Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Meta kundër ndërkombëtarëve: Nuk interesohen për Kushtetutën e Shqipërisë, por për xhepin e tyre
14 Nëntor 2019, 20:59Nga DOSJA
TIRANË- Konferenca e kryetarëve vendosi të thërrasë të premten një seancë të posaçme parlamentare, në orën 10:00, pikërisht për atë që po ndodh me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Në rezolutën e ndërtuar nga PS thuhet se Kuvendi e vlerëson dekretin e Presidentit për të emëruar Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese si një akt absolutisht të pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.
Mazhoranca ka përgatitur një projektrezolutë që pritet ta kalojë nesër në një seancë të jashtëzakonshme.
Po ta kaloj, çfarë shqetësimi kam unë.
Ku thotë Kuvendi i Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe gjithë organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funksionit të Gjykatës Kushtetuese, të zbatojnë me përgjegjshmëri detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë dekretin e presidentit numër 11.350 të datës 13 nëntor. Pra, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Komisionit Hetimor për shqyrtim të kërkesë së 55 deputetëve për shkarkimin e presidentit, pra do e quajnë dhe këtë shkelje për të çuar në shkarkim.
Më bëjnë nder të madh me gjithë këto shkelje që po më ngarkojnë, unë të gjitha veprimet i kam bërë para qytetarëve shqiptar. Të gjithë e dinë sot se çfarë përfaqëson sot kuvendi i Shqipërisë.
Çfarë përfaqëson Kuvendi?
Përfaqëson kulmin se si nuk duhet të jetë një institucion që duhet të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptar.
Është i njëjti Kuvend që ju zgjodhi juve president në mungesë të opozitës dhe vetëm me votat e të majtës.
Ka dhunuar Kushtetutën dhe qëllimisht e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese që bllokoi KED e parë në 2017 dhe që bllokoi KED në 2018, pse? Sepse nuk i pëlqenin emrat nga shorti nga ligji që kishte bërë vetë, por donte të vinte Dvorani në krye të KED për të bërë veprime mafioze.
Çfarë qëndrimi mbajnë ndërkombëtarët?
Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit.
(Marrë nga Opinion.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI- Ministri Italian për Çështjet e Evropës, Enzo Amedola është shprehur se është një gabim historik shtyrja e negociatave për Shqipërisnë dhe Maqedon...
I ftuar në studion e Abc News me Mirela Milorin ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për raportet e tij me kreun e demokratëve Lulzim Bashën.Berisha i ka hed...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot sërish kundër kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani duke thënë se ka bërë akte mafioze me...
TIRANË– Nënkryetari i Partisë, Lëvizja Socialsite për Integrim, ka publikuar sot një mendim të Sokol Sadushit, që është drejtor i Shkollës së Magjist...
TIRANË- Para Presidentit të Republikës, Ilir Meta është betuar sot anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferlllari. Ky është plotësimi i vakancë...
Para Presidentit të Republikës, Ilir Meta është betuar sot anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferlllari. Ky është plotësimi i vakancës së dytë të ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas betimit të tre anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim në Facebook. Meta shprehet i lumtur pas...
TIRANË- Ish-kryeminsitri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dhënë sot disa këshilla se si duhet të veprojë opozita për Reformën Zgjedhore.I ftuar sot në Abc New...
TIRANË- Para Presidentit të Republikës, Ilir Meta është betuar sot anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferlllari. Ky është plotësimi i vakancë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar biseda me një person me funksione të larta lidhur me pritshmëritë për çeljen e negociatave. Në fjal...