Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘Kriza’/ Meta me gjuhë të ashpër: Palët t’i thërrasin mendjes, i dinë mirë pasojat nëse çojnë vendin drejt konfr
17 Maj 2019, 07:31Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat i është drejtuar me gjuhë të ashpër partive politike.
Në prononcimin e tij, Meta theksoi se palët duhet t’i thërrisnin “mendjes” pasi i dinin shumë mirë pasojat që mund të ketë vendi nga ngërçi politik.
“ Kjo situatë nuk duhet të ekzistonte mbas 22 vitesh pas ’97 që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim. Ne jemi ndarë nga sistemet përjashtuese që në vitet 90,”– u shpreh Meta.
I pyetur lidhur me pretendimin e kryeministrit Edi Rama, se presidenti nuk i kishte thirruar asnjëherë në tryezë palët politike, Meta u përgjigj se askush nuk duhej që t’i transferonte përgjegjësitë e tij.
“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë dhe aq më tepër tek Presidenti. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe pasojat që do të kenë nëse çojnë vendin drejt konfrontimit.”
Vendi ynë ndodhet në një krizë politike me opozitën që është larguar nga Kuvendi duke djegur mandatet dhe duke bojkotuar zgjedhjet lokale. Opozita kërkon largimin e Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër maxhoranca ka bërë thirrje për dialog mes palëve. Thirrjeve i është bashkuar edhe presidenti Ilir Meta disa herë pa bërë apel që palët të ulen në dialog, por sërish nuk është arritur asgjë. Partitë aleate të PD-së, i kanë kërkuar Metës të ulë palët në dialog.
(k.m./j.v/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë– Presidenti i vendit Ilir Meta pyetjes se a do te ulë në tavolinë Bashën dhe Ramën është shprehur se askush nuk mund të transferojë përgjegjë sitë...
Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka kritikuar Blerina Gjylametin për reagimin që bëri ndaj gazetës gjermane “Bild”. Dje në “Opinion” teksa u pyet p...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme në “Opinion” ka pranuar sfidën dhe është shprehur se është gati për të bërë edhe testin e drogës. Por ai ka th...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka folur për gjyqin me biznesmenin Francesko Beccetti, për të cilin flitet se qeveria ka humbur.Në studion e...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe njëherë vendosmërinë e tij se zgjedhjet do të mbahen ne 30 qershor dhe nuk do të ketë shtyrje.Gjatë emsionit ...
Nesër mbushen plotë dy vite nga marrëveshja e 17 majit 2017. Tre muajt e ngërçit politik në Shqipëri përfunduan në orët e para të datës 17 maj pasi dy li...
SHQIPËRI– Ish-ministri i transportit ka qenë pasditen e sotme në qytetin e Vlorës për prezantimin e këshilltarëve të Partisë Socilaiste.Në fjalën e tij për...
TIRANË- Shkrimi i gazetës gjermane Bild ka qenë temë diskutimi në intervistën e Ramës në Opinion.Teksa Rama u pyet pse e kishte nxjerrë në dekalratë për me...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka folur dhe njëherë në lidhje me datën e zgjedhjeve ku tha se nuk do të ketë shtyrje. I ftuar në “Opinion”, Rama tha se zgj...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për akuzat ndaj Arben Malajt, duke iu referuar deklaratës së këtij të fundit, në drejtim të punës dhe të Bash...