LIVE UPDATES
Politike

Meta vlerëson gjashtë Kapedanët e Bregut në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës

16 Gusht 2020, 09:52 Nga DOSJA
Meta vlerëson gjashtë Kapedanët e Bregut në kuadër

HIMARË- Në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë pune në Pilur të Himarës, ku vlerësoi gjashtë Kapedanët e Bregut, atdhetarë të spikatur të kësaj treve, me kontribut të shquar në mbrojtjen e interesave kombëtare, Pavarësisë, tërësisë territoriale dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, të dalluar për guximin e trimërinë në organizimin e Labërisë në luftë kundër pushtuesve italianë në vitin 1920.

Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, Kryeplaku i fshatit Pilur, Dritan Bala, autoritete vendore dhe dhjetëra banorë të zonës, vizitoi disa nga ndërtesat historike dhe kishën e Shën Nikollës, si dhe u njoh me nismën e intelektualëve të fshatit për ndërtimin e shtëpisë së polifonisë, muzeut historik dhe librarisë.

Në një ceremoni solemne, të organizuar në sheshin kryesor të Pilurit, Presidenti Meta dekoroi Spiro Jorgo Koleka (pas vdekjes) me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, si dhe Kolë Mërkurin (pas vdekjes) e Nase Beni (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Presidenti Meta vlerësoi Ismail Kuçin (pas vdekjes), ndërsa me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Arif Mëhillaj (pas vdekjes) dhe Avdul Kuçi (pas vdekjes).

FJALA E PLOTË

I nderuar kryetar i Bashkisë së Himarës  z.Goro, të nderuar përfaqësues të pushtetit vendor, banorë të bregdetit, të dashur piljurotë mirë se ju gjeta!  Jam i lumtur që jam mes jush në Pilur, në këtë kështjellë të jashtëzakonshme të patriotizmit, të polifonisë dhe bukurisë shqiptare! E prita me shumë kënaqësi ftesën nga shoqata kulturore “Bejkë e bardhë” për të filluar nga Piluri të gjitha ceremonitë e nderimit të kapedanëve të Luftës së Vlorës, por edhe njëkohëshit të “kapedanëve” të këngës polifonike. Nuk ka më bukur që nga ky shesh historik e kulturor, të nderosh ata që para 100 vjetësh shkruan me trimërinë dhe burrërinë  e tyre historinë më të lavdishme të kombit tonë. Ndërkohë, jam i bindur se kjo festë do të kishte të njëjtin shkëlqim dhe do të përcillte po ato mesazhe atdhetarie e nderimi nga çdo fshat i bregut të detit. 

Në kronikën e lashtë të popullit shqiptar nuk ka etapë që himarjotët të mos kenë heronjtë, dëshmorët dhe kapedanët e tyre! Geni i shquar i bijve të Himarës i bën nder identitetit të shqiptarit. Në panteonin e figurave të kombit ne krenohemi me personalitetet  e mëdhenj të kulturës dhe letrave si Petro Marko, Andrea Varfi, Dhimitër Anagnosti, Lefter Çipa, Robert Ndrenika, Spiro Duni e shumë të tjerë në të gjitha fushat e jetës. Sot kemi ardhur të përulemi me nderim para kujtimit të kapedanëve dhe atdhetarëve himarjotë të Luftës së Vlorës, si Spiro Jorgo Koleka, Kolë Mërkuri, Nase Beni, Ismail Kuçi, Minella Koleka, Avdul Kuçi e Arif Mëhillaj. Himarjotët si kurdoherë edhe në vitin 1920 shkruan një faqe të lavdishme! Çetat e Thanas Benit dhe Kolë Mërkurit luftuan me trimëri të pashoqe përgjatë gjithë bregdetit. Ishte një luftë kundër një hordhie pushtuese shumë herë më të madhe. 

Komandanti poet Nase Beni do t’ju drejtohej pushtuesve jo vetëm me pushkë por edhe me vargjet e famshme: Evropa shkruajn’ e thonë/ Bëhet dyfek në Vlorë/ Shqiptarët po luftojnë. Me një mbret dyzet milionë

Të dashur miq,  Tashmë jemi në prag të kulmit të festimeve me krenari të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës. Ne kujtojmë përherë me shumë mirënjohje aktin heroik, dinjitetin, shpirtin e pamposhtur, sakrificat dhe vetëmohimin e luftëtarëve tanë.Vlerësimi ynë për këtë epope madhështore rritet përditë duke sjell ndërmend rëndësinë e madhe për fatet e Atdheut që pati kjo Luftë.

Pa triumfin e shqiptarëve në Luftën e Vlorës tërësia territoriale dhe shteti shqiptar rrezikoheshin të shkatërroheshin përpara furisë dhe orekseve gllabëruese të fqinjëve tanë! Mos harrojmë se pema e lirisë lulëzon veç me gjakun, mundin dhe sakrificat e dëshmorëve dhe bijve më të mirë të një Kombi.  Nderimin tonë për këtë luftë po e nis pikërisht këtu në Pilur të Himarës, për të vazhduar në Kala të Tepelenës nga ku u nisën çetat e Jugut, më pas në Drashovicën e betejës finale, për të ndalur në Vlorën tonë heroike.

Janë pikërisht këto troje të mbushura me beteja për të cilat janë shkruar vargjet emocionale aq kumptiplotë dhe të vërtet: Nga kjo baltë e kësaj toke/ Merr një grusht e shtrydhe fort/ Pika gjaku do kullojë/ Luftën e madhe tregon

Lufta e Vlorës e filluar me Memorandumin e patriotëve  vlonjatë, e organizuar nga komiteti “Mbrojtja Kombëtare” dhe e drejtuar nga komisioni i Beunit ja doli të mposhtë pushtuesit dhe me një organizim perfekt, solli çlirimin e Vlorës dhe njëkohësisht e bëri realitet ëndrrën e Ismail Qemalit duke bërë përfundimisht funksional shtetin shqiptar.  Ishin betejat e përleshjet titanike me armikun të atdhetarëve të Vlorës, Tepelenës, Himarës, Gjirokastrës, Beratit, Mallakastrës dhe gjithë trevave të kombit tonë, por dhe diasporën, përfshirë atë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me  mbarimin e Luftës së Parë Botërore, i dhanë fund njëherë e përgjithmonë copëtimit të trojeve shqiptare. Lavdi heronjve të Luftës së Vlorës, lavdi kapedanëve dhe popullit të Himarës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lufta e vlores meta ne pilur ilir meta lufta e vlores meta ne pilur


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen