LIVE UPDATES
Bota

Merkel uron Biden për fitoren e zgjedhjeve në SHBA: Joe ka dekada përvojë në politikën e brendshme dhe të jashtme

9 Nëntor 2020, 14:46 Nga DOSJA
Merkel uron Biden për fitoren e zgjedhjeve në SHBA: Joe ka dekada

GJERMANI- Kancelarja Angela Merkel përgëzoi Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe në të njëjtën kohë bëri thirrje për aleancë të ngushtë transatlantike. “Amerika është dhe do të mbetet aleati më i rëndësishëm i Gjermanisë,” tha Merkel në deklaratën e saj për media, të hënën paradite, 9.11.2020, në Berlin. Ajo nënvizoi vlerat dhe interesat e përbashkëta të dy vendeve.

“Së bashku përballë sfidave”

“SHBA dhe Gjermania, si anëtare e BE-së, duhet të qëndrojnë së bashku për t’u bërë ballë sfidave të mëdha të kohës sonë”, tha Merkel duke numëruar krizën e shkaktuar nga koronavirusi, ngrohjen globale, terrorizmin ndërkombëtar, dhe luftën për një “ekonomi të hapur botërore dhe tregti të lirë“. Kjo është baza e mirëqenies në të dy anët e Atlantikut, tha kancelarja më tej.

Merkel theksoi, se SHBA “me të drejtë” presin që Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane të marrin më shumë përgjegjësi dhe të bëjnë përpjekje më të mëdha për të ruajtur paqen dhe lirinë. Evropianët janë tashmë të vendosur në këtë rrugë, theksoi Merkel.

Urime për Harris

Merkel i uroi edhe një herë fituesit Biden dhe Harris pasi i kishte uruar ata në fundjavë me anë të një mesazhi në Twiiter. “Joe Biden ka dekada përvojë në politikën e brendshme dhe të jashtme. Ai e njeh mirë Gjermaninë dhe Evropën. Kujtoj me kënaqësi takimet dhe bisedat e mira me të”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel para medias..

Ajo uroi edhe Kamala Harris, “gruan e parë në postin e zëvendëpresidentes së vendit”. “Si grua dhe bijë e dy emigrantëve, ajo është një shembull dhe frymëzim për shumë njerëz”.

“Joe Biden ka dekada përvojë në politikën e brendshme dhe të jashtme. Ai e njeh mirë Gjermaninë dhe Evropën. Kujtoj me kënaqësi takimet dhe bisedat e mira me të”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Mirënjohëse përjetë”

Deklarata e kancelares gjermane fillimisht ishte parashikuar për të dielën pasdite, por u shty për të hënën, 9.11.2020. Një ditë kjo e ngarkuar me simbolikë për Gjermaninë: Prandaj, edhe Merkel në fillim të prononcimit të saj për media, shfrytëzoi rastin të kujtonte dy ngjarjet më të rëndësishme, edhe për të kujtuar lidhjet historike të vendit të saj me Shtetet e Bashkuara.

“Kjo ditë na kujton më të mirën dhe më të keqen e historisë sonë. Na kujton turpin e 9 nëntorit 1938, pogromet kundër bashkëqytetarëve hebrenj në të gjithë vendin, njerëzit që u dërguan drejt vdekjes, sinagogat që u dogjën, dyqanet që u shkatërruan. Ne përkujtojmë me ndjenjë turpi viktimat e krimeve kundër njerëzimit të bëra nga Gjermania, e Shoa-së, por ne përkujtojmë edhe brohoritjet, gëzimin e ngazëllyer të njerëzve, kur këtu pranë, te Porta e Brandenburgut dhe përgjatë Murit të Berlinit, kjo ngrehinë e tmerrshme fillimisht u hap, e më pas u rrëzua“, tha kancelarja.

Merkel kujtoi se bashkimi i mëpasshëm i Gjermanisë, 30-vjetori i të cilit u festua më 3 tetor të këtij viti, nuk do të realizohej pa rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: “Unë do t’u jem mirënjohëse përjetë”, tha ish-qytetarja e RDGJ-së, Merkel.

Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA ishin vështirësuar shumë në kohën e qeverisjes së presidentit Donald Trump. Pas fitores së Biden-it, pothuajse të gjitha partitë në Gjermani dhe vëzhguesit presin një çtensionim dhe përmirësim të dukshëm në shumë fusha.

MARRË NGA DW

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel joe biden angela merkel joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet