LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komuniteti Politik Evropian në Pragë, Rama: Evropa në prag të Luftës së 3 Botërore

• Komuniteti Politik Evropian është mbledhur sot në Pragë për herë të parë. • Nisma e re evropiane e iniciuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron hap sot siparin e punimeve për një evropë për të sigurtë dhe të përparuar. • Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë 44 vende të Evropës. • Në këtë nisëm janë mbledhur 27 vendet e Bashkimit Evropian si dhe 17 vende të tjera që janë Evropë. • Në takimin e sotëm pritet që të diskutohet mbi luftën në Ukrainë, krizën energjitike që ka përfshirë Evropën si dhe për sfidat e tjera në kontinent. • Fjalën e parë gjatë takimit e ka marrë vendi mikëpritës, Çekia me anë të kryeministrit Petr Fiala. Fiala në hapje të samitit u shpreh se ky nuk synon që të zëvendësojë organizatat e tjera evropiane, por të shërbejë si një shkëmbim joformal të pikëpamjeve për aktualitetin. • Në këtë samit kanë marrë pjesë dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë. • Duke folur për mediat nga Praga kryeministri iu përgjigj me ironi pyetjes së gazetarëve në lidhje me emigrantët shqipatrë që kalojnë nga Franca në Angli përmes kanalit të La Manshit. Rama tha se ai nuk është presidenti i Francez që të mund të përgjigjet. • Kryeministri i Shqipërisë foli edhe për marrëveshjen e detit me Greqinë. Ai tha se ende nuk ka një konsensus dhe se një çështje e tillë do kohën e vet për tu zgjidhur.

11 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Çështja e detit/ Rama: Nuk kemi konsensus me Greqinë, do kohën e vet

Komuniteti Politik Evropian në Pragë, Rama: Evropa në prag
Edi Rama

PRAGË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Praga edhe çështjen e detit me Greqinë e cila do të shkojë në Hagë. Në një prononcim për mediat, Rama bëri me dije se procesi është duke vazhduar dhe se kërkon kohën e vet. Kryeministri shtoi se akoma nuk ka një konsensus mes palëve.

“Do të ulemi dhe do të flasim, sepse ky është një proces ligj me proceduara që ne do t’i respektojmë, sepse duhet të bëjmë shumë të qartë pozicionin tonë. Qëndrimi i unifikuar që kërkon gjykata, kërkon kohën e vet. Nuk kemi një konsensus nga palët,"- tha Rama.

Rama ndodhet në Pragë në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, në një shfaqje që synon të nxisë rrisë sigurinë dhe përparimin në kontinentin e goditur nga krizat. 

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor si dhe Britaninë e Madhe e cila në vitin 2016 votoi për t’u larguar nga blloku janë bashkuar në këtë nismë të presidentit francez Emmanuel Macron. Në takimin e sotëm do të diskutohen sfidat kryesore me të cilat përballet Evropa; siguria, energjia, klima, situata e rëndë ekonomike dhe migrimi.

Në takimin e Pragës, asnjë lider evropian nuk përfaqësohet me ministrat e vet, me përjashtim të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili do t'u adresohet të pranishmëve përmes video-lidhjes për shkak të situatës së sigurisë në shtetin e tij. Në vend të tij, në Pragë do të jetë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pyetet për kalimet e emigrantëve shqiptarë në Angli, Rama: Nuk qeveris Francën

Komuniteti Politik Evropian në Pragë, Rama: Evropa në prag
Edi Rama

PRAGË- Kryeministri Edi Rama nuk e konsideron përgjegjësinë e tij kalimin e emigrantëve shqiptarë nga Franca në drejtim të Britanisë së Madhe. I pyetur nga mediat e huaja se çfarë po bën qeveria për të luftuar trafikantët në veri në Francës, të cilët transportojnë emigrantë, Rama tha se ai qeveris Shqipërinë e jo Francën.

“Qeveria jonë qeveris Shqipërinë nuk jemi përgjegjës për të qeverisur veriun e Francës, apo jo?”- tha Rama ndër të tjera.


Rama ndodhet në Pragë në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, në një shfaqje që synon të nxisë rrisë sigurinë dhe përparimin në kontinentin e goditur nga krizat. 

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor si dhe Britaninë e Madhe e cila në vitin 2016 votoi për t’u larguar nga blloku janë bashkuar në këtë nismë të presidentit francez Emmanuel Macron. Në takimin e sotëm do të diskutohen sfidat kryesore me të cilat përballet Evropa; siguria, energjia, klima, situata e rëndë ekonomike dhe migrimi.

Në takimin e Pragës, asnjë lider evropian nuk përfaqësohet me ministrat e vet, me përjashtim të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili do t'u adresohet të pranishmëve përmes video-lidhjes për shkak të situatës së sigurisë në shtetin e tij. Në vend të tij, në Pragë do të jetë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

2 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ "Kur mbarojnë takimet edhe bufeja", Rama publikon foton duke ngrënë nga Praga

Komuniteti Politik Evropian në Pragë, Rama: Evropa në prag
Edi Rama

PRAGË- Takimet e sotme në Pragë duket se e kanë lodhur kreun e qeverisë shqiptare. Në një foto të publikuar në Instagram kryeministri shihet i ulur në një nga stolat e sallës ku u mbajt bufeja e takimit duke ngrënë.

Komuniteti Politik Evropian në Pragë, Rama: Evropa në prag

Ai po konsumon një ëmbëlsirë teksa duket një pjesë e sallës që është bosh. Kryeministri duket se ka arritur të gjejë pak minuta qetësi në një ditë që mesa duket paska qenë e ngarkuar.

“Kur mbarojnë takimet dhe ka mbaruar edhe bufeja”, shkruan Rama në Instagram.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Rama ndodhet në Pragë në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, në një shfaqje që synon të nxisë rrisë sigurinë dhe përparimin në kontinentin e goditur nga krizat. Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor si dhe Britaninë e Madhe e cila në vitin 2016 votoi për t’u larguar nga blloku janë bashkuar në këtë nismë të presidentit francez Emmanuel Macron. Në takimin e sotëm do të diskutohen sfidat kryesore me të cilat përballet Evropa; siguria, energjia, klima, situata e rëndë ekonomike dhe migrimi. Në takimin e Pragës, asnjë lider evropian nuk përfaqësohet me ministrat e vet, me përjashtim të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili do t'u adresohet të pranishmëve përmes video-lidhjes për shkak të situatës së sigurisë në shtetin e tij. Në vend të tij, në Pragë do të jetë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

2 MUAJ ME PARE

Komuniteti Politik Evropian/ Flet kryeministri çek: Ky samit do shërbejë për të diskutuar aktualitetin

Komuniteti Politik Evropian në Pragë, Rama: Evropa në prag
Petr Fiala

PRAGË- Komuniteti Politik Evropian (EPC), takimi i parë i të cilit filloi sot në Kështjellën e Pragës, nuk është një organizatë e re evropiane dhe nuk synon të zëvendësojë formatet ekzistuese të bashkëpunimit. Kështu tha kryeministri çek Petr Fiala (ODS) në fjalën e tij hapëse në mbledhjen e sotme të EPC. Formati për të cilin përveç shteteve të BE-së kanë marrë ftesë edhe 17 vende të tjera, përfshirë Britaninë, Ukrainën dhe Turqinë, synon të mundësojë një diskutim të sinqertë të temave të përbashkëta por edhe të diskutueshme, shpjegoi Fiala.

Sipas tij, ideja e EPC-së rrjedh edhe nga vlerat e promovuara nga ish-presidenti çek Václav Havel, slogani i të cilit "Evropa si detyrë" u miratua nga presidenca aktuale çeke e BE-së si moton e saj.

"Një detyrë që kërkon vëmendjen, vendosmërinë dhe integritetin tonë. Ideja e një komuniteti politik evropian bazohet në këtë mënyrë të menduari", tha Fiala.

Sipas tij, takimi duhet të mundësojë shkëmbim joformal të pikëpamjeve për aktualitetin në Evropë dhe botë. 

"Nuk ka të bëjë me krijimin e një organizate të re evropiane apo zëvendësimin e formateve ekzistuese të bashkëpunimit. Tashmë ka mjaft prej tyre. Ne as nuk do të miratojmë asnjë rezolutë zyrtare. Synimi është i thjeshtë - të kemi një diskutim të sinqertë për çështje me interes të përbashkët. por edhe për tema të diskutueshme," tha ai.

Sipas Fialës, një sërë çështjesh kërkojnë bashkëpunimin e vendeve evropiane. Ai përmendi nevojën për të gjetur rrugë për paqen dhe sigurinë. 

“Por nuk mbaron këtu, ka edhe inflacion, rritje të çmimeve dhe përkeqësim të kushteve të jetesës në Evropë”, tha ai. 

Tema të tjera për të janë varësia nga importi i burimeve të energjisë apo nevoja për të ecur drejt energjisë dhe ekonomisë së qëndrueshme.

 “Gjithashtu investimet në mbrojtje dhe siguri, migracioni ilegal dhe probleme të tjera komplekse që na marrin energjinë dhe shkaktojnë disavantazhe në konkurrencën globale”, shtoi ai.

Platforma joformale synon t'u japë liderëve evropianë mundësinë për të shkëmbyer ide, për të punuar më mirë së bashku dhe për të gjetur zgjidhje që do të sjellin prosperitet dhe paqe përsëri në kontinent. Në këtë kontekst, Fiala falënderoi presidentin francez Emmanuel Macron, i cili inicioi krijimin e grupit.

2 MUAJ ME PARE

Takimi i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër mbledhje

Komuniteti Politik Evropian në Pragë, Rama: Evropa në prag
Edi Rama

PRAGA- Kryeministri Edi Rama ka folur për Takimin e Komunitetit Politik Europian. Teksa ka mbërritur në Pragë, Rama tha se kjo është një ide e vjetër por e rilindur tashmë në kohë krize. Po ashtu, ai tha se shpreson që të mos ketë kriza të tjera, që të mos u duhet të bëjnë një tjetër mbledhje. Rama shtoi se ministrat e Energjisë së Ballkanit do jenë pjesë e takimit të BE që do të mbahet sëshpejti në Pragë për krizën energjetike.

“Ky është një proces tani por me rëndësi është që është lancuar një format i ri. Nuk është ide e re, por ka hasur pengesa që nuk e kanë lënë të zhvillohet. është frymë solidariteti që është frymëzuar prej Ukrainës. Edhe formati i takimit ishte i pazakontë. Pas seancës plenare, unë isha folës, nder për Shqipërinë, ne jemi ndarë në një sërë tryezash të rrumbullakëta që ishin çështje me specifike. Psh. kriza energjitike, tek inflacioni i Putinit.

Lajmi i mirë është që me kërkesën time drejtuar kryetares së komisionit disa javë më parë do të jenë edhe ministrat e energjisë për të trajtuar çështjen e BE-së. Fokusi kryesor është kriza energjitike. Unë jam instituar që këtu nuk duhet të ketë diferenca. Kanë pranuar që të thirren edhe ministrat tanë të energjisë në takimin që do zhvillohet në Pragë për të trajtuar çështjen e energjisë si një çështje europiane dhe jo si një çështje të BE. Në tryezën e rrumbullakët ku kam qenë bashkë me kryeministrin e Holandës tonë fokusi kryesor ka qenë kriza energjetike dhe si vendet tona, duke filluar nga vendet tona, duke nisur nga vendet që kanë hapur negociatat për anëtarësim, do duhet të ndihmohen drejtpërdrejtë. Unë kam insistuar që duhet të përfshihen të 6 vendet, pavarësisht nëse i kanë hapur apo jo negociatat,”- tha Rama.

Rama komentoi edhe Komunitetin Politik Europian.

“Ky është një proces, por është e rëndësishme që është lancuar një format i ri bazuar në një ide që nuk është e re, por është një ide që ka ardhur në situata ose pengesa që nuk e kanë lënë të zhvillohet dhe faktikisht besoj se edhe për shkak të gjithë frymës së krijuar nga solidaritet me Ukrainën, që e ka bashkuar. Besoj që projekti ka gjasa të zhvillohet dhe konsolidohet dhe të zhvillohet më tutje. Pas seancës plenare ku kam pasur nderin të jem një ndër folësit, vlerësim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, në një format me më shumë se 40 vende ne jemi ndarë në një sërë tryezash të rrumbullakëta dhe jemi fokusuar më në detaje për çështjet që lidhen me propozimin tonë, por edhe për çështjet më të nxehta, që nga kriza energjetike, tek inflacioni i Putin dhe tek forcat e rublave në gjirin e shoqërive tona,”- tha Rama.

I pyetur se çfarë vlere ka për Shqipërinë komiteti politik Evropian, Rama tha se vendi ynë ehde pse nuk është ende në BE, ne jemi evropianë.

“Dhe për ne është absolutisht vendimtare, që edhe pse nuk jemi ende në BE, ne jemi evropianë”, tha Rama.

Po ashtu, kryetari i qeverisë është pyetur për emigrantët shqiptarë në Francë, duke thënë se ai nuk qeveris Francën po Shqipërinë. 

“Qeveria jonë qeveris Shqipërinë, nuk jemi përgjegjës për të qeverisur veriun e Francës, apo jo?,”- e mbylli ai fjalën e tij para mediave.

2 MUAJ ME PARE

Samiti i Pragës, Osmani: Ditë e rëndësishme për kontinentin tonë

Komuniteti Politik Evropian në Pragë, Rama: Evropa në prag
Vjosa Osmani

PRAGË- Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në samitin e parë të Komunitetit Politik Europian në Pragë në mesin 44 krerëve të vende të kontinentit europian. Për nismën që e propozoi presidenti francez, Osmani tha se është e rëndësishme dhe se trajton barabartë të gjithë pjesëmarrësit.

“Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë. Jam këtu për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë platformë të re e të rëndësishme ku të gjithë ne jemi të barabartë dhe do të kemi mundësinë për t’u dëgjuar zërat tonë, si dhe për të sjellë ide dhe për të marrë pjesë në veprime kur vjen puna te sfidat e përbashkëta”, tha Osmani.

Osmani para gazetarëve tha se ajo me të cilën janë duke u përballur është e vështirë dhe se sfidat janë të mëdha, por tha se është e bindur që do të qëndrojnë të bashkuar dhe që do të jenë në gjendje të kenë sukses në përballje me sfidat e ardshme.

2 MUAJ ME PARE

Komuniteti Politik Evropian mblidhet për një “rend të ri” pa Rusinë

Komuniteti Politik Evropian në Pragë, Rama: Evropa në prag
Foto ilustruese

Udhëheqësit e 44 vendeve evropiane mblidhen të enjten në Pragë për takimin përurues të Komunitetit Politik Evropian, në një shfaqje që synon të nxisë rrisë sigurinë dhe përparimin në kontinentin e goditur nga krizat. Kritikët pretendojnë se është e paqartë se çfarë synohet me këtë forum dhe nëse ai mund të shërbejë më shumë si një frenues i zgjerimit të Bashkimit Evropian. Një nismë e presidentit francez Emmanuel Macron, komuniteti mbledh 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor si dhe Britaninë e Madhe e cila në vitin 2016 votoi për t’u larguar nga blloku.

Në takimin e sotëm do të diskutohen sfidat kryesore me të cilat përballet Evropa; siguria, energjia, klima, situata e rëndë ekonomike dhe migrimi.

Diplomatët evropianë thanë se mbledhja e kaq shumë udhëheqësve në Pragë do t'i dërgojë "një sinjal shumë të fortë" kundërshtimi presidentit rus Vladimir Putin për agresionin rus në Ukrainë. Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell shkroi se “kjo nuk nënkupton se duam ta përjashtojmë përgjithmonë Rusinë, por nuk ka vend për Rusinë e Putinit”.

Bashkimi Evropian i ka vendosur disa rrathë sanksionesh Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë dhe u ka bërë thirrje edhe vendeve që aspirojnë anëtarësimin të harmonizojnë politikat e tyre me bllokun.

Serbia një kandidate Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, varet nga Rusia për furnizimet e saj me gaz natyror dhe ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Kjo pritet të jetë ndër temat e diskutimeve ndërmjet zyrtarëve evropianë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç përgjatë punimeve të takimit të sotëm në Pragë.

Nisma për Komunitetin Politik Evropian pasoi trysninë politike në rritje për t’i mundësuar Ukrainës anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa Rusia ka hyrë në muajin e tetë të agresionit kundër fqinjit të saj. Kritikët kanë ngritur shqetësime se Komuniteti Politik Evropian mund të bëhet një "biletë e klasit të dytë" për t'u bashkuar me bllokun duke pasur parasysh ritmin pothuajse të ngrirë të bisedimeve për anëtarësim vitet e fundit.

Disa vende të Ballkanit kanë pritur rreth dy dekada dhe ndodhen në faza tyë ndryshme të proceseve integruese. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, u ulen në muajin korrik të këtij vitit në të njëjtën tryezë me vendet anëtare të BE-së, në Konferencën e parë ndërqeveritare, duke shënuar kështu nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, pas një kalvari të gjatë pritjeje, zvarritjesh dhe pengesash.

Zgjerimi i mundshëm i BE-së mund të përfshijë gjashtë vende të Ballkanit, dhe mbase Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë në të ardhmen. Ndërkohë shpresat e Turqisë janë në pritje./VOA

2 MUAJ ME PARE

Komuniteti Politik Evropian, Borrell: Në Pragë po krijojmë një rend të ri pa Rusinë

Komuniteti Politik Evropian në Pragë, Rama: Evropa në prag
Joseph Borrell

Liderët e 44 vendeve evropiane, më 6 tetor, do të dërgojnë një sinjal të qartë nga Praga për izolimin e Rusisë dhe do të përpiqen të krijojnë një rend të ri pa të, tha përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

“Në takim do të bëhen përpjekje për të krijuar një rend të ri pa Rusinë. Kjo nuk do të thotë se ne duam ta përjashtojmë Rusinë përgjithmonë, por kjo Rusi, Rusia e Putinit, nuk ka vend”, u tha Borell gazetarëve në Pragë.

“Ky është sinjali që duam të dërgojmë, se fatkeqësisht nuk mund të ndërtojmë një rend sigurie me Rusinë. Rusia është e izoluar... Nuk keni vend, të gjithë të tjerët janë këtu”, theksoi Borell.

Kryeministri i Republikës Çeke, e cila kryeson Bashkimin Evropian, Petr Fiala paralajmëroi për samitin e parë të 44 krerëve të shteteve në Evropë - të gjithë përveç Rusisë dhe Bjellorusisë - si një mundësi për diskutime më joformale mbi çështjet e sigurisë dhe paqes, krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe synimet e mbrojtjes së mjedisit.

“Presidenca çeke e BE-së po përballet me sfida dhe kriza të mëdha nëpër të cilat po kalon Evropa dhe të cilat do të jenë temë e diskutimeve të para të komunitetit politik evropian, qoftë paqja dhe siguria, energjia, mjedisi, ekonomia", tha nikoqiri i samitit, Fiala.

"Qëllimi nuk është që të arrihen konkluzione me shkrim, ndonjë përfundim me shkrim. Qëllimi është që të diskutohet dhe të krijohet një lloj marrëveshjeje kornizë lidhur me veprimet e mëtejshme të vendeve evropiane në ato fusha”, shtoi ai.

Republika Çeke, si mikpritëse e samitit, fillimisht ishte skeptike ndaj nismës së re politike të presidentit francez. Madje në Pragë e quajtën hapur si “kurthi i Macronit”, pasi këshilltari i kryeministrit çek Tomas Pojar, nga frika se vendet e BE-së që nuk janë të interesuara për anëtarë të rinj - përfshirë Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor – mund të përdorin këtë format për të vonuar zgjerimin e BE-së.

“Vendet skeptike si Franca mund t’u ofrojnë vendeve kandidate Komunitetin Politik Evropian (KPE) dhe ta bëjnë atë një dhomë pritjeje të përjetshme për hyrje në BE-në”, tha eurodeputeti Aleksandar Vondra, ish-ministër i Mbrojtjes në qeveritë e Partisë Demokratike Qytetare.

Komunitetin Politik Evropian nuk do të jetë zëvendësues i procesit të zgjerimit dhe anëtarësimit në BE, në radhë të parë të Ballkanit Perëndimor, është thënë edhe nga zyrtarët çekë në prag të samitit, për të cilët, pavarësisht nga ana e spektrit politik, zgjerimi për këtë rajon është një prioritet i vazhdueshëm i politikës së jashtme.

“KPE-ja nuk është gjë tjetër, përveç se që të mendojmë se si BE-ja, në këto kohë të vështira kur kemi një luftë në Ukrainë, mund të krijojë një bashkëpunim më të ngushtë me një sërë vendesh jashtë BE-së, qoftë Britania e Madhe, Norvegjia apo Zvicra. Natyrisht edhe Ukraina dhe Turqia, sepse Parlamenti Evropian po zhvillon një sërë debatesh rreth asaj se çfarë mund t’i ofrojë BE-ja Ukrainës dhe Turqisë”, tha eurodeputetja çeke Dita Haranzova./REL

2 MUAJ ME PARE

Samiti në Pragë, Osmani takohet me Scholz dhe Macron

Komuniteti Politik Evropian në Pragë, Rama: Evropa në prag
Olaf Scholz, Vjosa Osmani dhe Emmanuel Macron

PRAGË- Presidentja Vjosa Osmani sot do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Gazeta Express shkruan se takimi do të ndodhë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili po mbahet për herë të parë në Pragë.

Presidentja ka udhëtuar dje drejt Pragës Me ftesë të Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel dhe Kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala. Ajo ka paralajmëruar edhe takime bilaterale me liderë europianë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Europian.

Para liderëve europianë, Osmani tha se do ta përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik të Kosovës si garanci për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Takim me Scholz dhe Macron do të zhvillojë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Siç raportuan mediat serbe, temë diskutimi mes tyre do të jetë ndër të tjera edhe Kosova. Sipas agjendës, samiti fillon nga ora 13:00, ndërsa takimet bilaterale do të zvhillohen nga ora 16:00.

2 MUAJ ME PARE

Komuniteti Politik Evropian/ Çfarë dimë dhe nuk dimë për klubin e ri të kombeve

Komuniteti Politik Evropian në Pragë, Rama: Evropa në prag
Foto Ilustruese

PRAGË- Më shumë se 40 liderë evropianë pritet të mblidhen sot në Pragë për takimin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian (EPC), por shumë mbetet e paqartë se çfarë përfaqëson dhe mund të arrijë kjo organizatë e re. Euronews shkruan se ky takim i parë po mbahet vetëm pesë muaj pasi Emmanuel Macron foli për herë të parë komunitetin si një përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë dhe rishikimit të plotë gjeopolitik që shkaktoi në kryeqytetet evropiane.

Ky format i ri kishte për qëllim gjithashtu të qetësonte pendët e qarqeve në dhomën e pritjes për anëtarësimin në BE, të cilat ishin turbulluar nga aplikimet e shpejta të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë për t'u bashkuar pas pushtimit rus. Macron theksoi se EPC nuk duhet të jetë një alternativë ndaj pranimit, por përkundrazi të lejojë bashkëpunim më të thellë me vendet demokratike në të gjithë kontinentin.

Për Steven Blockmans, drejtor i kërkimit në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane (CEPS), shpejtësia me të cilën u organizua ky takim sugjeron se ka çështje këtu që i tejkalojnë mosmarrëveshjet dypalëshe dhe që kanë të bëjnë me të ardhmen e sigurisë evropiane.

"Rusia dhe Bjellorusia se pjesa tjetër e Evropës në thelb është duke u bashkuar në mbrojtje të atij rendi evropian të sigurisë," tha ai.

A mundet Komuniteti Politik Evropian të lehtësojë marrëdhëniet BE-MB?

Shumica e komenteve të shkruara që nga njoftimi i Macron për Ditën e Evropës ka qenë mjaft pozitiv në lidhje me propozimin. Si pandemia e COVID-19, ashtu edhe lufta e Rusisë në Ukrainë, kanë çuar në akuza se BE-ja ka qenë shumë e vetëkënaqur për varësitë e veta dhe për ndikimin e aktorëve të huaj si Rusia dhe Kina në oborrin e saj. Prandaj, kjo organizatë e re do të ishte një shtesë e mirëpritur për organizatat ndërkombëtare dhe konferencat e tjera ndërqeveritare që ekzistojnë.

Shumica e vendeve evropiane tashmë i përkasin një ose disa organizatave duke përfshirë BE-në, aleancën ushtarake të NATO-s, Këshillin e Evropës, i cili synon të mbështesë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në vendet e tij anëtare, dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. (OSBE) mandati i së cilës përfshin çështje të tilla si kontrolli i armëve, liria e shtypit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Por këto dy të fundit kanë qenë joefektive në mbretërimin në Rusi. Moska u largua nga Këshilli i Evropës disa orë përpara një votimi për dëbimin e saj, ndërsa OSBE, vendimet e së cilës merren në bazë unanimitet, është rrëmbyer në dy vitet e fundit nga Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia, në adresimin e çështjeve të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të zgjidhjen e konfliktit.

Sa afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian janë Ballkani Perëndimor?

Komuniteti Politik Evropian ose EPC, siç u parashikua nga Macron dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në fjalimet e fundit, në vend të kësaj do të ofronte hapësirë ​​për diskutime politike dhe strategjike për të ardhmen e kontinentit.

"Ai me të vërtetë ka potencialin për të ndërtuar një forum të ri për shkëmbimin strategjik dhe politikëbërjen në një shkallë pan-kontinentale, gjë që është shumë ajo që kërkon situata gjeopolitike për momentin," tha Daniela Schëarzer, drejtore ekzekutive për Evropën dhe Euroazinë në Open. Society Foundations,

Megjithatë, pak dritë është hedhur që nga fjalimi i Macron më 9 maj mbi formën dhe shtrirjen që komuniteti politik do të ketë përpara. Një nga gjërat e pakta që është publikuar është lista e të ftuarve të pjesëmarrësve të ftuar me 44 emra. Të 27 vendet e BE-së, çuditërisht, janë ftuar, si dhe vende të treta aktualisht në faza të ndryshme të anëtarësimit në BE - Shqipëria, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Ukraina ose që kanë aspirata për t'u bashkuar me bllokun si Gjeorgjia dhe Kosova.

Aleatët e ngushtë të BE-së, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda gjithashtu bënë shkurtimin, siç bënë ish-anëtari i BE-së Britania dhe udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit. Së fundi, ishin të ftuar edhe presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Këshilli Evropian, i cili bashkëorganizoi këtë takim të parë me Republikën Çeke, tha në letrën e ftesës se ky takim synon të sigurojë një platformë për koordinim politik duke i vendosur liderët në baza të barabarta.

Kjo është me qëllim që të nxisë bashkëpunimin në fushat me interesa të përbashkëta dhe në këtë mënyrë të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës në tërësi. Udhëheqësit do të fillojnë duke u takuar në një seancë plenare në orët e para të pasdites përpara se të ndahen për diskutime në tryezë të rrumbullakët që do të mbulojnë tema duke përfshirë paqen dhe sigurinë, energjinë dhe klimën, situatën ekonomike, migrimin dhe lëvizshmërinë. Më pas ata do të kenë mundësinë të mbajnë takime dypalëshe përpara se të mblidhen për një seancë plenare përmbyllëse të mbajtur gjatë darkës.

Pothuajse gjithçka tjetër është për debat. Këshilli Evropian ka thënë tashmë, për shembull, se nuk do të ketë një deklaratë të përbashkët të lëshuar në fund të takimit për të përshkruar nëse udhëheqësit arrijnë një konsensus mbi temat e diskutuara ose për të ardhmen e vetë organizatës.

“Rezultati më i mirë i takimit të parë do të ishte, mendoj, të bien dakord për një lloj termi minimal të referencës, në të cilin kusht ata do të takohen përsëri, sepse ekziston një nevojë reale për të ripërcaktuar marrëdhëniet e BE-së me fqinjët e saj në një mënyrë të re", tha Schëarzer.

Si do të strukturohet?

Rreziku është se ky takim mund të jetë një çudi me një goditje pa një strukturë të duhur, si një sekretariat që do të kryente punën administrative dhe do të organizonte takimet pasuese. Këshilli i BE-së është i mendimit se drejtuesit e EPC duhet të takohen dy herë në vit. Skenari i kompromisit do të ishte që ai të modelohet në bazë të G20-ës me samite të organizuara me rotacion nga secili vend pjesëmarrës, ku pritësi do të alternohet midis një shteti anëtar të BE-së dhe një vendi të tretë.

Çfarë dimë për idenë e Macron për një Evropë me dy nivele?

Ekziston gjithashtu një çështje e buxhetit dhe nëse duhet të ketë apo jo një vazo të përbashkët parash për të paguar për projektet e ndryshme që mund të ndërmerren ose nëse vendet thjesht duhet të vendosin në varësi të interesave të tyre. Dhe kjo çon në mënyrën se si merren vendimet: A duhet të merren si një grup prej më shumë se 40 vetash apo duhet të lejohen të ashtuquajturat koalicione të vullnetarëve të vazhdojnë me projektet e tyre?

Shumë do të varet gjithashtu nga lloji i votimit që kërkohet për marrjen e vendimeve: unanimiteti ose shumica e cilësuar. Kjo është aktualisht subjekt i shumë kërkimeve në BE, ku vendimet për politikën e jashtme, duke përfshirë sanksionet, si dhe për mbrojtjen, anëtarësimin dhe buxhetin kërkojnë mbështetjen e secilit shtet anëtar. Kritikët e votimit të unanimitet thonë se kjo e ka bërë bllokun të ngadalshëm për t'u përshtatur dhe për t'iu përgjigjur krizave dhe disa liderë kanë bërë thirrje tani për një rishikim të traktateve për të hequr këtë rregull.

"Unë mendoj se nuk duhet të ketë ambicie për të organizuar gjithçka në grupe me mbi 40 vende," tha Schëarzer.

Por edhe cilat vende duhet të përfshihen dhe mbi çfarë baze është e paqartë. Vendet kandidate për në BE, për shembull, pritet të mbështesin një linjë të ngjashme në politikën e jashtme, veçanërisht kur bëhet fjalë për sanksionet. Megjithatë, Serbia, e cila ka negociuar anëtarësimin në BE që nga viti 2014, deri më tani ka refuzuar të vendosë ndonjë sanksion ndaj Moskës për pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

Për Schëarzer një kusht për vlerat themelore të mishëruara në traktatet e BE-së, Kartën e të Drejtave të Njeriut, të Këshillit të Evropës, dhe pjesëmarrja në politikën e sanksioneve ndaj Rusisë duhet të jetë një parakusht.

Ndërkohë, Blockmans argumentoi se lista e pjesëmarrësve të ftuar tregon se referencat fillestare të Macron për të bashkuar kombet demokratike të Evropës rreth tryezës gjithashtu kanë mbetur prapa, përndryshe, nuk do të shiheshin liderët e Azerbajxhanit, potencialisht edhe të Turqisë, rreth tryezë dhe se fokusi i EPC po kalon nga një aleancë demokratike në një aleancë gjeopolitike.

"Dhe, sigurisht, gjeopolitika nuk përcaktohet domosdoshmërisht në përputhje me liritë themelore dhe demokracinë, por në termat e fuqisë dhe aftësisë për të ushtruar pushtet," theksoi ai.

2 MUAJ ME PARE

Mblidhet sot në Pragë Komuniteti Politik Europian, diskutime për luftën në Ukrainë dhe krizën

Komuniteti Politik Evropian në Pragë, Rama: Evropa në prag
Edi Rama

PRAGË- Sot në Pragë do të mblidhet Komuniteti Politik Evropian ku do të diskutohet për :Paqen dhe sigurinë, energjia, ndryshimet klimatike, situata ekonomike, si dhe migracioni dhe mobiliteti”. Mbledhja është përshkruar nga Brukseli si një “platformë për koordinimin politik” për 44 vendet e ndryshme që marrin pjesë.

I pranishëm në këtë mbledhje do të jetë edhe kryeministri Edi Rama i cili do të jetë edhe folës bashkë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensyy i cili do të lidhet përmes një video-konference nga Ukraina, kryeministrja e Britanisë Liz Truss, kryeministri i Norvegjisë Gahr Store dhe kryeministri i Çekisë Petr Fiala. Zyrtarët e BE-së presin që të bien dakord për të mbajtur një mbledhje pasuese të komunitetit brenda gjashtë muajsh në një vend jashtë bllokut, me Britaninë dhe Moldavinë që të dyja ofrojnë të jenë mikpritëse.

Kryeministri Rama ka bërë me dije se komunitetit do t’i parashtrohet një propozim konkret lidhur me situatën në Ukrainë, krizën e klimës dhe situatën energjetike. 

Kjo është arsyeja pse ne e përkrahim plotësisht propozimin e presidentit Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Europian (KPE)”, tha Rama, i cili do të mbajë fjalën nga ora 13.30 -13.40.

Forumi i Pragës shihet me rëndësi nga presidenti fracez, Emmanuel Macron, ideator i Bashkësisë Politike Evropian. Para zhvillimit të tij, Macron është shprehur, se "shpreson që forumi i Pragës të ndihmojë në përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët e BE-së në Evropën” duke iu referuar Ukrainës, e cila më herët gjatë këtij viti mori statusin e vendit kandidat. Macron por edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka mbështetur ‘Bashkësinë Politike Evropiane', kanë thënë se "ky forum nuk duhet të jetë alternativë e zgjerimit të BE-së”. 

Në takimin e Pragës, asnjë lider evropian nuk përfaqësohet me ministrat e vet, me përjashtim të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili do t'u adresohet të pranishmëve përmes video-lidhjes për shkak të situatës së sigurisë në shtetin e tij. Në vend të tij, në Pragë do të jetë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

komuniteti politik evropian samiti i prages

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE