LIVE UPDATES
Sport

Mërgim Mavraj bëhet gati për boks: “Do të provoj ndeshje një me një”

9 Shkurt 2021, 15:57 Nga DOSJA

GJERMANI – Një lajm i keq këtë fundjavë mund t’i prishë të gjithë sezonin. Mërgim Mavraj doli nga fusha në fund të pjesës së parë në ndeshjen që Grojtherfurth fitoi 4-1 ndaj Vursburger Kikers dhe i katapulton në vendin e tretë, me vetëm 3 pikë nga Hamburgu i vendit të parë.

E teksa kjo ecuri fantastike në Bundesligën 2 mund të ndërpritet nga një dëmtim që mund të kërkojë pushim të gjatë, ish-kapiteni i Kombëtares bën një rrëfim special ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Mavraj në 360 gradë. Që nga largimet që u bënë pas Europianit, shorti aktual dhe objektivat për Kombëtaren.

Te pritshmëria për trajnerin Reja, analizën e skemës së mbrojtjes, keqardhjen për sulmuesit e Kombëtares por edhe ëndrrën për mbylljen e karrierës: “Kam ëndërr ta mbyll në Kosovë. Jo tani, është ende herët”, deklaron ndër të tjera ishkapiteni, teksa ka këshilla edhe për Hysajn dhe kritikat që ai merr.

Mavraj, gjithçka po shkonte mirë deri në atë dëmtim të së dielës. Si është gjendja juaj dhe si po shkon ky sezon?

Gjendja fizike imja ishte e mirë. Kam luajtur thuajse të gjitha ndeshjet, me përjashtim të përballjes së fundit në Kupë. Nuk kam luajtur në fund të vitit të shkuar një ndeshje dhe dy të parat e këtij viti, për shkak të një bllokimi në shpinë.

Isha mirë. Mirëpo ndodhi një dëmtim, diçka e përsëritur. Nuk di të them, por të paktën do të pushoj 2 javë. Mund të zgjasë edhe shumë më shumë pushim.

E synoni mbylljen e karrierës në elitë, ku e nisët në 2007-ën?

Normalisht që është më mirë ta mbyllësh në Bundesligën 1 sesa në të dytën. Por ëndrra ime është që ta mbyll në kampionatin kosovar. Besoj që pavarësisht se ku do ta përfundojë sezonin Grojtherfyrt vitin e ardhshëm apo më saktë vitet e ardhshme, duke qenë se nuk kam ndërmend ta mbyll karrierën tani, dua ta përfundoj në Kosovë. E kam ëndërr.

Po stërviteni shumë për boks. Pse ky fiksim apo pasion?

Para disa vitesh jam mësuar me lëvizjet dhe teknikat e trupit në lidhje me boksin apo goditjet të cilat i mësova në mënyrë teknike. Prej një viti po bëj stërvitje të plota. Në këtë moshë kam nisur që të stërvitem dhe si të thuash të aktivizoj edhe disa pjesë të trupit që në këto 15-vitet e fundit kanë në fjetje sepse nuk e përdorim të gjithë muskulaturën. Gjendja fizike përmirësohet. Bëhesh më i fortë. Shërben shumë, sidomos në moshën time, për të qenë më në formë.

E keni menduar ndonjëherë të provoni ndeshje boksi?

Normalisht që do të tentoj të futem në ndeshje boksi. Nuk do të tentoj të bëhem profesionist dhe të jem për kampionat, por të kem ndeshje sepse më pëlqen shumë luftimi një me një. Më pëlqen sepse njeh mentalitetin tënd, njeh trupin tënd në një mënyrë ndryshe, jo si në skuadër kur mendon se ke edhe dhjetë shokë në fushë që do të ndihmojnë apo do t’i ndihmosh. Në një sport si boksi, je Zoti i vetvetes.

Sipas jush, është më i fortë ky brez apo ai i “Euro 2016”?

Është shumë e vështirë ta thuash nëse janë më të fortë. Pra, më të fortë për nga personaliteti nuk besoj aspak se janë. Sepse ne kemi pasur lojtarë me shumë karakter, personalitet dhe me shumë vullnet për të dhënë gjithçka. Dhe kur e them gjithçka, me të vërtetë gjithçka! Në këtë aspekt force, nuk besoj që janë më të fortë sesa ne. Por, kjo s’do të thotë që brezi i sotëm nuk është i fortë. Ama, bindja jonë ka qenë pfff.. E paluhatshme! Kurse për nga talenti, cilësitë e tyre unë mund të them se kam një ide ndryshe nga të tjerët.

Çfarë ideje, çfarë doni të thoni me këtë?

Dua të them që për shembull, Loriku (Cana) me këto mundësi siç janë tani, atëherë ndoshta do të kishte luajtur me Real Madridin. E them këtë sepse tani ju jepet shans të rinjve. Kanë mundësi të tregojnë veten në ekipe të mëdha. Kurse kur isha 22-23-vjeçar më thoshin që je i ri akoma për të luajtur në Bundesligën 1.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport


Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët