Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Meta: S’kam refezuar asnjë propozim të qeverisë për ambasadorë, vij në Kuvend e ju sqaroj
11 Prill 2022, 16:48Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ministres Olta Xhaçka si edhe Kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli me një letër lidhur me debatet e ditëve të fundit me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për emërimin e ambasadorëve. Në letër, Kreu i Shtetit, i konsideron deklaratat e Veliajt, gënjeshtra me qëllim shmangien e vëmendjes ndaj situtatës kritike që po kalon aktualisht qeveria. Ai shprehet i gatshëm të shkojë edhe në Kuvend e të sqarojë se nuk ka rrëzuar, refuzuar apo bllokuar asnjë propozim të qeverisë aktuale për Ambasador.
LETRA E PLOTË:
Presidenti Meta letër Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla
Presidenti Meta letër Kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli
Presidenti Meta letës Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj gënjen për çështjen e emërimit të ambasadorëve të Shqipërisë. Deklaratat e Veliaj për “bllokimin e qëllimshëm të ambasadorëve” nga ana ime, gënjeshtra të qëllimshme. Gënjeshtrat e Veliaj synojnë të spostojnë vëmendjen e opinionit nga situata kritike. Gënjeshtrat e Veliaj, për të spostuar vëmendjen nga skandalet e Qeverisë. Nuk kam rrëzuar, refuzuar apo bllokuar asnjë propozim të Qeverisë aktuale për Ambasador. Jam treguar shumë bashkëpunues duke dekretuar në kohë propozimet për Ambasadorë. Prej kohësh kam kërkuar rinovimin e domosdoshëm të trupës sonë diplomatike. Komisioni i Jashtëm parlametar të diskutojë dhe të sqarojë gënjeshtrat e Veliaj. Komisioni i Jashtëm kërkesë-llogarisë ndaj Qeverisë për të qartësuar deklaratat e Veliaj për ambasadorët. I gatshëm të vij në Kuvend për të sqaruar dhe zbardhur të vërtetën.
Edhe një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur akuzave të Erion Veliajt, duke i cilësuar shpifje. Madje, Meta i vuri dhe nofkën ‘zogu i Tiranës’. Veliaj e akuzon se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve të caktuar.
(F.M/DOSJA.AL)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka debatuar sërish me Ermonela Felajn, e cila drejtoi sot seancën e Kuvendit të Shqipërisë. Nga ve...
TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka pasur kërkesa nga amerikanët që të rikthehej në krye të PD para 25 prillit, por i ka refuzuar. I...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Opozita do të nisë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë, në momentin që k...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se dosja e tij nuk ka asnjë ngjashmëri me atë të Nikolla Gruevskit që u shpall sot non-grata nga...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment në lidhje me shpalljen non-grata të biznesmenit Ylli Ndroqi e ish-deputet...
SHBA– Shtetet e Bashkuara shpallën vendosjen e sanksioneve ndaj disa personave në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ish-kryeministrin e Republikës së Maqedo...
TIRANË– Ylli Ndroqi, biznesmeni dhe pronari i mediave që u shpall sot non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit do ta kundërshtojë vendimin. Në n...