LIVE UPDATES
Aktualitet

Artan Hoxha publikon MESAZHIN: Si u informua Basha për ngarkesën te ‘Toyota Yaris’

11 Shkurt 2022, 12:24 Nga DOSJA
Artan Hoxha publikon MESAZHIN: Si u informua Basha për ngarkesën te

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një mesazh që daton më 20 qershor 2018, i cili pretendohet se ka informuar kryedemokratin Lulzim Basha për futjen e parave brenda mjetit “Toyota Yaris”. Në një postim të bërë në faqen e emisonit të tij ‘Xhungël nga Artan Hoxha’, gazetari shkruan se dje, Basha nuk dëshmoi dot në SPAK se nga i erdhi informacioni, ndaj dhe bëri vetë analizën, e me ligjin e përjashtimit doli vetëm në dy mundësi. Në postimin e tij krahas mesazhit të marrë për ngarkesën që po vinte, Artan Hoxha shkruan se ose Basha është informuar nga një prej grupeve kriminale rivale të asaj që po sillte “mallin”, ose mund të ketë ndodhur që informacioni  të ketë dalë nga ndonjë agjensi e zbatimit të ligjit. Megjithatë Basha nuk është përgjigjur për asnjë prej tyre.

“Mundësitë që kreu i opozitës të kishte këtë informacion kaq të saktë, për një lëvizje miliona eurosh të krimit të organizuar janë vetëm dy. E para; njëri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opozitën në mënyrën që operacioni i kundërshtarëve të tyre të bëhej public dhe paratë të kapeshin duke dëmtuar rëndë rivalet. E dyta; informacioni “rrodhi” nga ndodjë agjensi e zbatimit të ligjit, ku një zyrtar “dashamirës” i opozitës, duke mos patur besim te eprorët e tij, njoftoi për dijeni dhe Lulzim Bashën…,”-shkruan gazetari Artan Hoxha.

Ndërsa nxjerr edhe mesazhin që ka shkuar në celularin e dikujt, emri i të cilit është mbajtur anonim, të nisur më 20 qershor, në orën 09:31.

“Z.x, desha të informoj për diçka me rëndësi sot deri nga darkë në njerëz nga pikat kufitare Durrës ose 90% Han i Hotit, ose Murriqan pritet të futet sot një karrotrec me disa mjete të ngarkuara dhe njëri nga mjetet ka të fshehur një sasi të madhe parash të një klani trafiku,”-shkruhet në mesazhin e marrë.

 

 

 

 

A post shared by Xhungel nga Artan Hoxha (@xhungelngaartanhoxha)

POSTIMI I PLOTË:

Si u njoftua Basha per Toyota Yaris Nje ndihme e vogel per Bashen, qe nuk deshmon dot se nga e mori informacionin per ardhjen e Toyota Yaris me 1.5 milione euro te narkotrafikut. Por dhe nje indicie per prokuroret belg, perpara se te largohen nga Shqiperia, qe te mos lodhen me linjen Bruksel-Tirane, per te marre ne pyetje shefin e PD-se zyrtare. Pyetja baze e prokuroreve federale belg, por dhe e opinionit shqiptar, eshte si e mori vesh Lulzim Basha se drejt Shqiperise po vinte nje autoveture me nje sasi te madhe parash te narkotrafikut??!! Saktesia e informacionit qe ai publikoi ne Kuvendin e Shqiperise me 22 qershor 2018, eshte e denje per skena filmash te Netflix. Informacioni i Bashes, ishte aq i sakte, sa duket e çuditeshme pse pronaret e 3.4 milione eurove, vendosen te mos e ndryshojne itinerarin e trajlerit te nisur nga Belgjika. Ngjarjet ne 48 oret ne vijim, u përhapn pike per pike siç e deklaroi Basha ne kuvend. Me te vetmin ndryshim, parate nuk ishin te grupeve te Elbasanit, qe kishin lidhje me pushtetin siç tha Basha, por te nje grup tjeter, i cili per fat te keq rezultoi se kishte lidhje me Bashen dhe partine e tij. Mundesite qe kreu i opozites te kishte kete informacion kaq te sakte, per nje levizje miliona eurosh te krimit te jane vetem dy.E para; njeri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opoziten ne menyren qe operacioni i kundershtareve te tyre, te behej publik, dhe te kapeshin duke demtuar rende rivalet. E dyta; “rrodhi” nga ndonje agjensi e rregullit të ligjit, ku një zyrtar “dashamires” opozites, mos patur besim te eproret e tij, njoftoi për dijeni dhe Lulzim Bashen…Kronologjia e informacioneve rrodhi në këtë mënyrë; 22 qershor 2018, Basha denoncon ne kuvendin e transferimit e parave te narkotrafikut nga Europa drej Shqiperise, nga nje organizate kriminale, e cila ka lidhje me qeverine e Rames dhe me eksponente te rendesishem te PS-se. Ai tha se 1.5 milion euro po vinin ne Shqiperi me nje Toyota Yaris.24 qershor 2018. Policia e Shtetit, ben “bingo”, pasi ndalon ne portin e Durresit nje trajler qe vinte nga Belgjika, ne te cilin kapen dy autovetura Toyota Auris, me 3.4 milione euro brenda tyre.

Ditën e djeshme, hetuesit belgë morën në pyetje për dy orë e 20 minuta kryedemokratin Lulzim Basha, në cilësinë e personit në dijeni. Nga dosja deri më tani është mundur që të mësohet se po i shkohet pas një grupi kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastron para me ndihmën e zyrtarëve, por ende nuk janë zbardhur detaje apo emra të personave të përfshirë. Aktualisht prokurorët dhe oficerët belgë ndodhen në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK, ku kanë bërë një listë prej 22 personazh që duan të marrin në pyetje, ndërsa hetimet po zhvillohen edhe në shtetin belg.

Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e miliona eurove. Basha tha se në vendin tonë do të vinin 5 milionë euro, por në fakt në Portin e Durrësit u numëruan vetëm 3 milionë e 470 mijë euro. Deklarata e Bashës ndryshoi itinerarin pasi makinat që supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës, devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit drejt Durrësit. Balla e fitoi edhe gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje. Fillimisht për këtë dosje u arrestuan gjashtë persona, por të gjithë u liruan përveç Elvis Vladit, që u dënua me 1.5 vite burg për veprën penale të mosdeklarimit të parave në kufi, duke sfumuar akuzën fillestare “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe shoferit të kamionit Agim Ceka. Ky i fundit vuan dënimin me 2 vite e 4 muaj burg për “armëmbajtje pa leje”. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro toyota yaris artan hoxha lulzim basha 3.4 mln euro toyota yaris artan hoxha lulzim basha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj