LIVE UPDATES
Politike

Situata në kufi, Rama u përgjigjet kritikave: Pse kërkoni luftë me grekun? Qeverinë kritikojeni për gjëra të tjera, vdek

16 Gusht 2020, 12:27 Nga DOSJA
Situata në kufi, Rama u përgjigjet kritikave: Pse kërkoni

TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama, ka vendosur sot që tu përgjigjet kritikave për situatën e krijuar në Kakavijë dhe Kapshticë. Në një postim në mediat sociale, Rama ka përzgjedhur disa nga komentet që ka marrë ditët e fundit në Facebook dhe shkruan se janë të gjithë ‘patriotë’ të irrituar që shkruajnë nga ajfoni. 

Rama për tu mbrojtur për situatën e krijuar me shqiptarët në Kakavijë e Kapshticë shprehet se dhe në kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë radha ishte 5 km, ndërsa me në pikën kufitare të Kapikulesë në Turqi, numri i makinave në radhë ishte shtrirë 40 kilometra, por askush nuk kishte bërë thirrje për luftë.

Më tej teksa shprehet se mirëkupton të gjithë ata që janë irrituar këto ditë, ka folur dhe për aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë, ku humbi jetën një fëmijë 10-vjeçar. “Humbja e jetës së fëmijës që i preu rrugën autoambulancës ishte një tragjedi e dhimbshme sa s’ka dhe ne nuk do të mjaftohemi thjesht me ngushëllimet e sinqerta me fjalë që as nuk gjenden dot, për atë familje të goditur nga ajo fatkeqësi e tmerrshme. Por nuk është gjëkundi as kjo një arsye për të urryer fqinjin apo mallkuar shtetin”, shton Rama.

Kreu i qeverisë shton më tej se nuk është faji i qeverisë për këtë situatë, e shprehet se ka plot gjëra të tjera për ta kritikuar atë . “Edhe njëherë, ka plot arsye për ta kritikuar çdo qeveri në botë, këtë tonën po e po, po për patriotizëm e për përkushtim ndaj njerëzve, në çdo ditë të keqe sidomos, kur pa dashjen e për fajin e askujt, na bie një hall i përbashkët mbi kokë, kësaj qeverie i vjen anash çdokush që merr përsipër ta akuzojë e ta mallkojë”, shkruan numri një i qeverisë.  

POSTIMI I PLOTË

BJERI GREKUT! Kështu më shkruante njëri ndër disa “patriotë” të irrituar, që mësyjnë këto ditë me ajfon në këtë faqe, duke e komentuar situatën në Kakavi si të ishte fronti i ndonjë lufte shqiptaro-greke. “Vdiq një ëngjëll dhe ju hajduta merreni me shtëpira”, shkruante një mësymës tjetër, duke komentuar postimin e vizitës së Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sot në Xhafzotaj të Shijakut, ku ka nisur ndërtimi i 233 shtëpive për familjet që humbën çatinë në 26 nëntorin e shkuar. “Ju duheni djegur të gjallë o monstra që po i lini të vdesin vëllezërit tanë në Kakavi”, shkruante një Yllka, që uroj të jetë profili fallco i ndonjë harbuti me fejsbuk, e largqoftë jo një vajzë studente siç shfaqej aty. Po për çfarë t’i biem grekut(?), se kishte dalë edhe një komedian diku që kishte vënë kujën se “greku na ka ulur brekët!”…

Në kufirin greko-bullgar të Kulatas, radha dje ishte plot 5 kilometra dhe askush në Bullgari nuk kërkon hapjen e ndonjë lufte bullgaro-greke, ashtu sikundër i njëjti problem shfaqet edhe në pika të tjera kufitare, ndërkohë që për shembull, në pikën kufitare të Kapikulesë në Turqi, numri i makinave në radhë ishte shtrirë 40 kilometra. Po edhe andej nuk janë dëgjuar as thirrje për luftë, as thirrje për djegie njerëzish të gjallë.

Natyrisht që askush s’mund të jetë as i lumtur, as i paacaruar nervash duke pritur në karvane sfilitës nën diellin përvëlues, për të kaluar kufirin. Por as koha që jetojmë nuk është aspak normale dhe pavarësisht shumëkujt që e konsideron Covidin një sajesë të oligarkisë botërore, Covidi jo vetëm ekziston, po edhe i ka futur shtetet në lloj-lloj spiralesh shqetësuese, në përpjekjen për ta përballur kanosjen e tij. Kakavija nuk është as ndonjë përjashtim në këtë kohë të mallkuar dhe as ka ndonjë lidhje me ndonjë qasje a sjellje antishqiptare të fqinjëve tanë. Për më tepër pastaj, t’i turresh qeverisë e shtetit shqiptar, pse Greqia ka vendosur një regjim të ri kufitar në të drejtën e vet dhe jo vetëm për të huajt, po edhe për vetë grekët, është realisht e tepërt. Humbja e jetës së fëmijës që i preu rrugën autoambulancës ishte një tragjedi e dhimbshme sa s’ka dhe ne nuk do të mjaftohemi thjesht me ngushëllimet e sinqerta me fjalë që as nuk gjenden dot, për atë familje të goditur nga ajo fatkeqësi e tmerrshme. Por nuk është gjëkundi as kjo një arsye për të urryer fqinjin apo mallkuar shtetin.

Unë nuk dua të justifikoj asgjë, sepse asgjë nuk ka këtu për të justifikuar, e për më tepër e kam treguar se kur është puna për të ngritur zërin në emër të Shqipërisë, nuk ia përtoj askujt dhe asnjëherë. Ama në këtë rast, nuk ka asnjë arsye “për t’i rënë grekut” dhe me palën greke kemi qenë e jemi non stop në komunikim, e ata kanë bërë e po bëjnë çfarë munden për ta lehtësuar lëvizjen, ndërkohë që kanë marrë vendimin të testojnë me tampon çdokënd, shqiptar, anglez, amerikan, kinez e madje edhe grek, që hyn në Greqi. Nga nesër madje, Greqia do të ketë kuota hyrjeje në çdo pikë kufitare dhe s’do lejojë askënd, në asnjë pikë, të hyjë përtej kuotës së caktuar. Prandaj kush shkon në Greqi, për më tepër që shumica dërrmuese e atyre që janë apo shkojnë drejt Kakavisë këto ditë, janë rezidentë në vendin fqinj, duhet të informohet si duhet dhe të mos kërkojë nga shteti shqiptar as arsyet pse shteti grek ka zgjedhur këtë strategji për të luftuar Covidin, as që të çajmë kufirin grek me forcë apo të “trashim zërin” ndaj Greqisë për një vendimmarrje sovrane e legjitime të shtetit grek, mbi regjimin antiCovid në kufijtë e vet.
Ne, Shqipëria, nuk besojmë se tamponat në kufi për ata që hyjnë në vendin tonë, kanë ndonjë efekt real në luftën kundër Covidit dhe si ne ka plot shtete që nuk besojnë në këtë strategji. Por ama ka edhe plot shtete, që njësoj si Greqia kanë zgjedhur këtë strategji.

Tani çfarë duhet të bëjmë ne, sipas “patriotëve” që nga llogorja e fejsbukut gjuajnë grekun e duan të na djegin të gjallë neve, “monstrat”, për situatën në Kakavi?!
Ne duhet të bëjmë thjesht dhe vetëm atë që kemi bërë e po bëjmë. Asistencë përmes Forcave të Ushtrisë, Urgjencës Kombëtare, strukturave vendore, me gjithçka mundemi për njerëzit që po sfiliten në atë karvan rraskapitës dhe komunikim në vijimësi me palën greke në të gjitha nivelet – tanimë ata janë angazhuar me tre turne për të lehtësuar kalimin.

Edhe njëherë, ka plot arsye për ta kritikuar çdo qeveri në botë, këtë tonën po e po, po për patriotizëm e për përkushtim ndaj njerëzve, në çdo ditë të keqe sidomos, kur pa dashjen e për fajin e askujt, na bie një hall i përbashkët mbi kokë, kësaj qeverie i vjen anash çdokush që merr përsipër ta akuzojë e ta mallkojë. Dhe kush do një shembull të thjeshtë për këtë – se ka shumë në fakt – le t’i kujtojë pak ditët e netët e pafundme pas tërmetit të 26 nëntorit kur u qëndruam njerëzve pranë si pjesë e familjes së tyre dhe le të shohë çdo ditë sot, se si po rilindin hap pas hapi, mbi gërmadhat e asaj tragjedie, shkollat e shtëpitë e reja, që s’do kenë krahasim me ato që u shkatërruan. Natyrisht detyrën po bëjmë, asgjë më shumë, por disave që ma kujtojnë këtë këtu në këtë faqe, a thua se kur bën detyrën ndaj popullit duhet të fshihesh e jo të jesh krenar, u kujtoj se të gjitha qeveritë, qyshse ka lindur shteti, për detyrën krijohen, por dallimin mes tyre e bën pikërisht niveli i kryerjes së detyrës.

Ky reagim i Ramës vjen në një kohë kur situata në kufi është normalizuar disi. Në Kapshticë nuk ka më radhë makinash, pasi të gjithë qytetarët e bllokuar tashmë kanë kaluar kufirin. Nga ana tjetër në Kakavijë vijon të ketë radhë, por po punohet me ritme të shpejta. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kriza humanitare ne kufi rama u pergjigjet kritikave edi rama kriza humanitare ne kufi rama u pergjigjet kritikave

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë