Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Meta e fajësoi për krizën në Kakavijë/ Rama: Këto janë parodi tipike alla Baba Xhike, abuzon me Presidencën për qëllim
17 Gusht 2020, 12:27Nga DOSJA
TIRANË-Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit tha se qeveria është fajtore për krizën në Kakavijë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama thekson se Meta vazhdon me avazin e vjetër dhe se argumentet për fajësimin e tij janë parodi tipike alla Baba Xhike. Rama thekson më tej se Meta është president që abuzon me institucionin e lartë për qëllimet e ulta të LSI-së.
“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi,thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike.”, shprehet Rama.
Ky reagim i kryeministrit vjen pas deklaratave të Ilir Metës në konferencën e sotme. Kreu i shtetit deklaroi se për krizën që u krijua në kufi përgjegjësia bie mbi qeverinë shqiptare, pasi sipas tij nuk bëri detyrat siç duhet. Ai tha se kësaj situate duhet t’i jepte zgjidhje kryeministri Edi Rama, për të cilin u shpreh se në të tilla situata drejton gishtin përtej kufirit. Meta i bëri thirrje qeverisë që të sigurojë tamponë falas për emigrantët.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës me mediat për krizën humanitare në Kakavijë, u pyet edhe për ndalimin që i bëri Këshilli i Emërimeve në Drej...
TIRANË-Presidenti i vendit, Ilir Meta për krizën e krijuar në Kakavijë bën fajor kryeministrin Edi Rama, i cili mban edhe postin e ministrit të Jashtëm. Gj...
TIRANË -Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë, që të sigurojë tamponë falas për emigrantët. Sipas kreut të Shtetit, është e pamunduar që një fami...
TIRANË- Gjatë një konference për mediet, presidenti Ilir Meta deklaroi se për kaosin e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, përgjegjësia bie mbi qeverin...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta për kaosin e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës ka bërë përgjegjëse qeverinë shqiptare. Kreu i shtetit ka theksuar se përg...
TIRANË- Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka nderuar ish-presidentin Rexhep Meidani, me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.Mësohet se Meta vlerëson Meidani...
SHQIPËRI- Ish-kandidati për deputet në parlamentin grek, Fatos Malaj ka deklaruar se për krizën humanitare që ndodhi në kufi, gaboi qeveria shqiptare, ajo ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar për 76-vjetorin e lindjes ish-Presidentin, Rexhep Meidani. Kreu i qeverisë thekson se Meidani ishte një ndër intelek...
TIRANË- Ministri për Diasporën Pandeli Majko, ka reaguar në Facebook në lidhje me krizën e emigrantëve në Kakavijë. Në një postim në Facebook, ministri shk...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ndan të njëjtim mendim me analistin Artan Hoxha, sa i përket kaosit që u krijua në pikën doganore të Kakavijës. Kreu...