LIVE UPDATES
Politike

“Do nxjerr emrat”/ Meta kërcënoi hapur para votimit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama: Kreu i Shtetit kontakton me

5 Tetor 2020, 08:39 Nga DOSJA
“Do nxjerr emrat”/ Meta kërcënoi hapur para votimit

TIRANË– Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar sot me njëri-tjetrin në distancë, para, gjatë dhe pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ishte Kreu i Shtetit, ai që në një konferencë të përbashkët me presidentin e Bosnje-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç, lëshoi një apel të fundit. Meta bëri thirrje që maxhoranca të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit dhe paralajmëroi deputetët se kushdo që ngre dorën kundër të ardhmes europiane do të mbajë përgjegjësi individuale dhe jo kolektive. Ai tha se do të nxjerrë emrat e atyre që do të votojnë pro Kodit Zgjedhor.

Unë uroj që e ashtuquajtura mazhorancë të thellohet, dhe po ashtu të ashtuquajturit opozitarë, nëse duan të quhen të tillë, ti mbyllin sot derën integrimit të vendit të Shqipërisë. Pasi çdo deputet qëë ngre sot dorën, duhet ta dijë që do të ketë përgjegjësi individuale dhe politike, sepse kjo është një përmbysje tinzare dhe e pabesë e rregullave të lojës. Presidenti do i publikojë emrat e të gjithë atyre që duan ta rikthejnë Shqipërinë 30 vite pas, presidenti do bëjë atë gjë që është e mirë për Integrimin e Shqipërisë. Presidenti dhe 3 milionë shqiptarë do tregojë se Europa është në zemrat e tyre, dhe nuk është vetëm euro”, u shpreh Meta.

Pas këtij apeli, Presidenti mori përgjigje nga kryeministri Edi Rama, i cili foli nga seanca plenare. Rama akuzoi Kreun e Shtetit se kontakton ‘nëpër cepa katundesh me viktimat e OFL-së’.

Viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka. Lista të hapura që ushtrojnë presion mbi komunitetet për tu turrur si cakenj nëpër zona, ti harroni ju, ti harrojë kushdo tjetër, ti harrojë dhe Ilir Meta. Ilir Meta që del e flet në emër të kushtetutës, shqiptarëve, një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL-së, por nuk i shkon me deputetet e PS dhe popullin shqiptar,”- tha Rama ndër të tjera nga Kuvendi.

Pas kësaj akuze të fortë, erdhi një tjetër kundërpërgjigjet e Presidentit Meta. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruajti se Shqipëria nuk ka njohur kurrë trafikant më të papërgjegjshëm se sa Rama, i cili sipas Metës, është peng i bandave. Kreu i Shtetit, shtoi më tej se nëse ndonjë mik i huaj i është ankuar Ramës për Metën, atëherë kryeministri t’i kërkojë leje, sepse Presidenti do të publikojë gjithçka që ka thënë, në mënyrë që e gjithë bota ta marrë vesh se për cilët ‘miq’ bëhet fjalë.

Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit! Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti. Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala,”- shkruan Meta. 

Por replikat s’u ndalën me kaq….

Jashtë Kuvendit, Rama u pyet sërish për ‘sulmet’ me Metën dhe tha: Ilir Meta nuk ngopet, nuk e kuptoj se çfarë kërkon Presidenti nga Shqipëria!

Sot Kuvendi miratoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi me 97 vota pro formulën e re të koalicioneve me listë unike. Nga partia Socialiste janë marrë 74 vota pro këtyre ndryshimeve, ndërsa votat e tjera, i përkasin Opozitës Parlamentare, e cila vetëm para pak ditësh braktisi mbledhjen e Këshillit Politik, pasi nuk e pranoi këtë formulë.

PD nga ana e saj kërkoi mosprekjen e koalicioneve dhe listat 100% të hapura, e po ashtu edhe ekspertizën e OSBE/ODIHR. Por socialistët e çuan deri në fund nismën e tyre. PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare. Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota. Tashmë, siç është paralajëmruar, pritet kontestimi i këtij miratimi në Gjykatën Kushtetuese, nga Opozita PD-LSI.

(f.g;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe koalicioneve ilir meta ndryshimet ne kodin zgjedhor hapja e listave dhe koalicioneve ilir meta ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën