LIVE UPDATES
Politike

“Meqë më ka xhan të më kishte dëgjuar”, Kokëdhima-Dades: Rama bajloz i epokës së errët të korrupsionit

9 Mars 2019, 11:52 Nga DOSJA
“Meqë më ka xhan të më kishte dëgjuar”,

Tiranë: Koço Kokëdhima kreu i Partisë Zgjidhja ka reaguar së fundmi ndaj ish-deputetes socialiste Arta Dades, e cila deklaroi së fundmi se me Rasmën nuk është takuar , madje edhe kur ishte në PS nuk e ka dëgjuar. 

“Nuk para jam takuar, vetëm kur më përshëndeti dhe më puthi nga një ekran televiziv. Meqë më ka aq xhan duhet të bëjë këtë që them unë dhe nëse më ka xhan duhet të më kishte dëgjuar mua. Nëse 20% do më kishe dëgjuar mua dhe kolegë të tjerë nuk do ishte në këtë situatë si sot”, u shpreh Arta Dade. (lexo këtu)

Kokëdhim shprehet se PS-ja është marrë peng nga Rilindja, njësoj si PD-ja nga SHQUP-i. Ai ka theksuar se kryetarët e partive janë bajlozë të  epokës së errët të korrupsionit. 

“PS-ja është marrë peng nga Rilindja, njësoj si PD-ja nga SHQUP-i, njësoj si të gjitha partitë e vjetra. Këto nuk janë parti politike me standarde e institucione. Këto kanë vepruar në pushtet si banda dhe si struktura mafioze të krimit të organizuar.  T’i çlirojmë partitë nga kryetarët uzurpatorë, nga këta bajlozë të epokës së errët të korrupsionit që janë bërë dhe e mendojnë veten si sulltanë. T’i demokratizojmë ato, t’i japin popullit sërish të drejtën e votës, të rikthejmë besimin dhe shpresën. ”, shprehet Kokëdhima. 

Shkrimi i plotë i Koço Kokëdhimës 

Ditën që Rama ‘shqyhej’ nga gratë e administratës në Fier, në një show të turpshëm qeveritar për të ngushëlluar kryeministrin më të braktisur që ka patur e majta shqiptare në historinë e saj 28-vjeçare, Arta Dade, foli si grua dhe socialiste e lënduar. Tha të vërtetat që ne të gjithë i dimë. Foli për një të majtë të asimiluar nga Rilindja, një PS që nuk është më demokratike dhe nuk i ngjan aspak PS-së së viteve ’96-’97.
E kuptoj shqetësimin, zemëratën dhe indinjatën e Zonjës Arta.
Me ndjenjë të lartë atdhetarie dhe përgjegjshmërie politike dhe qytetare, i nisa përpjekjet e mia për demokratizimin e PS-së në vitet 2014-2016. Nuk kisha mbështetjen e forumeve të larta të PS-së, por fitova atë të bazës. Në rajonin Vlorë-Gjirokastër, ku isha deputet për 30 muaj dhe drejtues politik për 8 muaj, afrova në PS mbi 16 mijë të rinj dhe të reja, të edukuar. Isha i bindur se vendi ka nevojë për parti përparimtare dhe me demokraci të lartë. Projekti im i rindërtimit trembi piramidën e Rilindjes dhe futi në panik shërbëtorët e saj që e panë se po humbnin kontrollin mbi strukturat e atriofizuara dhe të shpërbëra. Partia në rajon nuk ishte më kuleta e tyre e fryrë me favore, marrëveshje të ndyra, poste për t’u shitur dhe përdorur abuzivisht, tendera dhe fonde nga buxheti i shtetit, të cilat i ndanin me mentorët e tyre të Rilindjes në Tiranë. Në panik si Rama ishin edhe Saliu me drejtuesit e tjerë të partive të vjetra që shihnin tek demokratizimi rrënjësor i PS-së fundin e epokës së tyre në politikë. Liderët e të tri partive në fjalë, përmes një puçi, me ndihmën e gjykatësve të korruptuar të Gjykatës Kushtetuese, ndërprenë mandatin e deputetit dhe projektin tim për demokratizimin e PS-së dhe gjithë jetës së vendit, qeverisjes, partive, zgjedhjeve dhe institucioneve shqiptare.
Partia ZGJIDHJA lufton për të demokratizuar dhe çliruar vendin dhe shtetin tonë nga mafia e partive të vjetra.
Mikja ime, Arta!
PS-ja është marrë peng nga Rilindja, njësoj si PD-ja nga SHQUP-i, njësoj si të gjitha partitë e vjetra. Këto nuk janë parti politike me standarde e institucione. Këto kanë vepruar në pushtet si banda dhe si struktura mafioze të krimit të organizuar. Ato janë shndërruar në plaçenta që prodhojnë pushtet e pasuri të pakufizuara për kryetarët e tyre autokratë. Kryetarët janë Zoti mbi tokë. Në këto parti nuk ka asgjë tjetër. Anëtarësia është vetëm për t’u përdorur e shfrytëzuar për vota, vetëm lideri pyetet e dëgjohet. Këtyre këmbanave unë u rashë tri vite më parë, por socialistët e vjetër, nuk deshën t’i dëgjonin, sepse u dukej ende e ëmbël kolona zanore e Rilindjes, që sot është kthyer në muzikë funebre për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për socialistët e thjeshtë.
Projekti ynë, tezat e partisë ZGJIDHJA, janë përgjigjja dhe alternativa më e mirë në këtë periudhë kaq të vështirë për Shqipërinë.
Sot është 9 marsi, dita kur 22 vite më parë formohej qeveria e Pajtimit Kombëtar. PS-ja e atëhershme vinte në krye të qeverisjes së përkohshme e dhunuar dhe e përgjakur nga rregjimi brutal i Saliut. Sot ajo është e rrënuar më keq se kurrë ndonjëherë nga Saliu i saj që mban mbi krye. Saliu i PS-së dhe sekti kriminal i Rilindjes e kanë mbytur përfundimisht PS-në në batakun e krimit dhe korrupsionit, në trafiqe dhe në dhjetra akte tradhëtie ndaj shtetit dhe ndaj kombit tonë.
ZGJIDHJA nuk është një parti për kryetarin, por për anëtarësinë, nuk do një qeverisje gangsterësh që bën pasuri për 5 oligarkë, por për gjithë popullin dhe për biznesin e ndershëm, nuk do një vend që është parajsë për oborrin e qeverisë dhe ferr për qindra mijëra shqiptarë që ikin nga sytë këmbët.
E nderuar, mikja ime Arta!
Ky është momenti i duhur që çdo shqiptar i ndershëm të përqafojë projektin e partisë ZGJIDHJA. T’i çlirojmë partitë nga kryetarët uzurpatorë, nga këta bajlozë të epokës së errët të korrupsionit që janë bërë dhe e mendojnë veten si sulltanë. T’i demokratizojmë ato, t’i japin popullit sërish të drejtën e votës, të rikthejmë besimin dhe shpresën.
ZGJIDHJA është alternativa e vetme që i ka në themel të programit të saj këto teza e kauza dhe po punon me shqiptarët për t’i bërë realitet. Le të bëhemi bashkë për të shembur e dëbuar nga pushteti të gjithë Salinjtë e Shqipërisë dhe ta çlirojmë e shpëtojmë njëherë e mirë atdheun tonë të përbashkët.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta dade edi rama koço kokëdhima kryetarët e partive bajlozë ps arta dade edi rama koço kokëdhima kryetarët e partive bajlozë ps

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet