LIVE UPDATES
Politike

Meta për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit: Jemi shembull për harmoninë ndërfetare

27 Janar 2022, 19:40 Nga DOSJA
Meta për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit: Jemi

TIRANË- Me rastin e 27 Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Presidenti i Ilir Meta përshëndeti sot, nëpërmjet një video-konference, konferencën ndërkombëtare “Një botë në udhëkryq” të organizuar në Izrael nga Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jeruzalemit. Në fjalën e tij, Meta përgëzoi të ftuarit, ndërkohë që theksoi se Shqipëria është një vend shembull për harmoninë ndërfetare. Ai gjithashtu tha se rruga drejt një të ardhme është nëpërmjet paqes si dhe përhapjes së Fjalës së Perëndis.

Mesazhi i Metës:

I nderuar Dr. Jürgen Bühler,

Të dashur miq, Ju përgëzoj të gjithëve për Konferencën Vizioni mbi Udhëheqjen 2022 dhe punën e mirë që po bëni në mbështetje të Izraelit. Duke mësuar dhe promovuar qëllimin e Perëndisë për Izraelin dhe kombet e Lindjes së Mesme. Ju sjell përshëndetjet e mia për të gjithë ju, nga Shqipëria, një vend që ka lidhje të hershme dhe shumë të ngushta me Izraelin.

Apostulli Pal erdhi në Shqipëri dy mijë vjet më parë dhe ndërtoi kishat e para në historinë e krishtërimit. Siç shkruhet në Bibël: “Unë e kam shpallur plotësisht Lajmin e Mirë nga Jeruzalemi deri në Iliri”. Sot më 27 janar, në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit, NE KUJTOJMË – e gjithë bota kujton – miliona jetë hebrenjsh të humbur gjatë Holokaustit. Jemi krenarë që Shqipëria ishte kombi në të cilin numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se para luftës, sepse familjet shqiptare, të të gjitha feve, të krishterë dhe myslimanë, mbrojtën popullin hebre në Shqipëri gjatë atyre viteve të errëta.

Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve dhe asnjë jetë hebreje nuk humbi në Shqipëri. Sepse shqiptarët e vlerësojnë jetën dhe mbrojnë dinjitetin njerëzor pavarësisht fesë dhe prejardhjes. Shqiptarët e të gjitha feve kanë jetuar ndër shekuj në paqe, harmoni dhe tolerancë. Prandaj jam krenar që vendi im është shembull për mbarë botën, me një harmoni unike ndërfetare. Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë krerët fetarë në Shqipëri të cilët janë ambasadorët e paqes për vendin tonë. Dhe falenderoj gjithashtu Pastorin Gentjan Dervishaj, për punën e tij të mirë dhe të mrekullueshme si Drejtues i Ambasadës Ndërkombëtare e Krishterë e Jeruzalemit këtu në Shqipëri.

Të dashur miq, Bota sot është në udhëkryq. Bota ka nevojë për më shumë tolerancë, pajtim, demokraci, respekt për dinjitetin njerëzor. Dhe mbi të gjitha besim. Sepse besimi mund të kapërcejë çdo ndarje dhe frikë. Besimi është një udhërrëfyes për jetën e gjithsecilit dhe për çdo komb. Për Izraelin, Shqipërinë, Lindjen e Mesme, Evropën, Amerikën dhe çdo komb në botë. Rruga drejt një të ardhmeje më të mirë është përmes paqes, harmonisë, respektit dhe ecjes në të vërtetën e Zotit. Vazhdoni me punën e mirë që po kryeni miqtë e mi, në misionin tuaj të pajtimit, paqes dhe përhapjes së Fjalës së Perëndisë. Paqja qoftë me ju! Zoti ju bekoftë të gjithëve!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dita ndërkombëtare e kujtesës për viktimat e holokaustit ilir meta një botë në udhëkryq dita ndërkombëtare e kujtesës për viktimat e holokaustit ilir meta një botë në udhëkryq

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit