Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Mënyrë e re për të vjedhur/ Hajdutët kryejnë aktivitetin e tyre duke përdorur maska anti-Covid
27 Tetor 2020, 15:03Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
Grabitësit po përdorin maskat anti-covid për të vjedhur. Një grua e moshës 43 vjeç u sulmua nga dy të rinj që kishin në fytyrë maskën tipike kundër infeksionit teksa ajo ishte duke u kthyer për në banesë. Ngjarja raportohet sipas burimeve shumë të sigurta të gazetës Si të ketë ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Ali Kelmendi”. Sipas rrëfimit të gruas që u sulmua, ajo e pati të pamundur të identifikonte grabitësit që i ndërprenë rrugën dhe i këputën nga qafa varësen e floririt. Çështja u ekzaminua nga policët e komisariatit numër 6, sipas kallëzimit të D. Z., një rrobaqepëse që u gjend e vetme përballë dy djemve që asaj iu dukën të kujdesshëm nga covidi, por në realitet maskën anticovid e kishin vendosur në fytyrë për të mos u identifikuar.
Gruaja u kthye nga puna në orën 21.00, në dorë mbante çelësat e shtëpisë, në dorën tjetër kishte qesen e ushqimeve dhe e vetmja gjë e shtrenjtë për të ishte një varesë floriri me vlerë 20 mijë lekë të reja. D. Z dëshmon se si u shty, se si ia këputën varësen dhe se si u rrëzua përtokë e gjakosur. “Poshtë pallatit ishin dy djem të rinj, me maska covidi në fytyrë. Njëri prej tyre mbase ishte tek të 30-at. U vërsulën dhe direkt, njëri prej tyre më kapi nga dora dhe kërkoi të më tërheqë, tjetri më këputi varësen. U rrëzova dhe humba ndjenjat nga përdorimi i forcës”.
Gruaja e grabitur tregon se më pas është çuar dhe i është afruar lokalit më të afërt ku dhe ka kërkuar ndihmë. “Në pasqyrë pashë që isha e gjakosur dhe që po më rridhte gjak nga qafa. Pronari i lokalit njoftoi policinë”.
Siç bën me dije policia për gazetën Si, pasi është marrë dëshmia e 43-vjeçares, ajo është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë. “Ngjarja ka ndodhur në vend të pandriçuar dhe aty nuk ka kamera sigurie, – deklaron policia që pavarësisht se ka tentuar të marrë dëshmi të banorëve, nuk ka gjetur asnjërin prej tyre që do të mund të identifikonte grabitësit e maskuar me maskë covidi”.
MARRË NGA GAZETA SI
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Autoritetet policore kanë bërë më dije se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 621 qytetarë me nga 30,000 lekë të cilët janë kapur pa maskë. Gjithash...
TIRANË – Babai i vogëlushit Alivin Berisha ka folur për radikalizimin e ish-bashkëshortes së tij në Siri para 6 viteve. Në emisionin “Me zemër të hapur” ai...
SIRI– Në kërkim të shqiptarëve, video e anti-terrorit brenda kampit AL-Hol. Operacioni është zhvilluar kur trupat kurdë ndërronin turnet.Në videon e siguruar ng...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm në takimin e parë mes Endri Dumani dhe nënës së tij pas rikthimit nga Siria. Teksa nënë e bir takoheshin,...
TIRANE- Shefi i Anti-terrorit, Gledis Nano nuk i ka fshehur emocionet në fjalën e tij para gazetarëve. Jashtë aeroportit të Rinasit, ku doli pas zbritjes në Rin...
TIRANE-Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri është larguar përfundimisht nga sistemi. Këshilli i Lartë Gjyqësor e shkarkoi Mirin nga detyra duke pranua...
TIRANË– Hyn në qiellin shqiptar, aeroplani me të cilin po rikthehen të gjithë ata që po riatdhesohen nga kampi i Al-Holit në Siri. Pritet nga momenti në mo...
TIRANË- Biznesmeni Helidon Gjikoka, personazhi kryesor i artikullit të botuar disa ditë më parë në Dosja.al, (SKANDALI/ Gjyqtari i Apelit, Gramoz Levanaj d...
TIRANË– Familjarët e Endri Dumanit janë mbledhur në aeroportin e Rinasit duke pritur me sytë nga pista 14-vjeçarin. Nëna bashkë me kushërinjtë e tje...