Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Gjykata e Lartë bëhet me 7 anëtarë, Meta dekreton 4 emrat e rinj, kritika KLGJ: Shpejtoni procesin! Me këto ritme përfundo
19 Mars 2021, 13:21Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi janë kanë marrë emërimin sot, duke e çuar totalin e anëtarëve të Gjykatës në 7 nga 19 që duhet të ketë në përbërjen e saj. Bashkë me dekretimin, Meta nuk i ka kursyer akuzat ndaj Këshillit të Lartë të Gjyqësorit duke e akuzuar se po ecën me ritme të ngadalta. Kreu i shtetit shtoi me ironi se nëse KLGJ ecën me të njëjtat ritme, Gjykata e Lartë do të plotësohet në mars të vitit 2024.
“Presidenti i Republikës, vlerëson të risjellë edhe njëherë në vëmendje të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë institucioneve të tjera të përfshira në këtë proces, se bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, është me rëndësi jetike për vendin, dhe lidhet direkt me integrimin Europian dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Plotësimi me të gjithë trupën e nevojshme gjyësore të Gjykatës së Lartë duhet të jetë prioriteti kryesor i Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor, respektimin e të drejtave e lirive themelore të njeriut, dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomiko-financiar të shtetit Shqiptar, por nga ana tjetër përbën një çështje jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë,“-shkruhet nga Presidenca.
ANËTARËT E RINJ:
• Sokol Binaj të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë; • Albana Boksi të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë; • Sandër Simoni të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë; • Klodian Kurushi të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
“Të emëruarit” e rinj do t’i bashkohen kuorumit që deri më tani ishte përbërë nga: Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda. Ndërsa Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi, do të lënë të lirë postin e tyre në Gjykatën e Posaçme, e njohur ndryshe si GJKKO, e cila do të mbetet me 6 anëtare. Emërimet e reja nga kreu i shtetit janë përshëndetur edhe nga ndërkombëtarët, konkretisht ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– KQZ i ka bërë thirrje partive politike të ndalin gjuhën e ashpër dhe sjelljen konfliktuale që kanë filluar në këtë fushatë elektorale.Në njof...
GJIROKASTËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashës iu dhurua jeleku tradicional në Gjirokastër. Ishte një grua artizane, ajo e cila i dhuroi Bashës...
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka reaguar për përplasjen fizike mes kandidatit për deputet Luciano Bocit dhe biznesmenit Gjergj...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur i shqetësuar lidhur me rritjen e punësimeve para zgjedhjeve në administratë shtetërore.Meta thotë se rrit...
GJIROKASTËR– Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë vizitës në qytetin e Gjirokastrës, është ndalur në shtëpinë e Kokalarëve në Gjirokastrës. Gjatë bisedës një ...
TIRANË– Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka ironizuar takimin e Kryedemokratit Lulzim Basha në Gjirokastër. Ai ka ndarë një artikull të postuar nga ...
GJIROKASTËR– Kreu i Partisë Demokratike është ndaluar në sheshin pranë stadiumit të qytetit të Gjirokastrës, ku ka mbajtur dhe dhe një fjalë të shkurtër. M...