LIVE UPDATES
Bota

Melanie Trump ‘letër lamtumire’, reagon për herë të parë për dhunën në Kapitol

11 Janar 2021, 16:37 Nga DOSJA
Melanie Trump ‘letër lamtumire’, reagon për herë

SHBA– Që prej urimit për Vitin e Ri, Melanie Trump nuk bëri asnjë dalje publike apo reagim lidhur me dhunën në capitol, apo edhe për largimin e saj nga Shtëpia e Bardhë pas katër vitesh.

Edhe pse vonë, ish-zonja e parë e SHBA-ve, ka reaguar për dhunën që ndodhi në Kapitol. Ajo shprehet se është kundra dhunës dhe se është krenare për lirinë e vendit.

Po ashtu, ajo ka falenderuar qytetarët që i kanë qendruar pranë bashkëshortit të saj në këto katër vite dhe se ka qenë nderi i jetës së saj shërbimi si zonjë e parë në Amerikë.

Letra e plotë e Melania Trump:

Si të gjithë ju, unë kam reflektuar rreth vitit të kaluar dhe sesi armiku i padukshëm, Covid-19, preku vendin tonë të bukur. Të gjitha kombet kanë përjetuar humbjen e njerëzve të dashur, rënien ekonomike dhe ndikimet negative të izolimit.

Si Zonja juaj e Parë, ka qenë frymëzuese të dëshmoja nga afër se çfarë njerëzit e Kombit tonë të madh  kanë bërë për njeri-tjetrin, veçanërisht kur jemi një nga vendet më të prekura. Duke marrë parasysh çdo përvojë që kam pasur, e gjeta veten duke kujtuar histori të shumë individëve që tashmë janë në zemrën time.

Kohët e fundit, mendimet dhe lutjet e mia janë për : Veteranin e Forcave Ajrore, Ashli ​​Babbit, Benjamin Philips, Kevin Greeson, Rosanne Boyland dhe Oficerët e Policisë së Kapitolit, Brian Sicknick dhe Hoëard Liebengood. Unë lutem që familjet e tyre të gjejnë forcë gjatë kësaj periudhe kaq  të vështirë.

Jam e zhgënjyer dhe e dëshpëruar me atë që ndodhi javën e kaluar. Më duket e turpshme që rreth këtyre ngjarjeve tragjike ka pasur thashetheme të shumta, sulme të padrejta personale dhe akuza të gabuara ndaj meje.

Kjo periudhë është e rëndësishme për rikuperimin e vendit tonë dhe qytetarëve të tij. Nuk duhet të përdoret për përfitime personale.

Kombi ynë duhet t’ia dalë në  mënyrë të civilizuar. Unë dënoj dhunën që ka ndodhur në Kapitol. Dhuna nuk nuk duhet toleruar. Unë jam krenare për lirinë e vendit, ku gjithsecili shpreh pikëpamjet  pa hezitim. Është një nga idealët kryesorë mbi të cilin Amerika është krijuar.

Shumë kanë sakrifikuar për të mbrojtur të drejtën. Prandaj unë do të doja t’u bëja thirrje qytetarëve të këtij vendi të  gjejnë pak kohë për të reflektuar dhe për t’i parë gjërat nga të gjitha perspektivat. I lutem njerëzve që të ndalojnë dhunën, të mos bëjnë kurrë supozime të bazuara në ngjyrën e lëkurës së një personi ose të përdorin ideologji të ndryshme politike si bazë për agresion dhe viciozitet.

Ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin, të përqendrohemi në atë që na bashkon dhe të ngrihemi mbi atë që na ndan. Është frymëzuese të shohësh kaq shumë persona që kanë pasion dhe entuziazëm për të marrë pjesë në zgjedhje, por ne nuk duhet të lejojmë që ai pasion të kthehet në dhunë.

Qëllimi ynë është të jemi të bashkuar dhe të jemi njerëz të mirë dhe të fortë. Forca dhe karakteri i vendit tonë e ka treguar se mund t’ia dalë pavarësisht ndikimit nga katastrofat natyrore dhe kësaj pandemie të tmerrshme që ka prekur të gjithë.

Pika e përbashkët në të gjitha këto situata sfiduese është vendosmëria e palëkundur e Amerikës për të ndihmuar njëri-tjetrin. Dhembshuria juaj ka treguar frymën e vërtetë të vendit tonë.

Siç e thashë edhe gjatë verës, janë këto momente që përcaktojnë vendosmërinë tonë në momentin që  do t’u themi nipërve dhe mbesave se përmes ndjeshmërisë, forcës dhe vendosmërisë, ne ishim në gjendje të mbanim premtimin për të ardhmen  e vendit tonë.

Secili prej jush është shtylla kurrizore e këtij vendi. Ju jeni ata, që bënë Amerikën e fortë sot, pasi ju keni përgjegjësinë për të përgatitur brezat tanë të ardhshëm, për ta bërë këtë vend më mirë se sa e gjetën.

Ka qenë nder i jetës sime të shërbej si Zonja juaj e Parë. Unë dua të falënderoj miliona amerikanë që mbështetën burrin tim dhe mua gjatë 4 viteve të fundit dhe treguan dedikimin e pabesueshëm të shpirtit amerikan.

Ju jam mirënjohëse të gjithëve. Më e rëndësishmja, unë kërkoj mirëkuptim dhe paqe për Kombin tonë të madh. Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sinqerisht, Melania Trump.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dhuna ne kapitol melanie trump leter lamtumire dhuna ne kapitol melanie trump leter lamtumire

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet