LIVE UPDATES
Politike

Meta njofton ligjet që ka dekretuar: Kuvendi nuk bashkëpunon. Unë do të vazhdoj punën time me përgjegjësi të plotë

19 Qershor 2020, 12:23 Nga DOSJA
Meta njofton ligjet që ka dekretuar: Kuvendi nuk bashkëpunon. Unë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se ka dekretuar disa ligje, që sipas tij janë shumë jetike për qytetarë. Në deklartën për mediat, Meta tha se ka miratuar ligjin për “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 18, datë 23.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Po ashtu ka dekretuar dhe ligjin për “Për miratimin e huamarrjes prej Fondit Monetar Ndërkombëtar që i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë”. Por ka khtyer në Kuvend ligjin për “Për tregjet e kapitalit”. Në deklaratën e tij Meta ka thënë se Kuvendi ka treguar mungesën e bashkëpunimit në në procesin ligjbërës. “Unë do të vazhdoj punën time me përgjegjësi të plotë për kthimin e ligjeve, sa herë që ato do të vijnë në kundërshtim me parimet e Kushtetutës, për mbrojtjen e interesit publik dhe për mbrojtjen e financave të shtetit, pasi ligjet me parashikime speciale me efekt favorizues për individë të caktuar janë mjaft të dëmshëm për interesin publik, por edhe për interesin e taksapaguesve shqiptarë”, tha Meta.

DEKLARATA E PLOTË

Së pari do të nënvizoja rëndësinë e dekretimit me shpallje të: 1. Ligjit nr. 68/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 18, datë 23.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat””, të ndryshuar”. Ky akt mundësoi shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin të vitit 2020, duke mbështetur bizneset në drejtim të administrimit të likuiditeteve. Këto masa vlerësohen si të nevojshme për mbështetjen kaq të domosdoshme në këto momente të subjekteve të prekura si pasojë e pandemisë së COVID-19, veçanërisht të bizneseve të vogla.  Por padyshim që nevojiten ende edhe shumë masa të tjera lehtësuese dhe mbështetëse për ta në këto momente mjaft kritike.

Kam dekretuar me shpallje Ligjin nr. 70/2020 “Për miratimin e huamarrjes prej Fondit Monetar Ndërkombëtar që i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”. Ky akt vjen si një masë mbështetëse nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, përmes një instrumenti të financimit të shpejtë, në përballimin e pasojave që ka krijuar në ekonomi pandemia e COVID-19. Por dua të tërheq vëmendjen mbi nivelin e lartë të borxhit publik si dhe ndërmarrjen vazhdimisht të iniciativave të reja ligjore që rrezikojnë rritjen e nivelit të këtij borxhi akoma. Ripërsëris nevojën e një analize të nevojave më prioritare për të përcaktuar shumën e duhur në kohë të huamarrjes dhe për mbajtjen nën kontroll të Borxhit Publik.

Kam dekretuar me shpallje Ligjin nr. 71/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ndryshimet që synojnë të forcojnë masat parandaluese e të kontrollit, për të garantuar: mbrojtjen më të mire të shëndetit publik nga sëmundjet zoonotike të transmetueshme nga kafshët; sigurinë e produkteve ushqimore me origjinë shtazore;  parandalimin e përhapjes së sëmundjeve nëpërmjet disiplinimit të lëvizjeve të kafshëve në territorin e vendit; monitorim të mbetjeve të produkteve me origjinë shtazore, për një siguri më të lartë ushqimore dhe mbrojtje më të madhe mjedisore. Gjithmonë, këto qëllime duhet të përmbushen vetëm me zbatimin korrekt të parashikimeve ligjore.

Kam dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të Ligjit nr. 62/2020 “Për tregjet e kapitalit”. Zhvillimi i një tregu të kapitaleve kërkon patjetër plotësimin e disa parakushteve, kur: Borxhi Publik po njeh vetëm thellim; dhe Ekonomia vijon të jetë ende në një shkallë shumë të lartë informale, ashtu si informaliteti në punësim. Në këto kushte, parashikimet për funksionimin e bursave dhe të tregjeve të kapitalit, sipas parashikimeve të paqarta dhe të paharmonizuara ligjore, rrezikon të krijojë një sistem spekulativ dhe si rrjedhim, kjo ose do të sjellë rritjen e nivelit të pasigurisë së produkteve financiare që ofrohen, ose të vetë stabilitetit ekonomik-financiar të vendit.

Mungesa e bashkëpunimit dhe transparencës së Kuvendit në procesin ligjbërës, u evidentua edhe këtë javë, kur për 3 Dekrete të Presidentit të Republikës, u zhvillua për fat të keq një teatër në Komision ku vetëm Dekretet nuk u dëgjuan.  Por u përsëritën nga hartuesit të njëjtat argumenta sa të mira ishin ligjet, duke mos i dhënë mundësi publikut për t’u ballafaquar edhe me argumentat për kthimin e këtyre ligjeve. Unë do të vazhdoj punën time me përgjegjësi të plotë për kthimin e ligjeve, sa herë që ato do të vijnë në kundërshtim me parimet e Kushtetutës, për mbrojtjen e interesit publik dhe për mbrojtjen e financave të shtetit, pasi ligjet me parashikime speciale me efekt favorizues për individë të caktuar janë mjaft të dëmshëm për interesin publik, por edhe për interesin e taksapaguesve shqiptarë.

Dua të theksoj thirrjen për Kuvendin që të tregojë vëmendje dhe integritet në procesin ligjbërës për të mos lënë hapësira në ligje që rrisin riskun e korrupsionit në të ardhmen në zbatimin e tyre.  Duhet t’u jepet fund parashikimeve dhe përkufizimeve të paqarta. Po kështu kompetencat e gjëra diskrecionale të autoriteteve publike për vendimmarje dhe nxjerrjen e akteve nënligjore krijojnë mjaft hapësira për abuzime. Gjithashtu sanksionet duhet të jenë të përshtatshme dhe të përcaktuara në mënyrë të qartë. Kuvendi ka për detyrë të shohë me lupë pikërisht këto elementë, për të mos u bërë pjesë e për të mos u keqpërdorur nga  interesat e grupeve lobiste. Procesi ligjbërës nuk duhet të keqpërdoret për të kryer favore klienteliste që mund të sjellin pasoja serioze për interesin publik dhe financat publike, por edhe për qytetarët e vendit tonë.

Dua gjithashtu t’ju bëj me dije se sot kam lëshuar Autorizimin për plotfuqinë për negocimin e draft Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, Për Programet e Zhvillimit të Turizmit dhe Infrastrukturës në Shqipëri. Ky Autorizim për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe  institucionet e tjera shtetërore të përfshira në këtë proces, dhe kryesisht Grupi Negociator që përfaqëson Republikën e Shqipërisë në këto negociata, duhet të kenë shumë kujdes dhe të përmbushin detyrat e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, duke mbajtur gjithnjë në konsideratë nevojën për mbrojtjen e interesit publik.

Presidenti Meta ka zhvilluar sot konferencën e së premtes me gazetarët dhe ka analizuar situatën politike në javën e fundit. Meta ka folur për kthimin e ligjeve në Kuvend dhe tha se do kthejë çdo dokument antikushtetues. Kreu i shtetit foli për ekonominë dhe tha se situata është e keqe. Më tej njoftoi dhe takimin që do ketë me Zef Mazin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dekretet e metës ilir meta konferenca e metes 19 qershor dekretet e metës ilir meta konferenca e metes 19 qershor

Sondazh

Poll
Politike 19 Qershor 2020, 09:40

TIRANË- Qeveria shqiptare ka hapur sot garën për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Kryeministri Edi Rama i cili mori fjalën për të detajuar më tej këtë pro...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen