Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në seancën e sotme në Kuvend foli për ndryshimet dhe shtesa në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, ku mori shembull Presidentin Ilir Meta.
Spiropali tha se vetë Meta dhe institucioni i Presidencës ka sulmuar me gjuhë urrejtje, por theksoi se ajo nuk ndikohet apo diskriminohet. Menjëherë ka reaguar Kujtim Gjuzi, i cili i ka theksuar Spiropalit se edhe kryeministri Edi Rama ka diskriminuar deputetët e opozitës së re.
Debati:
Elisa Spiropali: Një gjuhë ndaj diskriminimit gjinor, e gjen nga Presidenti i Shtetit. Unë jam një ministre, grua, nënë që jam përballur me atë që luan rolin e institucionit të Presidentit. Jo vetëm zëdhënësi, grupi afër tij apo partia që ka degraduar, por vetë Presidenti përdor gjuhë urrejtje. Nuk është puna për mua, dhe di të mbrohem, nuk më heshtin dhe intimidojnë. Është puna e shembullit që jep Presidenti për gratë, vajzat dhe qytetarët që duan të kenë institucione të rregullta, që mos përdorin gjuhë misogjene, seksiste diskriminuese. Si ka mundësi të bjerë në nivele të tilla jo vetëm komunikimi i Presidentit, por institucionit, jo vetëm Ilir Metës por edhe zëdhënësve. Në ’99 jam larguar nga Shqipëria kur Ilir Meta dhe kryetarja e LSI vidhnin votat në FRESSH dhe PS, unë jam larguar me bursë të plotë nga Shqipëria, dhe jo me paratë e babait në Londër. Duhet theksuar, se s’mund të guxojë një njeri që ka marrë peng në gjithë vendi jo vetëm Presidencën. Të lexojë konventat, bashkë me ata që kanë dalë mendsh. E kanë nga dëshmërimi. Ne do luftojmë, po luftojmë dhe do luftojmë për një Shqipëri europiane, reformën në drejtësi, që qytetarët të kenë të drejta të barabarta. Do luftojmë për trashëgiminë kulturore dhe historike. Nuk na mposhtin dot. Qytetarët që na votojnë nuk janë mesjetarë.
Kujtim Gjuzi:Meqë folët për presidentin, këtu e kishit përse nuk e hoqët. Zonja Spiropali nëse keni një çështje me presidentin s’keni pse e thoni këtu në parlament. Nëse ndjeheni e fyer, kujto atë shprehjen shkodrane, ‘Kush fyn fyn vedin’, këtë mos e harro kurrë, por në raste të caktuara duhet të jeni më të përmbajtur, këtu s’ka më shance që të keni këpucë gurë e bojë. Edhe kryeministri na ka diskriminuar ne. Korrektoni kryeministrin dhe hapni vendet për minorancat. Nuk keni shanse ta merrni. Një nga imamët e Shqipërisë mbahet në regjimin 41-bis. Keni 25 mandate të vjedhura dhe thoni që do merrni sërish pushtetin.
Elisa Spiropali: Zoti Gjuzi. Ne nuk e kemi zgjedhur presidentin e Republikës se nëse do të kishim votat për të zgjedhur një president do të zgjidhimin një tjetër. Ai është zgjedhur me votat e tij. Përsa, i përket diskriminimit dhe fjalën që e përdorni shumë shpesh, duhet të themi që është shumë e rëndë. Ka edhe kategori njerëzisht që mendojnë edhe mund të shkatërrojnë komunikimin politik. Politika nuk është guhë e urrejtjes. Është një vend ku paraqiten alternativa. Nuk mundet që fëmijët e këtij vendi të dëgjojnë këtë gjuhë. Të rinjtë ikin pasi nuk mund të dëgjojnë një njeri në krye të shtetit me atë gjuhë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni ka bërë një propozim nga Kuvendi i Shqipërisë. Pas fjalës së Spiropalit kundër gjuhës së urrejtjes që ajo pretendon se ka marrë...
TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Kuvendin, Elisa Spiropali ka folur lidhur me projekligjit për mbrojtjen nga diskriminimi. Spiropali nga foltorja e Kuv...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbatuar vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskës. Në konferencën e sotme, Basha ka dalë me maskë, ndërs...
TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj i njohur dhe si Stresi i ka uruar ditëlindjen ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Në rrjetet socilale ai ka postua...
TIRANE- Ish-zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në kohën e qeverisë Berisha, është “përballur” sot me një efektiv policie…Dikur eprori i tij, sot n...
TIRANË– Në seancën e sotme plenare ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u përfshi në një debat me deputetin Lefter Maliqi, sa i përket krimit në vend. Llesh...
TIRANË– Vendimi i qeverisë shqiptare për të vendosur me detyrim maskat edhe në ambientet e hapura, nuk përkrahet plotësisht nga Organizata Botërore e...
TIRANË– Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave me detyrim në publik. Gjoni mori rastin e tij duke u shp...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka mirëpritur ditën e sotme Ndihmësen Sekretaren e Shtetit Arsimin dhe Kulturën, Maria Roycee.Në postimin që ka ...
TIRANË- Deputeti Ralf Gjoni ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjoni theksoi s...