaqohet Ballkani Perëndimor.

Në këtë shkrim, thuhet se ndonëse dy liderët e Ballkanit, ai i Maqedonisë dhe ai i Greqisë kanë mundur të tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe të gjejnë një kompromis, një gjë e tillë nuk po ndodh me dy liderët e dy shteteve tjera, Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë drejtim, ky medium kujton një deklaratë të kryeministrit grek, Alexis Tripras, gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut, më 2 prill në të cilën ai thotë se “Ne jemi këtu për të ndërtuar ura dhe për të shembur mure”.

Megjithatë, sipas “Foreign Policy”, një gjë e tillë nuk po ndodh nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili citohet të ketë thënë se “edhe po ta hidhnin në rrugë, ai nuk do ta pranonte pavarësinë e Kosovës”.

Duke kapërcyer vitet e vështira, Tsipras negocioi një marrëveshje përparimi mbi çështjet e ndjeshme të identitetit kombëtar që panë fqinjën verior të ndryshojë emrin e saj në Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë, Serbia dhe Kosova mbeten në armiqësi, të paaftë për të gjetur një mënyrë që Beogradi të njohë Kosovën.

Çelësi i Marrëveshjes së Prespës nuk ishte vetëm guximi i udhëheqësve në Athinë dhe Shkup, por edhe qasja e tyre gjithëpërfshirëse ndaj problemit. Përmes negociatave të mençura, të ndihmuar nga një ndërmjetës i aftë amerikan dhe i diplomacisë së SHBA, Athina dhe Shkupi erdhën me një formulë. Rezultati është një rrugë për njohje të plotë. Vizita historike e Tsipras në Shkup, si vizita e Anwar Sadat në Jerusalem, ishte mishërimi i asaj njohjeje. Përderisa përfitimet e Marrëveshjes së Prespës rriten dhe marrëdhëniet vazhdojnë të ngrohen, kundërshtimi i fortë ndaj marrëveshjes në të dy vendet do të pakësohet”.

“E njëjta perspektivë është e mundur edhe në Kosovë. Për fat të keq, as Vuçiq, e as Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk kanë vizion të homologëve të tyre grekë dhe maqedonas”, shkruan FP.

Megjithatë, shkruan tutje FP, “as Merkel as ndonjë udhëheqës tjetër nuk kanë paraqitur një alternativë”.

Kështu, vihet në pah fakti se Franca është planifikuar të presë një tjetër diskutim të nivelit të lartë në korrik.

“Por baza për dialog të vazhdueshëm mbi çështjen e Kosovës mbetet e paqartë – përveç një pike të re: Si Vuçiq dhe Thaçi kanë bërë thirrje për angazhim të nivelit të lartë të SHBA-së”.

Kosova ekziston në vetëdijen serbe jo si një shtojcë, por si zemra dhe shpirti i kombit serb.

“Prandaj, humbja e Kosovës nuk mund të kompensohet; është tradhti kombëtare. Për këtë arsye, Kisha Ortodokse Serbe kundërshton shkëmbimin e tokës të favorizuar nga Vuçiq”.

Kështu, theksohet në shkrimin e FP, si për Maqedoninë, zgjidhja për problemin e Kosovës qëndron në njohje – në kuptimin më të plotë të fjalës.

Në këtë drejtim, vlerësohet në shkrim, me qëllim që të lejojë Serbinë të njohë Kosovën e pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm – rezultati i vetëm stabilizues – Kosova duhet ta njohë legjitimitetin e pretendimit serb. Kjo nënkupton zëvendësimin e “kompensimit serb” me qëllimin e kundërt: afirmimin e Serbisë në Kosovë.

“Strategjia e re perëndimore do të synojë të ruajë dhe ‘nderojë’ lidhjen e përhershme serbe me Kosovën, në kuadrin e njohjes së plotë, reciproke. Në vend që të heqë dorë nga veriu i vendit në një përpjekje për të konsoliduar serbët, strategjia e re do të bëjë të përhershme praninë serbe në Kosovë – në një formë të pajtueshme me sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit”.

Për shembull, thuhet tutje, kushtetuta e imponuar ndërkombëtarisht e Kosovës aktualisht kërkon që Prishtina të mbrojë vendet ortodokse serbe.

Dhe sipas një strategjie të re, Prishtina do ta dorëzonte sovranitetin e plotë mbi këto vende në Kishën Ortodokse Serbe.

Marrë nga: Zëri i Kosovës

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosova mediumi foreign policy serbia kosova mediumi foreign policy serbia

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait