Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KAKAVIJË -Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje me situatën kaotike në Kakavijë. Në një reagim për mediat, Xhaçka u shpreh se ditën e sotme deri në këtë moment kanë hyrë në Greqi 2300 persona.
Ajo ka shpjeguar metodologjinë e përdorur nga pala greke, e cila fut grupe me nga 30 makina për të mos krijuar grumbullime.
“Sepse e tillë është metodologjia. Fusin 30 makina, për të menaxhuar dhe për të mos grumbulluar njerëzit. Jemi në një kohë të pazakontë dhe nuk duhet të huiqemi sikur këto masa nuk ekzistojnë” u shpreh Xhaçka.
Përsa i përket zhgënjimit të shqiptarëve për mbylljen e doganës pas orës 22:00, ministrja tha se është një vendimmarrje e palës greke. Më tej ajo shtoi, se nuk kanë marrë garanci nga pala greke për shtyrjen e orarit të punës.
“Ka pasur një bisedim intensiv, por nuk është në dorën tonë. Vendimmarrja nuk i takon vetëm të dy shteteve, por është politika e tyre e menaxhimit të pandemisë. Edhe ata duan më shumë njerëz, por kjo është mënyra sesi kanë zgjedhur ta menaxhojnë. Vazhdojmë komunikojmë për të shtyrë orarin, sot nuk e kemi këtë gartanci, këtu kanë kaluar 70 automjete, ndërsa 2000 të tjera janë në radhë. Deri nësër kur të aplikohet regjimi i ri është e pamundur të kalojnë kaq shumë makina”, vijoi Xhaçka.
Njëkohësisht ajo u bëri thirrje shqiptarëve që të kthehen mbrapsh, pasi e kanë të pamundur të kalojnë të gjithë. Përsa i përket mundësisë për testime nga pala shqiptare, ministrja tha se është diskutuar, por kjo metodë nuk është efektive, pasi qytetarët do t’i nënështrohen sërish tamponimit nga pala greke.
“Patjetër që është parë, por nuk pranohet nga autoritetet, greke sepse tamponët që bëhen këtu nuk do të ishin efektivë dhe sërish qytetarët do të duhet t’i nënështroheshin izolomit. Edhe apllikimi i tamponit ka gabueshmërinë e vetë”, tha Xhaçka.
Ndër të tjera Xhaçka solli shembullin e Francës dhe Anglisë, ndërsa shtoi, se murit me kokë nuk i biet.
“I vendosi dhe Anglia me Francën, ne nuk protestuam kur Austria e mbylli linjën e saj ajrore. Shteti fqinj ka marrë këto masa në këto kohë të pazakonta. Ne do t’i respektojmë sepse nuk çfarë të bëjmë, nuk i biem dot murit me kokë. Ja shumë e trishtuar që shumë nëna, fëmijë janë ekspozuar tek kjo torturë, por është vendimi i tyre. Fatmirësisht rruga në kthim është e lirë”, tha ministrja.
Në Kakavijë situata vijon të jetë problematike. Për shkak edhe të festës së Shën Mërisë, pala greke po punon me staf të reduktuar. Ndërkohë vargu i makinave sa vjen e shtohet dhe ka shkuar deri në 25 km. Pleq, fëmijë, të sëmurë po qëndrojnë nën rrezet e nxehta të diellit, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. Gjithashtu mëngjesin e sotëm u shënua edhe një aksident tragjik ku ambulanca shtypi një fëmijë 10 vjeç. Kryeministri Edi Rama ndërkohë në reagimet e tij, është shprehur se këto janë rregullat e vendosura nga shtetit grek dhe se nuk ka çfarë të bëjë.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me katastrofën e krijuar në kufirin e Kakvijës. Për këtë situatë, PDIU akuzon qeverinë shq...
TIRANË -Partia Republikane ka reaguar në lidhje me ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”. Republikanët kanë akuzuar Ramën, se nëpërmjet këtj ligji, ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot ka bërë një postim të çuditshëm në Facebook. Në një postim në gjuhë të huaj, Rama ka publikuar një mesazh të pakup...
TIRANË- Partia Demokratike fajëson kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar në pikën doganore të Kakavijës. Demokratët theksojnë se është e pafalshme ...
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njofton se numri i qytetarëve që do kalojnë sot drejt Greqisë do jetë i kufizuar. Në një postim në media...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shtyjnë udhëtimin drejt shtetit grek, për në një moment më të përshtatshëm...
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka lënë pushimet në mes dhe ka reaguar sot për situatën që po ndodh në kufirin me Greqinë. Në një postim në mediat socia...
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka reaguar sot në lidhje me kaosin e krijuar në Kakavijë. Në një postim në mediat sociale, ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim ligjin “Për shtetësinë”. Në një njoftim nga Presidenca bëhet me dije se ligji ka dispozita proble...
TIRANË- Kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edi Rama, ka reaguar sot në lidhje me situatën alarmante në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.Në një ...