LIVE UPDATES
Bota

Merkel në fjalën e Vitit të Ri e quan pandeminë detyrën e shekullit

31 Dhjetor 2020, 12:49 Nga DOSJA
Merkel në fjalën e Vitit të Ri e quan pandeminë detyrën

Në fjalimin me rastin e Vitit të Ri, me gjasë fjalimi i fundit për këtë rast, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pranuar, se këto kohë janë të vështira për Gjermaninë. “Këto ditë dhe javë, nuk ka asgjë për të zbukuruar janë kohë të vështira për vendin tonë. Dhe do të jetë kështu për një periudhë, tha Merkel në fjalimin e publikuar paraprakisht. “Në 2020-n erdhi tek ne diçka, të cilën bota nuk e kishte llogaritur. Një virus, deri më atëherë i panjohur depërton në trupat tanë, në jetët tona. Ai na godet aty, tek më njerëzorja: në kontaktin e ngushtë, në përqafime, në festime.”

Pandemia e Coronës dhe përballimi i saj sipas fjalëve të Merkelit paraqet “detyrën e shekullit në anën politike, shoqërore dhe ekonomike.” Në fjalimin tradicional, Merkel i falënderoi qytetarët për besimin dhe durimin e tyre. Kancelarja kujtoi edhe viktimat e pandemisë, e megjithë shpresën për vaksinimin u shpreh për durim dhe qëndrueshmëri. “Për një kohë të caktuar do të varet nga ne, se si do të dalim nga kjo pandemi. Dimri është dhe mbetet i vështirë.” Gjithsecili do duhet të japë kontributin e tij për zbutjen e pandemisë. “Ne e dimë, se çfarë mund t’i kundërvemë virusit. Krahas vaksinës, mjetin më efektiv e kemi në dorë, duke respektuar rregullat, çdonjëra e çdonjëri prej nesh.

Një moment për t’u ndalur e mbajtur zi

“Në fund të këtij viti rraskapitës do të thotë që edhe të ndalemi një moment për të mbajtur zi”, tha Merkel. “Ne si shoqëri nuk duhet të harrojmë, se sa vetë kanë humbur një njeri të dashur, pa mundur t’i qëndrojnë pranë në orët e fundit. Unë nuk mund ta zbus dhimbjen e tyre. Por unë mendoj këtë moment për ta“, u shpreh Merkel.

Ky vit është edhe një vit “në të cilin kaq shumë njerëz janë ngritur mbi veten, pa e bërë këtë të madhe”, theksoi Merkel në fjalimin e saj të 16-të si kancelare për Vitin e Ri. Këtë na e tregojnë mjekët dhe infermierët në spitale, në shtëpitë e kujdesit dhe njësi të tjera, punonjësit në zyrat e shëndetësisë, por edhe “gatishmëria për angazhim e Bundeswehrit.” Një numër njerëzish ndihmuan që “jeta jonë të vazhdojë megjithë pandeminë: në supermarkete, në transportin e mallrave, në filialet e postës, në autobusë e metro, në qendrat e policisë në shkolla, kopshte, në kisha dhe në redaksi.” Merkel u shpreh me mirënjohje, se sa shumë njerëz e mbajnë të disiplinuar maskën, se si kujdesen të ruajnë distancën”. “Këtu shfaqet për mua qartë, ajo çfarë e bën të mundur një jetë në një shoqëri humane: ndjeshmëria për tjetrin, largimi nga epiqendra i vetvetes, vetëdija e sensit shoqëror.”

Fytyra të shpresës

Duke iu referuar fushatës së vaksinimit që filloi të dielën (27.12) në Gjermani, Merkel tha, se prej disa ditësh shpresa ka fytyrat e saj. “Ato janë fytyrat e të vaksinuarve të parë, të të moshuarve dhe kujdestareve e kujdestarëve të tyre, të personelit mjekësor në stacionet spitalore të trajtimit intensiv, jo vetëm tek ne, por në të gjtha vendet europiane dhe shumë vende të tjera.” Merkel tha, se edhe “unë do të vaksinohem, kur të më vijë radha”.

Kancelarja gjermane theksoi, se megjithë përqëndrimin tek pandemia, që e vendos vendin para detyrave “të jashtëzakonshme” Gjermania nuk duhet të harrojë edhe detyrat e tjera.

“Jo vetëm që me fillimin e pandemisë, bota në të cilën jetojmë po ndryshon me shpejtësi dhe me themel.” Prandaj është kaq e rëndësishme që Gjermania “me të gjithë fuqinë dhe kreativitetin e saj” të zhvillojë ide të guximshme për të ardhmen”, si për shembull një ekonomi miqësore ndaj klimës.

Fjalimin me rastin e Vitit të Ri, që në Gjermani transmentohet në orën 20:10, Merkel e mbylli personalisht. Për shkak se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kandidoj më, “sipas të gjitha gjasave, është edhe hera e fundit që iu drejtohem si kancelare”. “Mendoj, se nuk e ekzagjeroj, nëse them: Asnjëherë në këto 15 vjet nuk e kemi ndjerë kaq të rëndë vitin që po mbaron, dhe asnjëherë, megjithë shqetësimet e skepticizmin, nuk i hedhim sytë me kaq shpresë drejt vitit të ardhshëm. Merkel u uroi të gjithëve “shëndet, besim, dhe bekimin e zotit për Vitin e Ri 2021.”

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel gjermani angela merkel gjermani

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit