Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Presidenti ilir Meta ka uruar Papa Françeskun për 7-vjetorin e Tij Papnor. Në një status në rrjetet sociale, Meta ka publikuar dy foto ku shihet krah Papës. Presidenti i Shqipërisë e uron Papa Françeskun dhe e falenderon për çdo ndihmë që Kisha Katolike në Shqipëri, i kanë dhënë popullit shqiptar në kapërcimin e vështirësive shpirtërore, sociale e ekonomike.
“Shenjtëria Juaj, Papa Françesku, Me rastin e 7-vjetorit Tuaj Papnor, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta, si dhe t’Ju uroj sukses të plotë në përmbushje të misionit Tuaj hyjnor. Përfitoj nga rasti që, në këto ditë të veçanta, për mbarë botën dhe në veçanti për Italinë, Shqipërinë dhe shumë vende të tjera, të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që, Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike në Shqipëri, i kanë dhënë popullit shqiptar në kapërcimin e vështirësive shpirtërore, sociale e ekonomike. Shqiptarët, pa dallim përkatësie fetare, i ruajnë ende të freskëta mbresat nga vizita Juaj në Shqipëri, si dhe i kujtojnë me dashuri mesazhet Tuaja inkurajuese për rritjen e shpresës dhe të besimit. Në këto kohë, fatkeqësisht njerëzimi po përjeton zhvillime të shumta dramatike, por atij asnjëherë nuk i kanë munguar mesazhet shpresëdhënëse të Shenjtërisë Tuaj, për më shumë dashuri, bashkëpunim, mirënjohje, solidaritet e dhembshuri, si dhe për më shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri. Me dëshirën për t’i forcuar e pasuruar më tej lidhjet institucionale e shpirtërore, mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë. Zoti ju dhëntë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të mirën e njerëzimit,”– shkruan Meta.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Nga e diela edhe Fieri, Vlora, Lezha, Elbasani do të jenë po aq të kufizuara në lëvizje si Tirana dhe Durrësi. Në një komunikim të darkës së të pre...
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një video ku kryeministri Edi Rama dëgjohet të thotë më datë 27 shkurt se Shqipëria nuk kërcënohet nga korona...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përcjellë urimet e tij për Presidenten e re të Republikës Helenike, Katerina Sakellaropoulou, e cila u betua ditën e ...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se mësimi në shkolla është planifikuar që të nisë më datë 23 mars. në një dalje live nga faqja e sa...
TIRANË- Shqiptarët që kanë hyrë nga Italia gjatë 2 javëve të fundit janë identifikuar nga Policia e Shtetit. Kryeministri Edi Rama, thotë se autoritetet ka...
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka bërë një analizë lidhur me përballimin e situatës së koronavirusit në Shqipëri. Spahia, me profesion mj...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se të kufizosh numrin e personave që do të bëjnë testin e koronavirusit është kriminale. në një status në rrj...
TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar sërish për shqiptarët që janë treguar neglizhentë ndaj zbatimit të masave për parandalimin e përhapje...
TIRANË- Ora 10:00 e paradites së të shtunës do të shënojë edhe mbylljen e kufirit Shqipëri-Greqi. Kjo do të thotë, se çdo linjë ajrore apo tokësore ...
Qeveria e Holandës i ka dorëzuar sot parlamentit, opinionin me propozimin konkret në lidhje me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.Gazetari i T...