LIVE UPDATES
Politike

“President normal, në kohë anormale”/ Rama uron për ditëlindje Meidanin, por thumbon Berishën e Metën: Kaluan nga ekst

17 Gusht 2020, 08:17 Nga DOSJA
“President normal, në kohë anormale”/ Rama uron për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar për 76-vjetorin e lindjes ish-Presidentin, Rexhep Meidani. Kreu i qeverisë thekson se Meidani ishte një ndër intelektualët që iu vunë në shërbim vendit në momentet tejet sfiduese,  pas përmbysjes së madhe të sistemit.

Por, këtë urim për ditëlindje Rama e ka shfrytëzuar edhe për të sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Kryeministri shprehet se Berisha në rolin e presidentit ka qenë servil i komunistëve dhe më pas i kanosi ata.

Ai më tej nuk lë pa shenjëstruar edhe Ilir Metën, ku thotë se sot fatkeqësisht, Shqipërisë i mungon kaq shumë normaliteti në rolin e Presidentit.

“Ishte një njeri normal dhe një President normal, që meriton të vlerësohet si i tillë, jo thjesht për kohën tejet anormale, kur ai pati privilegjin të luante rolin e kreut të shtetit, po edhe nga këndvështrimi i kohës së sotme, kur fatkeqësisht, Shqipërisë i mungon kaq shumë normaliteti në atë rol sa simbolik për unitetin tonë kombëtar, aq edhe thelbësor për ekuilibrin politik të vendit tonë”, shprehet ai.

Postimi i plotë:

Edhe 100. REXHEP MEIDANI, shërbeu si Presidenti i tretë i Republikës pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri dhe sot, duke i uruar 76 vjetorin e lindjes, kujtoj me respekt standardin e lartë të dinjitetit institucional që ai i dha rolit të kreut të shtetit shqiptar, pas degradimit rrëqethës që pësoi presidenca deri në katrahurën e vitit 1997. Profesor Meidani ishte një ndër intelektualët që iu vunë në shërbim vendit në momentet tejet sfiduese pas përmbysjes së madhe të sistemit. Ndryshe nga disa syresh, si paraardhësi i tij, që kaluan nga ekstremi i servilosjes ndaj padronëve komunistë, në ekstremin e kanosjes kundër komunistëve si njerëz, ai zgjodhi rrugën e atyre që e transformuan ish-Partinë e Punës në një forcë politike eurosocialiste; alternativë serioze qeverisëse e një Shqipërie që u kthye në tokë të djegur nga flama e një antikomunizmi tragjikomik. Rexhep Meidani ishte një njeri normal dhe një President normal, që meriton të vlerësohet si i tillë, jo thjesht për kohën tejet anormale, kur ai pati privilegjin të luante rolin e kreut të shtetit, po edhe nga këndvështrimi i kohës së sotme, kur fatkeqësisht, Shqipërisë i mungon kaq shumë normaliteti në atë rol sa simbolik për unitetin tonë kombëtar, aq edhe thelbësor për ekuilibrin politik të vendit tonë.
Me Profesorin jemi njohur herët, kemi këmbyer mendime në kohë të ndryshme dhe jemi këmbyer në rrugën e jetës sonë politike edhe si konkurentë për lidershipin e Partisë Socialiste. Jo gjithnjë kemi qenë dakord, madje ai ka qenë një zë kritik ndaj meje në momente e për çështje të caktuara. Por gjithnjë ama, kritika e tij ka ruajtur seriozitetin, etikën, thellësinë e shqetësimit për çështjen në fjalë, çka përbën në fakt edhe shenjën e bukur dalluese të mosdakordësisë publike të atyre që demokracinë dhe lirinë e shprehjes, nuk e ngatërrojnë me rrumpallën e me lirinë e sharjes. Për fat të keq, sot lloji i edukuar i kritikëve si Profesor Meidani është një specie në zhdukje dhe kjo e bën edhe më të vyer për vendin e për publikun, praninë mes nesh të njerëzve si ai.
Duke e uruar Profesorin në këtë ditë të shënuar të jetës së tij, uroj megjithë zemër që normaliteti i virtytshëm institucional e intelektual që ai ka mishëruar, si President i Republikës e si penë e angazhuar në debatin mediatik, të bëhet norma e jo të mbetet ujë i pakët në jetën tonë institucionale e publike. Të rrallë. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta rexhep meidani sali berisha edi rama ilir meta rexhep meidani sali berisha


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet