LIVE UPDATES
Aktualitet

Meta nderon artistin e mirënjohur shqiptar Ilir Kerni me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”: Ka ngritur lartë emrin e Sh

14 Shtator 2021, 17:09 Nga DOSJA
Meta nderon artistin e mirënjohur shqiptar Ilir Kerni me Dekoratën e

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me anë të një ceremonie solemne, baletmaestron dhe drejtuesin e spikatur artistik, Ilir Kerni me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Kreu i Shtetit e çmoi artistin e mirënjohur shqiptar me famë ndërkombëtare, i cili mban edhe titullin “Ambasador i Kombit”, me motivacionin:“Në vlerësim të veprimtarisë së tij të suksesshme artistike për shpalosjen e cilësive të spikatura si interpretues balerin, si baletmaestër dhe drejtues artistik, duke pasqyruar pozitivisht vlerat e vyera të artit dhe kulturës shqiptare në Shqipëri e në skenat botërore.  Në mirënjohje të pasionit dhe idealizmit të njeriut të përkushtuar ndaj artit, si balerin dhe koreograf i rrallë dhe i talentuar, të përkushtimit të tij të pashterur e të karrierës së tij të shkëlqyer prej më shumë  se 40 vitesh, pjesa më e madhe në skenat e huaja, duke u shndërruar në një shembull frymëzimi për brezat dhe artistët e rinj.”

Pasi ndoqën një dokumentar për jetën dhe veprimtarinë artistike të baletmaestros Kerni, Presidenti Meta iu drejtua të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse, ku u shpreh:

“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’i akordoj sot, Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’, një prej artistëve më të suksesshëm shqiptarë dhe më të dashur për publikun, Mjeshtrit të baletit, Ilir Kerni.

Përgjatë më shumë se 40 viteve karrierë, në artin dhe fushën e baletit, Ilir Kerni ka ngritur lart emrin e Shqipërisë dhe ka promovuar vlerat tona më të mira kombëtare, përmes interpretimeve të tij, në shumë skena dhe teatro të botës.

Ilir Kerni është një personalitet i shquar, shumë i njohur për të gjithë ne dhe shumë prezent veçanërisht gjatë viteve ’80 e deri në hapjen e Shqipërisë, por gjithashtu shumë i shquar në këto 30 vite, sidomos në skenat botërore.

Ai ka arritur gjatë këtyre katër dekadave, të shkëlqejë me një repertor jashtëzakonisht të pasur në karrierën e tij, tij, ku mund të përmendim interpretimet e tij në një sërë rolesh si: Azem Galica tek vepra “Shota dhe Azem Galica”,  Halili tek “Halili dhe Hajria”,  Basilio tek “Don Kishoti”, e shumë e shumë role të tjera, të cilat kanë shpalosur talentin  artistik të Ilir Kernit dhe janë mirëpritur nga artdashësit vendas por dhe publiku i huaj.

Për talentin dhe karrierën e tij të suksesshme si balerin, ai është vlerësuar me shumë çmime dhe tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Vlen për t’u përmendur se Ilir Kerni mban titullin ‘Ambasador i Kombit’ falë promovimit që ai i ka bërë vlerave të jashtëzakonshme të artit e kulturës shqiptare, në shumë skena europiane dhe botërore.

Talenti i tij u shqua edhe në Kroaci, ku ai kërceu si balerin kryesor në Teatrin Kombëtar të Zagrebit, duke interpretuar shumë role të baletit modern dhe klasik. Përgjatë 30 viteve karrierë jashtë vendit, ai ka bashkëpunuar me shumë emra të njohur të baletit europian dhe botëror.

Ilir Kerni u shqua për punën e tij pedagogjike si pedagog në Akademinë e Baletit në Tiranë, por puna e tij pedagogjike është e shtrirë edhe në shumë vende të tjera, si Japoni, Tajvan, Francë dhe Kroaci.

Në tetor të vitit 2019, ai u emërua drejtor baleti i ‘Teatrit Kombëtar Kroat, në Split’, duke u bërë kështu artisti i parë shqiptar, të cilit i besohet një post drejtues në një teatër kombëtar prestigjoz jashtë vendit.

Një balerin i talentuar në skenat tona dhe ato botërore, koreograf i disa baleteve të njohura, pedagog, drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, dhe tashmë drejtor baleti i Teatrit Kombëtar Kroat, në Split, karriera e pasur e Ilir Kernit është dëshmi e punës së palodhur, e përkushtimit dhe e talentit të tij, por mbi të gjithë pasionit për baletin.

‘Kërcimtarët e mëdhenj nuk janë të mëdhenj për shkak të teknikës së tyre, ata janë të mëdhenj për shkak të pasionit të tyre.’  – ka thënë koreografja e njohur Martha Graham. Dhe është pasioni ai që e ka shoqëruar Ilir Kernin në të gjithë jetën e tij artistike dhe e ka ngjitur në majat e suksesit.

Karriera e tij me arritje të mëdha është frymëzim edhe për brezat e ri të balerinëve shqiptarë, për t’u përkushtuar më shumë në artin e bukur të kërcimit, dhe për të promovuar vlerat tona më të mira kombëtare në skenat botërore.

Vendi ynë ka nxjerrë shumë talente, me të cilët i gjithë populli shqiptar krenohet, kur i shohim teksa arrijnë majat më të larta të suksesit në nivel ndërkombëtar, dhe të cilët përmes artit të tyre shërbejnë si ambasadorë të pasurisë shqiptare në vendet e tjera ku ata performojnë, punojnë dhe jetojnë. Artistë të tillë, janë e do mbeten gjithmonë Nderi i Kombit tonë.”

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir kerni ilir meta ilir kerni ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet