LIVE UPDATES
Aktualitet

“Merr thikën ta therim”, qiraxhinjtë rrahin pronaren e shtëpisë në Tiranë: Na preu në besë, na nxorri nga shtëpia (

15 Tetor 2019, 14:38 Nga DOSJA
“Merr thikën ta therim”, qiraxhinjtë rrahin pronaren e

Të gjesh një shtëpi me qira në Tiranë, më të vështirë e kanë të rinjtë sesa çiftet apo prindërit me fëmijë. E gjitha lidhet me garancitë që kërkojnë qiradhënësit, jo vetëm për të mos shkatërruar banesën nga beqarët apo studentët, por edhe që në fund të muajit të kenë pagesën e qirasë të sigurt që do përfundojë në xhepat e tyre. Zonat preferenciale të kryeqytetit që për rrjedhim janë të shtrenjta për ata që jetojnë me qira, janë apartamentet në “Rrugën e Elbasanit” apo shtëpitë private te Vilat Gjermane, që variojnë nga 250 deri në 350 mijë lekë. Zonë e lakmuar është edhe zona e Bllokut, rruga “Myslym Shyri”, Tirana e Re dhe çdo zonë tjetër që gjendet në afërsi të fakulteteve. Por, bashkë me sfidat për të gjetur shtëpi me qira, që nga ato tradicionalet, pra afishimi i qirave përmes shtyllave apo furrave të lagjes, apo më modernet, dhënie me qira përmes agjencive, edhe lirimi i shtëpisë ka vështirësi më vete.

Së paku, me një rast të tillë po merren agjentët e policisë në Drejtorinë e Qarkut Tiranë.

Sherri për të larguar qiraxhinjtë nga banesa ka denigruar aq rëndshëm, sa të dyja palët i kanë zënë derën oficerëve të krimeve. Pronarët pretendojnë se qiramarrësi i ka kërcënuar me fjalët: “Me mua je në gjak”. Ndërsa këta të fundit i kanë thënë “se pronari i kishte hedhur në rrugë”.

Vjollca Begaj nga Mati denoncon se kishte rënë dakord me një çift të ri që t’ua jepte shtëpinë me qira derisa të gjente një blerës për banesën. Gruaja tregon se çifti menjëherë sapo ishte njoftuar për ndryshimin e situatës, kishte rënë dakord të bënin gati valixhet. Por, siç mëson Gazeta “Si”, nga burimet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, disa orë më vonë pronarja ka marrë telefonatë nga qiraxhiu, i cili e paralajmëron: “Vjollca në rast se nuk do ta shesësh shtëpinë, më ke gjakun borxh”.

Gruaja i thotë policisë se menjëherë ka shkuar në banesën ku jeton çifti dhe ka kërkuar të komunikojë me qiraxhiun që quhet Genci. Por, menjëherë ai është shfaqur në korridor dhe ka thërritur bashkëshorten: “Merr thikën ta therim”.

Kaq ka mjaftuar që gruaja të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë, por ajo është qëlluar me grushte. Ndërkohë, grushtet nuk janë kursyer edhe për një grua tjetër që ka tentuar të ndërhyjë.

Por, ndërsa policia beson se bëhet fjalë për kanosje dhe dëmtime të tjera me dashje, janë shënuar në procesverbal edhe shenjat që gruaja kishte në krahë.

Por, çfarë thonë qiramarrësit? Dihet që e vërteta nuk i përket asnjërës palë, për sa kohë që hetimi është bazuar mbi dëshmi dhe deklarata të të dyja palëve?

Fillimisht pyetet shtetasja Enada nga Tropoja. 29-vjeçarja sqaron se shtëpia ishte marrë me qira pa dokument konkret, por vetëm bazuar në fjalë e në besë. Qiraja e fundit ishte paguar këtë muaj me premtimin se çifti do qëndronte deri në prill të 2020-s.

Enada: Por pronarja më telefonoi në darkë dhe më kërkoi të liroja shtëpinë. I kërkova të më jepte kohë, pasi kam dy fëmijë të vegjël, sa të gjeja një shtëpi tjetër. Gjatë këtij debati për datën se kur duhet të dilnim, bie zilja, derën e hap vajza e vogël. Në shtëpi hyri Vjollca dhe duke bërtitur, kërkoi ta lironim shtëpinë, pasi ajo theksonte që shtëpia ishte e saj. Burri kërkoi dhe i tha të dilte jashtë e të flisnin jashtë, por ajo filloi të godiste dhe bashkë me të ishte edhe një grua tjetër.

Edhe qiramarrëses i është bërë këqyrje e trupit, ku janë konstatuar hematoma në fytyrë dhe në duar. Si fillim, policia i ka dërguar të dyja palët për ekspertim që rezultuan me gërvishtje, por materialet pritet të referohen në polici për Genci Dautajn, për dyshimet e kanosjes përderisa ka dyshime se ka kërcënuar dhe ka folur për gjakmarrjen, ndërsa për gratë e tjera për dëmtime të tjera me dashje, tha për Gazetën “Si” një burim jozyrtar i policisë.

Së paku, nga kjo histori, ju që kërkoni një shtëpi qofshi studentë, çifte të reja apo prindër merreni një mësim. Që mos t’ju nxjerrin befas nga shtëpia, kërkoni një kontratë.

Edhe të tjerët që japin banesën me qira, mos u bëni nopranë, kontrata ju shpëton nga sherri dhe nga kërcënimet. Sepse tek e fundit, nuk është dhe aq e lehtë të zhvendosesh me çanta në krahë. Marrë nga GazetaSi

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet probleme me qirate shtepi me qira ne tirane vjollca begaj probleme me qirate shtepi me qira ne tirane vjollca begaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet