LIVE UPDATES
Politike

Meta dekreton 4 ligje: Presidenti mirëpret nismat që na afrojnë me Evropën

5 Gusht 2020, 16:35 Nga DOSJA
Meta dekreton 4 ligje: Presidenti mirëpret nismat që na afrojnë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot 4 dekrete, duke shpallur 4 ligje. Në një njoftim të bërë nga Presidenca, mësohet se Meta ka dekretuar ndryshimet në Kodin Ajror, ligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare” dhe ligjin  “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Sipas Metës dekretet janë firmosur pas studimit të plotë të ligjeve dhe shkruan se çdo nismë ligjore që synon realisht përafrimin e legjislacionit shqiptar në përgjithësi dhe atij në fushë e transportit ajror në veçanti, në përputhje me Acquis të Bashkimit Europian, mirëpritet nga Presidenti i Republikës. Për

NJOFTIMI I PLOTË

Sot, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë:

1) Ligjin nr. 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”. Çdo nismë ligjore që synon realisht përafrimin e legjislacionit shqiptar në përgjithësi dhe atij në fushë e transportit ajror në veçanti, në përputhje me Acquis të Bashkimit Europian, mirëpritet nga Presidenti i Republikës. Për më tepër kur ndryshimet në legjislacionin e brendshëm synojnë të përmbushin një pjesë të detyrimeve të Marrëveshjes për Krijimin e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit Civil.

Shqipëria si shtet anëtar i ICAO-s (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) dhe si aspirant për t’u asociuar në EASA (Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë në Operim të Aviacionit), ka detyrimin e përmirësimit të legjislacionit për përdorimin e hapësirës ajrore shqiptare në mbrojtje të sigurisë në fluturim dhe të të drejtave e interesave të pasagjerëve.

2) Ligjin nr. 108/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit””.

3) Ligjin nr. 109/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare””.

4) Ligjin nr. 110/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Përmes këtyre 3 ligjeve shtyhen afatet e fillimit të efekteve ligjore për vënien në funksionim të plotë të sistemit të ri të monitorimit të qarkullimit dhe afatet për raportim nga subjektet që kanë detyrim deklarim sipas kuadrit të ri ligjor.

Këto tre ndërhyrje në ligjet ekzistuese, janë dekretuar me shpallje, për të respektuar nevojën e institucioneve dhe njëkohësisht edhe të subjekteve për më shumë kohë, për t`iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor. Presidenti i Republikës, evidenton se, Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi,  në ndërmarrjen e nismave dhe miratimin e ligjeve bazë, duhet të kishin vlerësuar më mirë të gjitha të dhënat faktike për përcaktimin e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën e amendimeve të vazhdueshme të ligjeve të miratuara rishtaz.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta dekreton 4 ligje ilir meta meta dekreton 4 ligje

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen