LIVE UPDATES
Politike

Meta dekoron Pastorin Muça me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

13 Prill 2022, 15:47 Nga DOSJA
Meta dekoron Pastorin Muça me Titullin “Kalorës i Urdhrit

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Pastorin e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Fitor Muça. Më anë të një ceremonie në presidencë, Meta ka deklaruar se Pastori Muça është dekoruar me motivin: Me mirënjohje për përkushtimin e pandërprerë gjatë tri dekadave, në ndihmë të njerëzve në nevojë; për shërbesën në mbjelljen e shpresës si dhe në fuqizimin e vlerave njerëzore e kombëtare në shoqërinë shqiptare post-komuniste. Në vlerësim të angazhimit të veçantë dhe vetëmohues gjatë krizës së Kosovës si dhe për punën e palodhur për t’u ardhur në ndihmë shumë të pastrehëve në qytetin e Tiranës.

Në fjalën e tij drejtuar familjarëve, drejtuesve dhe anëtarëve të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, pjesëmarrës në ceremoninë e dekorimit, Meta u shpreh se Muça e ka nisur këtë rrugëtim 30 vite më parë dhe se gjatë kësaj periudhe ka ndihmuar njerëz në nevojë si dhe të pastrehë.

“Të nderuar pjesëmarrës, të dashur miq dhe të ftuar, zonja dhe zotërinj. Është kënaqësi të jemi sot, së bashku, për të vlerësuar kontributin e pastor reverend Fitor Muçës, i cili prej tri dekadash i është përkushtuar me shpirt e zemër mbjelljes së shpresës dhe mbështetjes së njerëzve më në nevojë. Në një moment të veçantë të shoqërisë sonë, siç qenë ngjarjet që sollën pluralizmin politik, pastor Muça hyri në rrjedhën e ndryshimit epokal, të hapjes së besimit në Perëndinë.

Ai e nisi këtë udhëtim 30 – vjet më parë, përmes themelimit të kishës ungjillore ‘Rilindja’, si një shërbesë shpirtërore, që prek individin, shoqërinë dhe kombin. Në përditshmërinë e përkushtimit, pastor Fitor Muça iu ka shërbyer njerëzve në nevojë dhe të pastrehëve, në të gjithë hapësirën e qytetit të Tiranë, për sigurimin e bukës së përditshme, falë edhe mbështetjes dhe ndihmës së Fondacionit ‘Shpresë për Shqipërinë’. Këtë nevojë njerëzore dhe sociale, pastor Muça vazhdon ta përmbushë edhe sot, duke ofruar ushqim të ngrohtë për 5 ditët e javës për rreth 100 persona.

Në jetën e Pastor Muçës është ndërthurur ndjeshmëria njerëzore dhe përkushtimi, duke ofruar ndihmesë shpirtërore dhe sociale. Përkujdesi i tij për nevojat e komuniteteteve është i vazhdueshëm dhe po ashtu, është vëmendja e pandërprerë ndaj shqetësimeve të tyre, që kërkojnë zgjidhje. Këto tipare të rëndësishme të Pastor Muçës kanë spikatur fort në një periudhë të vështirë për vendin, gjatë luftës së Kosovës, kur shërbeu si drejtues në Qendrën Tranzite të Refugjatëve nga Kosova, të ngritur në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’.

Në bashkëpunim me UNHCR-në (Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuar për Refugjatët), Reverend Muça shërbeu si koordinator, në mars-qershor 1999, duke akomoduar dhe shpërndarë në hapësira të tjera, rreth 100.000 kosovarë. Po në këtë periudhë intensive, Pastor Muça hapi një qendër akomodimi për 120 shqiptarë të Kosovës, duke e kthyer atë në Shtëpinë e Shpresës, për vëllezërit dhe motrat tona, në kohën më tragjike të gjenocidit serb. Përballja me dhimbjen njerëzore të shqiptarëve të Kosovës u bë nxitja dhe thirrja e veçantë për Pastor Muçën, për t’u vendosur edhe në Gjakovë e Skijan.

Në Kosovë, Pastor Muça iu shërbeu e ndihmoi 200 familje jetimësh, siguroi mbështetje financiare për disa familje dëshmorësh dhe ndihmoi në rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga zjarrvënia e forcave serbe. Në këtë udhëtim të gjatë të jetës së tij, pastor Muça e ka shtrirë veprimtarinë, si shërbestar besimi edhe në rininë shqiptare, për të përcjellë modelin qytetar, njerëzor e atdhetar te më të rinjtë shqiptarë. Ndërkohë që, një vend të veçantë në jetën e tij zë këmbëngulja për njohjen e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, si komuniteti i pestë zyrtar fetar në vendin tonë. Fillimisht si Zëvendëspresident, e më pas si President, Pastor Muça udhëhoqi hap pas hapi, dhe siguroi mbështetjen e duhur për njohjen e Vllazërisë Ungjillore Shqiptare, duke i dhënë kështu vendin e merituar në historinë tonë kombëtare, si promovuese e atdhetarizmit dhe e krishtërimit.

I gjithë ky rrugëtim njerëzor, intelektual, shoqëror, fetar e atdhetar dëshmon dashurinë dhe përkushtimin e Pastor (Reverend) Fitor Muçës, për t’i shërbyer kombit shqiptar. Pastor Muça ia ka dedikuar jetën ndryshimit të vërtetë të shoqërisë e të kombit, përmes dashurisë dhe përkushtimit ndaj çdo individi në nevojë, duke ndjekur shembullin e shenjtores sonë, Nënë Tereza e cila ka thënë: “Dashuria e madhe nuk matet, vetëm jepet”. Prandaj është kënaqësi të jemi së bashku sot, për të vlerësuar përtej individit, çdo gjurmë dhe shenjë, që Pastor Muça ka lënë në jetën e shumë njerëzve. Ju faleminderit!”, tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fitor muca ilir meta fitor muca ilir meta

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron