LIVE UPDATES
Aktualitet

“E kupton rëndësinë e jetes kur je afër fundit”/ Megi s’po dorëzohet, historia e 22-vjeçares që vuan nga kanceri, s

10 Maj 2020, 06:09 Nga DOSJA
“E kupton rëndësinë e jetes kur je afër fundit”/

Tiranë- Shkrimtari dhe gazetari shqiptar, Ardi Stefa ka publikuar në Facebook një histori prekëse, por ndërkohë edhe frymëzuse. Stefa ka publikuar rrëfimin e 22-vjeçars Megi, e cila është diagnostikuar me kancer, por që nuk dorëzohet, por po lufton çdo ditë me sëmundjen e rëndë. 22-vjeçarja ka hartuar edhe një projekt, i cili quhet “RREZE”, që do ju vijë në ndihmë personave që vuajnë nga kanceri. Në rrëfimin e saj, ajo shprehet se në këtë webside mund të gjendet gjithçka rreth kësaj sëmundjeje.

“Momentalisht RREZE eshte nje website interaktiv lehtesisht i aksesueshem ne kompjuter dhe celular. Qellimi final eshte qe RREZE te jete nje aplikacion mobil lehtesisht i aksesueshem nga kushdo (duke u zhvilluar). Ne faqen e pare do te gjenden histori motivuese te te mbijetuarve. Nje seksion i vecante sherben per te derguar historine tende e cila do te motivoj shume te tjere. Pjesa e dyte i dedikohet nutrition.”. shprehet ajo.

Në fund ajo jep edhe mesazhin: “E kupton rendesine e jetes, vetem kur je afer fundit. Thuhet se pamja me e bukur vjen pas ngjitjes me te veshtire…dhe eshte e vertete… Ti ke lindur me fore brenda vetes dhe kjo eshte superfuqia jote. Ti kontrollon mendjen tende, kurse mendja boten perreth teje. Nese vertet e do dicka, do ta arrish. Beso ne vetvete dhe magjia do te ndodh…”

Postimi i plotë:

Ju lutem kushtojini pak minuta nga jeta juaj ngjarjes së mëposhtme. Është historia e një vajze të re, të cilën e vlerësoja e më vlerësonte, pavarësisht se nuk i jepja direkt mësim. Më kontaktoi përpara disa ditësh në lidhje me një projekt që ishte duke realizuar.  Sot kontaktova me të dhe ngela pa fjalë nga historia e saj. Më kërkoi këshillë, si të vepronte apo si mund ta “ndihmoja”. U mahnita nga ajo që më tregoi, nga forca, pozitiviteti dhe optimizimi i saj. Doja të shkruaja, por po ju paraqes historinë e saj, ashtu siç e ka shkruar Megi, pa asnjë ndërhyrje, madje pa asnjë redaktim… Historitë u ndodhin atyre që dinë t’i tregojnë, që dinë të triumfojnë, që dinë të orientojnë e ndihmojnë të tjerët! Dhe nuk mund t’a shkruaja më mirë!…= Sot nuk isha mësuesi, isha nxënësi përpara Megit!
Lexojeni! Dhe mahnituni, siç u mahnita dhe unë… Dhe shpërndajeni!

“Projekti im quhet ‘Rreze’…Kjo eshte historia qe fshihet pas ketij emri… Une jam Megi. Ne 22 Mars te 2018, u diagnostikova me kancer gjiri, vetem 3 dite para ditelindjes sime te 22-te. Kjo ishte ‘dhurata’ ime e ditelindjes, por ndryshe nga cfare mund te mendohet, kanceri nuk me demotivoi aspak, perkundrazi…Sapo u diagnostikova fillova te google-lloj e te lexoj rreth kancerit. Fjala e pare qe lexoja kudo ishte VDEKJE, megjithate une isha njeriu me pozitiv ne bote dhe besoja fort ne vetvete se do tja dilja mbane, do ta fitoja betejen time. Vendosa te mos germoj me rreth kancerit ne internet, te mos lexoja me informacione toksike, duke zbatuar keshtu keshillen e heronjve te mi (mjekeve). Ketu lindi ideja e projektit.

Nje dite, teksa qendroja e ulur ne karrige duke marre ilacin e kimioterapise, me lindi ideja qe te krijoja nje ‘platforme’ ku te gjendej cdo gje rreth kancerit te gjirit, nje platforme ku do te gjenin veten femra te cilat jane duke luftuar dhe femrat te cilat kane mbijetuar. Qellimi im eshte te ndihmoj sa me shume femra te cilat gjenden ne situaten qe une i mbijetova. Duke mos patur mundesi financiare per ti ndihmuar, une mund te ofroj dijen time ne funksion te tyre. Kjo eshte dhurata ime per to. Ne Mars te 2018 Zoti me dhuroi mua nje sfide e cila do te ndryshonte rrenjesisht jeten time….Ne Prill te 2020 une po i dhuroj botes nje RREZE shprese, nje RREZE drite ne luften kunder kancerit te gjirit.

Momentalisht RREZE eshte nje website interaktiv lehtesisht i aksesueshem ne kompjuter dhe celular. Qellimi final eshte qe RREZE te jete nje aplikacion mobil lehtesisht i aksesueshem nga kushdo (duke u zhvilluar). Ne faqen e pare do te gjenden histori motivuese te te mbijetuarve. Nje seksion i vecante sherben per te derguar historine tende e cila do te motivoj shume te tjere. Pjesa e dyte i dedikohet nutrition. Ne kete seksion gjenden video recetash te shendetshme. Gjitheashtu, kushdo mund te dergoj nje recete te veten e cila do te postohet ne faqe. Ne te njejten faqe mund te kontaktosh nje dietolog/nutricien per tu keshilluar mbi dieten qe duhet te ndjekesh. Brenda faqes se nutrition ndodhet nenfaqja e blogut. Ne blog do te kete postime te perditshme rreth vetive kuruese te ushqimeve. Une besoj se ushqimi eshte pilula magjike ne luften kunder kancerit. Faqja e trete i dedikohet fitnesit. Te qenurit aktiv eshte shume e rendesishme gjate periudhes se kurimit, por edhe me pas. Pavaresisht rendesise se te qenurit aktiv, duhet treguar nje kujdes i vecante me muskujt qe stervit derisa trupi te rikuperohet plotesisht. Ne kete faqe ke mundesi te kontaktosh nje trainer personal, per te te ndertuar nje plan stervitor ose per tu stervitur sebashku. Gjithashtu, mund te abonohesh direkt ne nje palester qe ndodhet prane teje. Faqja e katert i dedikohet modes. Ketu gjenden tutoriale per pjesen e flokeve, si te lidhesh shamine, si te trukohesh etj. Nje seksion te vecante zene edhe keshillat e bukurise dhe kujdesit ndaj lekures. Faqja e parafundit eshte e lidhur me informacionet me te fundit qe vijne nga zhvillimi i shkences ne luften kunder kancerit te gjirit. Gjitheashtu, ne kete seksion mund te konsultohesh online me mjeke te ndryshem, per tu dhene pergjigje pyetjeve te tua. Mund te rezervosh nje takim online ose fizikisht me nje psikolog. Faqja e fundit eshte bashkimi ne komunitet. Cdo dite do te zhvillohen takime ne grup, ne videocall, ne forme terapie, ku secila do te ndaj historine e saj. Ti nuk je vetem ne kete sfide dhe sebashku mund ti japim force njera-tjetres. Nje dite, kur te vendosesh te tregosh historine tende, te jesh e bindur se do te frymezosh qindra te tjere, ti mbijetojne stuhise qe po jetojne. Barra e peshes behet me e lehte kur e ndan ate me njerez qe te kuptojne. ‘TI NUK JE VETEM…’- Ky eshte slogani yne.

Ky projekt ishte nje enderr per mua… Nje enderr te cilen e solla ne jete. Duke suportuar ato te cilat jane duke luftuar, duke admiruar te mbijetuarat, ne nder te atyre te cilat nuk munden te mbijetojne…Nuk e di se sa e forte je derisa te qenurit e forte eshte e vetmja zgjidhje qe ke. E kupton rendesine e jetes, vetem kur je afer fundit. Thuhet se pamja me e bukur vjen pas ngjitjes me te veshtire…dhe eshte e vertete… Ti ke lindur me fore brenda vetes dhe kjo eshte superfuqia jote. Ti kontrollon mendjen tende, kurse mendja boten perreth teje. Nese vertet e do dicka, do ta arrish. Beso ne vetvete dhe magjia do te ndodh…Beso ne vetvete dhe do te jesh e pandalshme… Qellimi i ketij projekti eshte qe ta lehtesoj sadopak rrugetimin tuaj te veshtire.  Se bashku mundemi… Me shume dashuri, Megi” Ishte nder për mua Megi që më besove historinë tënde! Nder për mua të isha mësuesi yt, ndërsa sot nxënësi yt…

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë